Enjte, 08 Janar 2009 21:51:34

Lexoni versionin Print

Kremrat? A na ndihmojnë kundër rrudhave

Edhe pse miliona femra në gjithë botën përdorin kremra antioksidues pasi i kalojnë të 25-at, studimet e reja që bëhen në këtë fushë të bëjnë pak pesimist

Shekulli Online
Enjte, 04 Dhjetor 2008 10:00:00

Edhe pse miliona femra në gjithë botën përdorin kremra antioksidues pasi i kalojnë të 25-at, studimet e reja që bëhen në këtë fushë të bëjnë pak pesimist. Ndër gjërat që duhet të dimë për rrudhat që na shtohen çdo ditë në fytyrë është edhe kjo. “Nuk ka fakte shkencore që tregojnë se kremerat e reja, për të cilat thuhet se kanë veprim antioksidues, do ta ndalojnë plakjen e lëkurës”. Në këtë përfundim kanë arritur profesorët e Kolegjit Universitar të Londrës, që sipas tyre radikalet e lira të oksigjenit nuk janë shkaktarët kryesorë të plakjes.

 

Siç dimë kremrat antioksidues përdoren pikërisht për këtë gjë, për dalancen e “frymëmarrjes së lëkurës”, pra për ta mbajtur atë të lagësht dhe te freskët.

 

Kështu edhe pse teoria e radikaleve të lira ka rreth një shekull që ka dalë, sot një nga studimet në këtë fushë e hedh poshtë. Sipas studiuesve anglezë teoria e radikaleve nuk ka qenë e bazuar në fakte shkencore. Për këtë arsye autorët e studimit thonë se preparatet të cilat bazohen në aftësitë antioksiduese të lëkurës nuk kanë ndonjë ndikim në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML