Nei Suoni Dei Luoghi/Apolonia ’08
Koncerti i Ansamblit “Skënderbeu” i qytetit të Krujës, ishte aktiviteti i radhës në ditët e ngjeshura me aktivitete të Apolonia Interntional MultiArt Festival që po zhvillohet në Fier dhe vendet turistike të qytetit nga 4 korrik - 31 korrik. “Skënderbeu” është zgjedhur për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Apolonisë, si një grup me traditë ku përfshihen të quajturit “pleqtë e Krujes” me repertorin e tyre të pasur. I kanë prezantuar qytetit të Fierit, dhe kjo ishte hera e parë, në një nga qendrat më të bukura që njihet si “Lulishtja e shatervanit”, një kostumografi të shkëlqyer, lëvizëse në trupate 35 këngëtareve dhe vallëtarëve të ansamblit. U interpretuan këngë të njohura krutane “Tundu shkundu kumbullo”, “Plaç mor plak se je i ri”, “Syn e zi por si kupa” dhe u kërcyen valle krutane, valle me motive të Tropojës, valle festive, valle të Tiranës nën shoqërinë e një trioje me dajre.
E diela sjell në qytet koncertin e pestë, është një “Trio Koncert” me instrumentistë të orkestrës së Radios Televizionit Shqiptar.
Nei Suoni dei Luoghi / Apolonia ’08 është festival i përvitshëm i fushës së turizmit kulturor që ka për qëllim promovimin e vlerave të vendeve historike-turistike të Shqipërisë. Ky Festival ka filluar më 2003 i njohur si “Koncertet e Veres”, ka vijuar më 2004-2005 me një bashkëpunim ndërkombëtar në kuadrin e Projekteve Interreg të Komunitetit Europian me siglën “Nei Suoni dei Luoghi (Në Tingujt e Vendeve) dhe në vitet 2006-2007 si Nei Suoni Dei Luoghi/Apolonia Festival.
Në planin ndërkombëtar dhe në një rrjet të gjërë partnerësh realizohet në vende si Itali, Austri, Kroaci, Slloveni, Serbia, Bosnje-Hercegovinë.
Organizues dhe realizues janë UNDP ART/Reference Center for Music, Cultural Cooperation and Human Development dhe Shoqata “Progetto Musica” (Itali). Ka për
Bashkëpunëtorë Qendrën e Kulturës Fier, Shkollën Rajonale Artistike – Fier, TV Apollon, Instituto “Vivaldi” – Monfalcone, Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit
Dëri më 31 korrik Nei Suoni Dei Luoghi/Apolonia ’08 do të realizojë koncerte, opera, balete, festival filmi dokumentar, ekspozitë art-vizual, koncerte folk, jazz, në vende historike e qendra sociale në Apoloni, Korçë, Durrës, Fier, Shkodër, Vlorë, Lushnjë, Tiranë, Himarë, Finiq, Derviçan.