Premte, 29 Gusht 2008 23:11:24

Lexoni versionin Print

Çfarë depresioni të veshësh kostumin e plazhit...

E kanë quajtur “depresioni i rrobave të banjës”, panikun që mbërthen shumicën e njerëzve për dukjen estetike përpara se të shkojnë në plazh e t’i gëzohen diellit.

Bruna Prifti
Marte, 22 Korrik 2008 17:42:00

E kanë quajtur “depresioni i rrobave të banjës”, panikun që mbërthen shumicën e njerëzve për dukjen estetike përpara se të shkojnë në plazh e t’i gëzohen diellit.

Sipas specialistëve kjo është gjithçka normale dhe nuk ka asgjë të habitshme. Aq sa sipas një studimi, 4 italianë në 5 janë në njëfarë mënyrë të goditur nga ‘sindroma’ e re para verë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i “Donne e qualità della vita”, që mori si kampion 300 persona, meshkuj e femra, nga 20-50-vjeç, të cilët u intervistuan në plazhet italiane.

Vetëm 15% e të intervistuarve provonin lehtësim shpirtëror për mbërritjen e pushimeve të shumëpritura. Ndërsa 35% të tjerët vuanin nga një depresion i fortë, që lidhej me mospëlqimin e trupit të tyre.

Shoqëria e studimit kërkoi të shkonte më thellë në këtë kërkim: për 34% e të intervistuarve prova e kostumit të banjës provokonte një siklet të madh; për 25% një ndjenjë të fortë bezdisjeje dhe për 20%, turpërim total.

Vetëm një pjesë e vogël, 9%, arrinin të gjenin një ndjenjë kënaqësie teksa dilnin me bikini. Nëse për gratë celuliti dhe pjesët e tepërta vazhdojnë të mbeten në majën e defekteve që i shqetësojnë më shumë(38%), për meshkujt barku mbetet elementi më bezdisës (35%).

Në kushte të tilla, çfarë mund të bëhet për t’u ndjerë mirë?

Jo më orë të tëra të lodhshme të kaluara në palestër, ose dieta të rrepta. Sot metoda më e preferuar është ndërhyrja kirurgjikale, e zgjedhur nga 35% e të pyeturve.

Por kini kujdes. Sipas kirurgut plastik Massimo Pierotti, “është gabim i madh që të mendosh të arrish perfeksionin. Ata që e kanë qëllim në vetvete këtë arratisen nga vetvetja, sepse perfeksioni nuk mundtë ekzistojë”.

Ndërsa sipas profesor Paolo Gottarelli, janë në shtim personat që për probleme të tila estetike kalojnë në depresion. “Një fytyrë perfekte, nuk është një fytyrë pa rrudha. Obsesioni i perfeksionit sjell shpesh një shpirt të varfër dhe një kirurg i mirë duhet t’i japë përgjigje të mençura pacientit të vet, duke i ndihmuar të përballen me përgjegjësi edhe para ndërhyrjes kirurgjikale”- thotë ai.
Marrë nga La Stampa


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML