Wed, 23 Jul 2008 23:22:41
    

Lexoni versionin Print

Honda zhvillon inteligjencën e robotit ASIMO

ASIMO identifikon njerëzit që vijnë nëpërmjet një kamere, llogarit lëvizjet dhe zgjedh rrugën nga ata duhet të kalojnë në mënyrë që të mos bllokohet lëvizja e të tjerëve.

Tue, 13 May 2008 12:32:00

Honda ka zhvilluar një teknologji inteligjence që e lejon robotin më të zhvilluar në botë, ASIMO të bëjë lëvizje të ngadalta dhe të shpejta; të dallojë ecjen para nga ajo mbrapa; të zgjedhi rrugën e duhur në një supermarket; të shtyjë një karrocë; të vendosë kartën e kreditit në bankomat etj.

Po ashtu një funksion tjetër i ri bën që ASIMO të rimbushë automatikisht baterinë e tij kur ajo bie në nivele të ulëta. ASIMOT mund të punojnë edhe në bashkëveprim me njëri –tjetrin për të arritur qëllimin e caktuar. P.sh nëse në një restorant një ASIMO karikohet, tjetri zëvendëson vendin e tij.

ASIMO mund të punojnë sëbashku, duke ndarë mes tyre informacionin.
Funksioni tjetër është drejtimi i njerëzve. ASIMO identifikon njerëzit që vijnë nëpërmjet një kamere, llogarit lëvizjet dhe zgjedh rrugën nga ata duhet të kalojnë në mënyrë që të mos bllokohet lëvizja e të tjerëve. Kur nuk ka shumë hapësirë, ASIMO bën një hap mbrapa për të liruar vendin dhe për të ribërë llogaritjet nga një distancë tjetër.

Honda po punon të kthejë robotin ASIMO në një humanoid, i cili mund të ndihmojë njerëzit në punët e përditshme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML