Shtune, 30 Gusht 2008 00:01:10

Lexoni versionin Print

Pango si kryebashkiak i Shkodrës

“Kemi diskutuar për një teleferik që përfundon në rrëzë të kalasë dhe jo mbi kala, por nuk kemi marrë asnjë vendim. Është një projekt ide dhe nuk mund të vendosim vetëm ne.

Elsa Demo
Enjte, 10 Korrik 2008 08:07:00

 

Pango hiqet mënjanë për teleferikun: “Shkodranët do të vendosin”

“Kemi diskutuar për një teleferik që përfundon në rrëzë të kalasë dhe jo mbi kala, por nuk kemi marrë asnjë vendim. Është një projekt ide dhe nuk mund të vendosim vetëm ne. Është në dorën e qytetarëve të Shkodrës dhe të vetë bashkisë së Shkodrës e cila nuk e ka mbështetur propozimin”. Në konferencën për nder të hyrjes së Beratit në Unesco si “trashëgimi botërore në seri”, ministri Ylli Pango u pyet nga “Shekulli” për një problem të trashëgimisë: si qëndron e vërteta për ngritjen e një teleferiku që përfundon në kalanë e Shkodrës? A ka shqyrtuar një projekt konkret Këshilli Kombëtar i Restaurimit në mbledhjen e fundit të tij dhe çfarë vendimi ka marrë?

Ministri tha se bëhet fjalë për një projekt-ide e propozuar nga një subjekt privat nga qyteti i Shkodrës por që ka hasur pengesa në radhë të parë nga vetë bashkia e Shkodrës. “Ne e kemi disktuar në parim këtë projekt, por nuk do të vendoset asgjë pa vullnetin e qytetarëve dhe të bashkisë së Shkodrës” tha dje ministri sikur të ishte kryetar i bashkisë së Shkodrës dhe jo si njeriu që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për një zonë që është park arkeologjik dhe ku çdo ndërhyrje bëhet me vendim të Këshillit Kombëtar të Restaurimit ku ministri bën pjesë.

Mësohet se Pango dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, kanë pasur debat të ashpër gjatë diskutimit të projekt idesë. Luka ka kundërshtuar idenë e një teleferiku nga Taraboshi në Kala dhe që kalon mbi rrugën me 4 korsi dhe veç kësaj përfundon drejt e në objektin monumental.

Ministri i Kulturës hiqet mënjanë kur e di mirë se Shkodra dhe shkodranët kanë për detyrë ta ruajnë objektin por jo të vendosin me referendum duhet apo jo teleferiku.

Për specialistin e monumenteve, Emin Riza, njeriu që përgatiti dosjen e Beratit për UNESCO-n dhe njëherësh anëtar “teleferiku në kalanë e Rozafës” është një pseudoproblem. “Kjo s’ka për të ndodhur kurrë” tha Riza. “Ideja është diskutuar

Në Këshillin Kombëtar të Restaurimit si shumë projekt ide që vijnë deri në atë tryezë, por është kundërshtuar.”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Rifillon procesi gjyqësor ndaj Karaxhiçit

Ai pritet të paraqitet në Gjykatë për t'u deklaruar fajtor ose

Sot detajet zyrtare për rrëzimin e avionit në Ohër

Në Shkup sot pritet të zbardhen detajet e para zyrtare nga hetimet e

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML