Premte, 22 Gusht 2008 00:36:17
    

Lexoni versionin Print

Është gjallë Liza Vorfi

Presidenti i Republikës nderon në moshën 86 aktoren Liza Vorfi. Ikona e elegancës dhe finesës së viteve pesëdhjetë u largua pa zhurmë nga skena. Urdhri “Naim Frashëri i Artë” në pleqërinë e shtyrë i duket pa kuptim

Elsa Demo
Premte, 11 Korrik 2008 08:27:00

 

Presidenti i Republikës nderon në moshën 86 aktoren Liza Vorfi. Ikona e elegancës dhe finesës së viteve pesëdhjetë u largua pa zhurmë nga skena. Urdhri “Naim Frashëri i Artë” në pleqërinë e shtyrë i duket pa kuptim

Presidenti i Republikës nderon sot me urdhër pune një aktore që ka dyzet vjet që ka dalë në pension. “Naim Frashër i Artë” për Liza Vorfin në moshën 86-vjeçare. Gruaja nuk ka më asnjë komunikim me artin, kurse me telashet e botës e lidh televizori. Koha nuk lëviz, as kujtimet. Është mosha kur kujtesa e ndërton të kaluarën, që në rastin e Liza Vorfit është jeta e gjitha, me një gjuhë memece, me ndjesira. Nuk kanë vlerë përgjigjet apo llogjika dhe vendosja e sendeve në vendet që u takojnë. Loja që bën kujtesa provokon torturë dhe për pasojë topitje të trupit. Çfarë ka ndodhur ka ndodhur. Gur kandari për të kaluarën do ishte vdekja e jo urdhrat e punës. Liza Vorfi ka sy të kaltër të kthjellët. Ajo thotë se nuk shikon dhe nuk dëgjon mirë, se duket e bukur ngaqë sapo ka dalë nga pasqyra, por portreti i saj është harta që tregon ku e ka kaluar jetën.

Ka shumë që nuk e dinë se Liza Vorfi është gjallë. Sot kanë për ta parë në këmbë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe kanë për të marrë me mend elegancën dhe finesën e rrallë e cila që nga koha e ikjes së saj dhe pensionimit të një brezi të tërë të bashkëkohëseve të saj zor të jetë kthyer në ndonjë trupë apo portret aktoreje shqiptare. Teknologjia e estetikës femërore ka ndikuar veç të tjerash edhe në procesin e burrërimit, veçmas kërkesave të kohës për t’i kthyer gratë në forcë sociale.

Pak para se të niste lufta e dytë, një aktore e ikonë si Marlene Dietrich, me veshje gjysmë mashkullore, këndonte “Quand l’amour meurt” dhe joshte duke tymosur në kabare-bar në Paris, kurse një 16-vjeçare në Shqipëri me uniformë elegante të institutit femëror “Nana Mbretëreshë” këndonte në Radio-Tirana “Si dukat i vogël je”.

Ishte Liza, balerinë dhe këngëtare, e edukuar me gjuhë të huaja, në standardet që mund të përgatitej një femër, qytetare e botës. I ati, Ndue Vorfi, mësues i gjuhës shqipe, patriot nga Gjakova që e la përfundimisht Kosovën më 1924, e nisi me studime në Konservatorin e Romës. “Librat frëng më mbetën në Pezaro. Sot mund t’i ketë dikush. Mbajnë emrin tim. Babai më thirri të kthehesha në atdhe. Po fillonte lufta.”

Më 1945 mjaftoi një ftesë e Xhemal Brojes, “pse nuk vjen të bësh teatër” i kish thënë, që të bëhej “Liza Vorfi, e para aktore që hapi perden e Teatrit Profesionist të Tiranës (Teatri Popullor më pas) së bashku me Behije Çelën, me pjesën “Xhido” vënë në skenë nga regjisori jugosllav Bozha Nikolic.

Regjisorët e huaj mbetën përvoja më e mirë e Lizës në Teatër dhe ata që vinin nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia. Ishte e vetmja dritë profesionistësh në atmosferëartistësh që po bëhej komuniste pa e kuptuar. Dënimi i të shoqit, Emil Shirokës, burgosja e tij si i rrethit të intelektualëve shqiptarë që kishin studiuar në Vjenë, solli në mesin e viteve gjashtëdhjetë përjashtimin e Lizës nga Teatri Popullor për një vit.

Lizës i del vetiu nga ndonjë skutë e kujtesës ndonjë emër aktoreje pa talent që njëlloj si atë vetë e ulin sot në radhët e nderit. Pa talent, po komuniste.

Në mesin e këtij dimri njerëzish ajo luante Dezdemonën e Shekspirit. Arapi i zi që e mbyt nuk ishte një burrë xheloz, por thashethemet, përgjimi i jetës dhe humbja e lirisë.

Sytë e Lizës janë pak të trembur sikur po sheh një film ku oborri i teatrit është mbushur me arapë me duart para për të mbytur dikë. Mara tek “Përmbytja e madhe” mbetet roli më i dashur, sepse nuk i hiqet nga mendja që është ngjitur në skenë me temperaturë. Ankthi i asaj kohe kishte dhe anën e vet të bardhë. Mara, ta shohë njëherë në ekran të regjistruar, ky është pengu i saj, por nuk gjendet në arkivat në TVSH, siç nuk gjendet asnjë fragment zë i saj i regjistruar në Radio-Tirana. “Bën të shkosh sot e kësaj dite, s’ke për të gjetur gjë prej gjëje në Radio-Tirana”, thotë Liza dhe i çelet një buzëqeshje ironike.

Ajo mendon se në fund të jetës njeriut i kthehet ajo që ka dhënë. Po në rastin e saj, nuk kanë të bëjnë fare këto urdhra në pleqërinë e shtyrë. Nuk do kishte turp t’i quante turp.

Role të Liza Vorfit në Teatër

Elmira tek “Tartufi”

Beatrisa tek “Shërbëtori i dy zotnive”

Dezdemona tek “Otello”

Aktorja tek “Hamleti”

Martirio tek “Shtëpia e Bernarda Albës”

Julia Shevicova tek “Morali i zonjës Dulska”

Dorina tek “Borgjezi fisnik”

Dona Luçia tek “Karnavalet e Korçës”

Marta tek “Cuca e maleve”

Mara tek “Përmbytja e madhe”

Në kinema në filmat:

“Furtuna”

“Debatiku”

“Komisari i dritës”

“Rrugicat që kërkonin diell”

“Lulëkuqet mbi mure”

Ata ishin katër”

“Ne vinim nga lufta”

Roli i fundit është kontesha tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Era: - 07-11-08
    Emocion

    Ne te vertete ka kohe qe nuk marr asnje lloje emocioni nga ajo qe po ndoll ne shqiperi,por me se fundi thjeshte me nje cmim qe nuk ka vlere fare kujtohet nje shpirte nje njeri i harruuar,nje talent.
    Ne te vertete kjo duhet te ndolli ne nshqiperi ne cdo fushe qe te kthjellohet historia e vertete dhe te dalin haptasi pisat komunist,tradhtaret shqiptare etj etj,pra kjo eshte shoshitja qe duhet te behet dhe jo na ka dale ca pipza te vyshkura qed vazhdojne taq mbajne te vushkur shqiperine ne cdo aspekt,pra le te japim aty ku duhet sic eshte edhe rasti i aktores Vorfi.
    Love you,
    Albania.

  • Fatbardha Pali: - 07-11-08
    Befasisht e Gezuar

    E premte, date 11 Korrik 2008, ora 10:30 e mëngjesit. U ula para kompjuterit të lidhesha me boten. Siç dihet e fillova me e-mail-et, pastaj kalova në botën time të madhe shqiptare. Shoh foton e bukur që më tërhoqi me diçiturën LIZA VORFI në rini. Pa embaruar së lexuari artikullin, truri im kishte vnë në funkson kujtesen dhe lotët u rrokullisë bashkë me rrjeshtat në lexim. Nuk e mbaja mend se këngën Si Dukat i Vogël Je e kish kënduar për herë të parë Liza por, që nga fëmijëria e kisha regjistruar në memorje dhe në momente të kohes së lirë e këndoja me vehte. Bile, kur u mblodhëm në një mjedis festiv grashë antare të AAWO Motrat Qiriazi në Nju Jork,për vitin e ri 2008, e secia këndonte këngën e saj të preferuar, unë këndova këngën në fjalë dhe shumica më shoqëruan.
    Rastësia në jetë bëri që unë të kaloja para portës së shtepise se saj ne Tirane, një portë e rregulltë me emrin e gdhendur mbi një flete metalike, dhe kur qëllonte cazë e hapur shihje nje pemë portokalli e lule, por jo Lizën. Artikulli i shkruar per nderimin e Saj nga Presidenti i Republikes me urdhrinNaim Frashëri i Artë, megjithese i vone është i vlefshëm, prandaj, i lutem Presidencës që mbarë asaj plejade artistesh qe mbajtën të gjallë shpirtin artistik të popullit tonë art-dashës t'u akordojë vlerësimet, sa janë ende në jetë. Artikuli befasisht dhe realisht më gëzoi Eshte punë e bukur dhe e bekuar te dish te vlerësosh njerzit e mëdhenj të artit e te çdo lëmie. Ata bëjnë historinë e një kombi.
    Ju faleminderit
    Me respekt
    Fatbardha Pali

  • Ligor Luarasi: - 07-11-08
    NDERIMI PER ARTISTEN LIZA VORFI, ILUSTRON NJE MEKAT.

    Permes kompjuterit te cilin fukarenjte shqiptare,ende nuk dijne as ta perdorin,as ta kene, orizonti i te vertetave te fshehura ne diktature, me eshte zgjeruar,si te kisha mbaruar nje universitet te ri. Nga ky lloj informacioni jo pak raste kam lexuar ankesat e familjeve nga me te ndryshmet shqiptare, per faktin se vleresimi i talenteve
    te ketyre familjeve,behet teper vone,aq sa populli ka nxjere fjalen e urte te tij:VDIS PA TE TE DUA. ZONJA LUIZA VORFI, e kishte talentin si ne bukuri dhe ne shpirt, nje dhurate prinderore permes gjenetikes se tyre.
    Ky talent i dha ne kohe frutat e saj, pse respektohet dhe nderohet kaq vone,kur edhe shendeti nuk ja lejon te ndjeje meritat e mohuara per dekada te tera? kush e ka fajin per kete fakt te hidhur? sa talente jane me gjak dhe shpirt shqiptari qe rijne perseri ne hije o ne grope pa i respektuar,nderuar,vleresuar, ne kohe?.Ne shipot me shume po njohim ajdutet, mafiozet, dhelperaket,njerzit pa merita,se ata qe i falen shpirtin dhe jeten e tyre, begatise
    dhe progresit te kombit.Mesojme me shifra konkrete,sa te denuar kemi,sa te aratisur, sa te vetevrare, sa te vdekur
    gjate mjekimit,etj,etj, dhe nuk dijme sa njeres me talent
    dhe merita ka atdheu,sa nga ta jane zhdukur kot se koti,dhe sa nga ta nuk jane nderuar edhe sot.Kush duhet ta beje kete pune,pse nuk e ben,kur do behet? Shqiperia
    ka shume punra per te bere, nga qe mungesa e lirise
    i ka ndaluar punrat e pa fund qe ka nje shtet.Mos thoni
    ne Shqiperi s'ka pune, por thoni, ne pushtetaret ende nuk lejojme popullin te punoje i lire,me nder,me djerse
    ne te gjitha frontet e punes qe ka nje shtet.Burokracia
    zyrtare me tendencat e saj politike te qelbura,jashte kohes, perseri frenon potencialet e pa fund qe ka nje popull,i cili me nder kerkon perparimin e familjeve te tij.
    Une shoh ketu ne SHBA, nje shtet disa qindra vjecar,
    edhe pse eshte aq i perparuar,perseri frontet e punes se tij, nuk shterojne.Edhe nderimi i njerezve te talentuar shqiptare,eshte nje front pune,i cili duhet te zhvillohet jo me metodat e qelbura te vjetra, ku njerzit cmoheshin po te ishin te kllases.Po te ishin jo te kllases, edhe pse kane lene gjurme te pa tunura ne begatine,progresin e atdheut,
    ata ende duhet te futen ne pellgun e hareses.Kjo kohe ka ngordhur,kjo metode frenon,na le pa uje,pa drite,
    na lith me Zimbabet,te cilet po na kalojne edhje pse jane aq prapa.Artistja LUIZA VORFI do ti lere atdheut nje gur themeli per boten e artit.Ligor Luarasi,SHBA.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Liza Vorfi ne rinine

Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML