Premte, 22 Gusht 2008 00:50:46
    

Lexoni versionin Print

Tatoo mania, por femrat pendohen shpejt

Gjithmonë e më shumë dizenjime në pjesë të ndryshme të trupit, por femrat janë të parat që pendohen. Madje edhe shpejt.

Bruna Prifti
Merkure, 23 Korrik 2008 14:50:00

Gjithmonë e më shumë dizenjime në pjesë të ndryshme të trupit, por femrat janë të parat që pendohen. Madje edhe shpejt.

Futbollistët, aktorët dhe atletët çmenden për to. Tatuazhet nuk dalin kurrë nga moda.

Sipas një studimi amerikan fenomeni i të dizenjuarit të trupit është në rritje. Por rritje po shënojnë edhe klientët e pakënaqur. Studimi tregon se më së shumti janë gratë të parat që pendohen.

“Body art’ vazhdon të ketë një sukses të padiskutueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i ri në katër vendos të dizenjojë trupin. Por paralelisht me këtë po ndodh edhe fenomeni tjetër. Shumë persona rrezikojnë të përdorin lazerin për të fshirë tatuazhet, në mënyrë të veçantë femrat.

Studimi është bërë nga Fakulteti i Shkencave të Shëndetit në “Texas Tech University”, në SHBA. Sipas tij, 80% e të rinjve që vendosin të bëjnë një tatuazh (mesatarisht rreth moshës 18-30-vjeç), shprehen të kënaqur, por pastaj ndërrojnë ide pas disa vitesh.

Universiteti punoi mbi një kampion prej 196 personash të penduar nga tatuazhet, 130 e të cilëve ishin femra. Pjesa më e madhe e tyre janë shprehur në mënyrë ekstreme të bezdisura nga ajo që kishin “skalitur” vite më parë në lëkurën e tyre. Aq sa ishin mundur shumë për t’i mbuluar, duke përdorur qoftë mëngët e gjata, apo pantallonat e gjata për të mos ekspozuar pjesët e dizenjuara.

Shkaqet që kanë detyruar të rinjtë t’i drejtoheshin tatoo-së, nga studimi kanë qenë nga më të ndryshmet; kurizoteti, të qenit në modë, dëshira për t’u ndjerë të veçantë, ose thjesht dëshira për të provuar një eksperiencë të re.

“Pavarësisht se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të takosh të rinj pa asnjë tatuazh, kjo formë arti mund të konsiderohet ende një turp në raportet sociale, veçanërisht për gratë”- shpjegon Myrna Armstrong, përgjegjës i kërkuesve në Universitetin e Texasit.

Një stil jete ndryshe, një punë e re, ose edhe vështirësia për të gjetur një veshje që fsheh tatuazhet në rastet zyrtare mund t’i transformojnë tatuazhet nga një aksesor tepër trendy në trupin femëror në një shenjë jo estetike dhe të papranueshme sipas disa personave.

E vetmja alternativë për momentin për këto gra është përdorimi i lazerit, për të fshirë dëshirat e së shkuarës. (La Stampa)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Ligor Luarasi: - 07-24-08
    TATUAZHI, NJE NJOLLE ARTIFICIALE E PA NEVOJSHME.

    U drejtohem te gjithe shqiptareve nga qe me dhimsen.E bej kete shkrim,sepse ketu ne SHBA, po shoh shqiptare qe
    me shume si puna e nje majmuni imitojne edhe tatune
    ne trup te tyre, se sa te dijne realitetin se c'po bejne.Dihet qe majmuni,imiton veprimet e majmuneve qe shikon,nje imitim qe nuk ka themel logjiken.Keshtu me thesh nje shqiptar qe kishte qene ne plazh:Pashe ne plazh njeres
    me tatu,dhe e bera edhe une ne kraun tim.Nena u alarmua kur me pa se gjaku ende kishte gjurmet e tij,por i thashe se tani u modernizova edhe une si te tjeret.Perfitoj nga rasti tu them te gjitheve qe zhyten ne kete lloj mekati sepse, shume nga ta nuk dijne c'eshte,si ndertohet nje qelize e trupit,si funksionon ajo dhe c'rendesi ka si pjese e se teresise se trupit.Keto njohuri ti jep anatomia dhe fiziologjia e njeriut.Eshte fakt qe shumica e shqiptareve s'kane aberin e botes mikroskopike te qelizes.C'jane me arsim perkates,dhe qe vertet kane studjuar, e dijne c'eshte nje qelize.Por fatkeqsia jone kombetare eshte se
    ne shipot,raportin te ditur,me kulture e kemi me ta paket se te pa diturit,o ata pa kulture.Kete po everteton sot
    hapja jone neper bote.Ne nuk dijme gjuhet e shteteve ku duam te jetojme,ti leme diturite e tjera,vetem kete te llogaritim,qe te jemi reale sa dhe si perpelitemi pa ditur gjuhen e vendit ku kemi emigruar.Sa dhe si perpelitemi nga pa diturite qe kemi.
    Qeliza edhe pse e vogel sa nuk duket me sy,po ta zmadhojme eshte si nje dhome me shume mobilje,dhe
    paime, te sistemuara brenda kesaj dhome me nje regull
    dhe disipline miliona vjecare,qe kurse ka lindur jeta e gjalle.Paimet e kesaj dhomeze kane ndertim dhe pune
    shume te sakte.Brenda dhomezes se qelizs,nuk ka boshllek,e gjithe dhomeza me c'do pjese te saj,eshte si nje fabrike e vogel,qe punon.Tani gjilpera e tatuse,futet
    ne qelizat e lekures,duke shkateruar me majen e saj,
    paimet,aparatet qe punojne brenda kesaj qelize.Ajo gjilpere injorante,nuk pyet se shkateron edhe berthamen e qelizes,ku ndodhet acidi me i rendesishem i jetes
    qe shenohet me germat ADN.C'do qelize ka nje berthame,c'do berthame e ka kete acid.Ky acid eshte sekreti me i math i botes se gjalle.Ai eshte kyci i zbulimeve te reja ne mjekesi.Zoterimi i tij, premton sherim te mjaft semundjeve.Shkaterimi i tij,edhe me gjilperen injorante te tatuse,sjell edhe KANCERIN ne lekure.Ti majmun njeri,qe s'ke aberin e kesaj pune,me c'te drejte sakaton trupin tend?deri kur ne shqipot,do bejme nje pune,per te cilen nuk kemi aber? tatuja eshte nje pulle,shenje aspak si pjese natyrale e njeriut.Ajo eshte
    nje shenje artificiale, e nje lloj zanati parazitesh,qe duan vetem parate ti marin njeriut mendjeshkurter.Tatute nuk i shohim ti bejne te urtet,te mencurit, i shohim me shume tek aventurieret. S'kam pare tatu ne trupin e nje akademiku,shkencetari,o docenti.Mund ti beje nje mundes,boksier, per efekte psikologjike ndaj kundrshtarit,
    por jo ne shqiptaret e zakonshem, te bejme nje tatu,se kane bere edhe te tjeret,si puna e nje majmuni imitues.
    Lexoni te dhenat,shume nga ata qe bejne tatu,behen pishman.Le torturen kur e ben,le parate qe arxhon,por tani per ta fshire.duhet nje torture e re,para te tjera, sepse ne shqipot,s'kemi se ku ti arxhojme parate?.Qeliza
    te nderuar memedhetare,eshte nje mrekulli natyrale,
    lereni te punoje e qete,krijoini mundesi asaj te mos e ndyni.C'DO QELIZE QE KEMI NE TRUP, do se pari oksigjen te paster,uje te paster,ushqime natyrale te larmishme te pa infektuara.Qeliza nuk do,gas karbonik,tymra duahani,
    mikrobe,uje te qelbur,ushqime te skaduara,sheqer industrial,( elmi i bardhe),kripe gjelle mbi norme,
    alkoolrat e c'do lloi.Qelizat nervore jane edhe me shume
    te ndjeshme,nuk duan prishje gjaku,kerkojne nje jete te regullt.Qelizat nervore po u demtuan,nuk rigjenerohen,
    si ndoth me te tjerat.Ndaj edhe sistemi nervor i njeriut
    duhet te kete jete te ekuilibruar.Lodhja ne ekuiliber me shlodhjen,tejlodhja dhe tej shlodhja te dyja jane te demshme.Njeriu i tejshlodhur nuk ben gjume te qete.
    Njeriu i lodhur brenda kufirit te lodhjes,ben gjume te qete.
    Qe mos dalim nga tema,ne shqiptaret nuk duhet te behemi majmune, me tatute injorante neper trupin tone
    aq te regullt dhe normal qe na kane dhuruar prindrit tane
    me dashuri dhe perkuidesje.Dhashe nje opinion, nuk dua te bej imponim,por shpresoj te jemi mirekuptuar per kete
    veprim te cilin une si person,e urej.Pershendetje nga Ligor Luarasi,SHBA.

  • M.H.: - 07-23-08
    Natyra eshte gjithemon me e bukur se dora e njeriut

    Ketu ne Amerik.Femnat ku nuk i kane zbukurimet.Para mbi ballin e pidukut,mbi mbrapanicet,krahe fyt,po me bani pershtypje nji punim artistik mbi gjoks qe te dukej se eshte rrecipete.Po dua te shtoj se te gjithe keto qe i shkarravisin trupat jane kundershtaret e Krijuesit Zot.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML