Premte, 22 Gusht 2008 01:08:45
    

Lexoni versionin Print

Ringjallet Graali

Muzeu Britanik prezanton këtë vjeshtë kupën e argjendtë e konsideruar vepër emblematike e gjithë krishtërimit. Me rastin e një ekspozite monumentale londineze për Bizantin (25 tetor- 22 mars 2009), Akademia Mbretërore e Arteve përgatitet që të presë kupën e argjendtë.

Marte, 22 Korrik 2008 08:39:00

 

Akademia Mbretërore e Arteve në Londër ringjall koleksionin e çmuar bizantin

Muzeu Britanik prezanton këtë vjeshtë kupën e argjendtë e konsideruar vepër emblematike e gjithë krishtërimit. Me rastin e një ekspozite monumentale londineze për Bizantin (25 tetor- 22 mars 2009), Akademia Mbretërore e Arteve përgatitet që të presë kupën e argjendtë. Gjatë zbulimit të saj, më 1911, ky objekt qe konsideruar as më pak as më shumë si Shën-Graali, kupa e famshme e përdorur nga Jezusi gjatëDarkës së Fundit. Një objekt që kalorësit templarë dhe të tjerë, deri tek Indiana Xhouns, nuk do të reshtnin së kërkuari. Misioni qe gjithnjë e më i pasigurtë, kur përgjatë Mesjetës, më shumë se njëzet kupa apo kupëza do të merreshin për kupa Graali.

Kupa e shenjtë është ruajtur në Nju Jork, në Muzeun Metropolitan të Artit. Qysh më 1926, analizat kanë provuar që ana e jashtme e saj daton në fakt e shekullit të VI pas Krishtit, dhe paskëtaj hipoteza dominante është që ka të ngjarë që më së shumti të ketë shërbyer si llambë nxehjeje. Megjithatë objekti për 15 vjet do të fantazohej nga Oksidenti.

Me interes është zbukurimi i saj i mrekullueshëm, me dekore të pasura metali të gdhendur. Objekti do të ketë një vend krejtësisht të vetin në prezantimin londinez, sidomos e vendosur pranë kupës së qujtur “e Patriarkëve” që i përket thesareve të ruajtuara në bazilikën e Shën Markut të Venecias, të cilat parimisht janë të ndaluara të udhëtojnë jashtë. Për një mbretëri që përfshin mes pasurive të saj shkrimtarin John Ruskin, avokat i madh i artit bizantin i fundit të shekullit të XIX, është rënë dakord që të jepet leje. Tjetër bashkëpunim i veçantë është ai me Muzeun Benaki të Athinës prej të cilit do të ekspozohen friza të Panteonit të cilat qeveria greke ia ka kërkuar me ngulm Muzeut Britanik t’i kthejë në vendin e origjinës për t’u vendosur në Muzeun e Akropolit.

Por ekspozita e Akademisë mbretërore të Arteve ka për qëllim që të vendosë në vendin e duhur imazhin e gjithë botës bizantine, ­ ky Antikitet i cilësuar si dekadent në raport me atë grek apo roman, ndërkohë që ansambli i Mesdheut është trashëgimia e tij e madhe. Ai evokon një kulturë mijëvjeçare që e shtrin apogjeun e vet jo vetëm mbi Greqi dhe Turqi, por edhe mbi Ballkan, Ukrainë, Siri dhe Egjipt. Treqind objektet që janë mbledhur nga më shumë se njëqind institucione, i përkasin periudhës që nga viti 330 pas Krishtit ­ kur perandori Konstantin e shpallte Kostandinopojën kryeqytetin e Bizantit –deri më 1453 kur qyteti ra në duart e turqve otomanë, duke u bërë Stamboll.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kupa e Graalit ne Muzeun Metropolitan te Artit ne Nju Jork

Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML