Premte, 21 Nentor 2008 00:13:00

Lexoni versionin Print

Të hash në mes të natës!

Ka shumë njerëz të cilët ngrihen në mes të natës dhe shkojnë drejt te frigoriferi për të ngrënë diçka. Ata konsumojnë sasi të mëdha ushqimi natën, dhe në mëngjes nuk kujtojnë asgjë çfarë kanë bërë.

Enjte, 21 Gusht 2008 18:21:00

Ka shumë njerëz të cilët ngrihen në mes të natës dhe shkojnë drejt te frigoriferi për të ngrënë diçka. Ata konsumojnë sasi të mëdha ushqimi natën, dhe në mëngjes nuk kujtojnë asgjë çfarë kanë bërë. Pasi binte për të fjetur, Amy Koechler, ngrihej dhe shkonte në kuzhinë pothuaj çdo natë, gjente diçka dhe e hante dhe shkonte sërish në krevat për të fejtur. Amy vuan nga një sëmundje e quajtur “çrregullim i ngrënies duke fjetur”.

Më shumë se një milionë amerikanë vuajnë nga kjo sëmundje, dhe shumica e tyre janë femra. Kjo lloj sëmundje ngelet një mister mjekësor. Doktorët janë të sigurt se më shumë se uria këtu luan rol gjenetika. Rasti i Amyt është trashëgimi nga mamaja e saj Shirley.

Mamaja Shirly thotë se Amy ngrihej çdo natë dhe ecte si patok drejt kuzhinës. I mbante sytë pothuaj mbyllur- por  nuk ishte zgjuar. Nëse të shikonte ndonjëherë ajo bërtiste “kam uriiii”.

“Ajo nuk ngrihej vetëm një herë në natë por 7-8 herë” – tha ajo. Disa herë ajo ngrihej vetëm gjysmë ore pasi kishte shkuar për të fjetur.

Por megjithëse Amy hante kaq shumë gjatë natës për pothuaj dy dekada, ajo nuk merrte kile tepër. Ndërkohë që për Anna Ryan e cila hante gjatë natës për më shumë se një vit e gjysmë pasojat ishin shumë shkatërruese. Ajo shtoi në peshë më shumë se 20 kilogramë.

“Çdo mëngjes ngrihesha dhe më dukej vetja shumë e lodhur sikur nuk kisha fjetur fare” – thotë Anna.

Më pas ajo mori pjesë në një kurë e cila ja hoqi zakonin e të ngriturit natën për të ngrënë.

Ajo nuk mbante mend asgjë, dhe kërkoi që ti vendoseshin kamera natën për të parë reagimin e saj.

Anna ngrihej hante në kuzhinë dhe më pas mbushte krahët me çokollata dhe ushqime të tjera dhe i merrte për ti konsumuar në shtrat.

Ajo hante fruta, çokollata cdo lloj ushqimi që gjente, në mënyrë të çrregullt duke bërë pis çdo gjë.

Kur pa veten në imazhet e filmuara për herë të parë ajo u shokua.

“Çuditem si nuk jam mbytur. Uau! Unë isha në shtrat dhe haja, shtrihesha në dysheme dhe vazhdoja të haja!”.
Doktorri Carlos Schenck thotë se një reagim i tillë është i njëjtë për të gjithë të sëmurët. Ata habiten dhe thonë se është e tmerrshme ajo që ata bëjnë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i këtyre njerëzve reagon ndryshe nga i njerëzve normalë. Gjatë gjumit, pjesa e trurit që kontrollon lëvizjet ngelet zgjuar dhe kjo lejon që njeriu të bëjë të gjitha aktivitetet. Por e keqja është se pjesa e trurit që kontrollon arsyen është në gjumë.

“Ata ngrihen dhe shikojnë mjedisin përreth” – tha doktorri. “Ata e dinë ku është kuzhina. Por nuk arsyetojnë dhe nuk dinë çfarë bëjnë”.

Disa nga pacientët e Schenck kanë ngrënë edhe ushqimet e qenit, pica të ngrira, vezë të paziera etj. Anna Ryan thotë se ka ngrënë edhe ilaçe duke qenë në gjumë, kështu që burri i saj i mbyll me çelës ato çdo natë.

Doktorrët po përpiqen të gjejnë shkakun kryesor të kësaj sëmundje. Ilaçet e zbuluara deri më sot ndihmojnë që këta të sëmurë të përmirësohen.

Amy Koechler pasi ka kaluar 20 vjet me këtë sëmundje ka filluar të marrë ilaçe. Gjendja e saj është shumë më mirë dhe ajo ngrihet për të ngrënë natën shumë rrallë.

Por ilaçet nuk kanë të njëjtin ndikim për të gjithë pacientët. Psh. Anna Ryan nuk ka përmirësim të dukshëm nga ilaçet. Doktorrët i ndajnë të sëmurët në dy kategori.

Ka një grup që reagon mirë ndaj ilaçeve dhe një grup që ka vështirësi të mëdha në trajtim.

Mjekët po mundohen ti gjejnë asaj kombinime ilaçesh që ta ndihmojnë të mos ngrihet më natën për të ngrënë çdo gjë që gjen në frigorifer.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML