Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:46:45

Lexoni versionin Print

Telefonata e përgjuar e Mladic , Sarajevë 1992

I akuzuari i tribunalit të Hagës në përndjekje, gjenerali Ratko Mladiç, i diskredituar për pamje brutale, hija e të cilit akoma shihet si HERO, kujtohet për krimet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore. Se si ka luftuar Mladiç, tregojnë zbardhjet e bisedave telefonike gjatë Luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Përktheu nga serbishtja Almir Selimi
Diel, 24 Gusht 2008 10:28:00

*Sarajevë, 29 Maj 1992, biseda e gjeneralit Ratko Mladiç me kolonelin Mirko Vukashinoviç...

I akuzuari i tribunalit të Hagës në përndjekje, gjenerali Ratko Mladiç, i diskredituar për pamje brutale, hija e të cilit akoma shihet si HERO, kujtohet për krimet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore. Se si ka luftuar Mladiç, tregojnë zbardhjet e bisedave telefonike gjatë Luftës në Bosnje e Hercegovinë.

I përndjekuri nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiç është dashur të jetë në Hagë deri në fund të muajit gusht, sipas planit të qeveris në Beograd, theksojnë mediat beogradase.

Ekipit operativ të cilit i është besuar detyra e kapjes së Ratko Mladiçit i janë shtyrë pushimet vjetore më tutje, a është bërë intensive kërkimi për të?

Drejtuesit e qeverisë llogarisin që periudha verore është koha e duhur për mbylljen e çështjes me Tribunalin e Hagës sepse është ngrirë (ka stopuar) puna e parlamentit, zvogëlimi i mundësisë politike të manovrimeve radikale, por është edhe shumë më pak mundësia e protestave të rrezikshme në rrugët e kryeqytetit, Beograd. Çfardo që të thuhet për gjithë këto që u thanë mbetet fakti që Ratko Mladiç është i dënuar për krimet më të rënda dhe gjenocid.

Se si ka luftuar Mladiç, tregojnë transkriptimet e tij gjatë bisedave telefonike gjatë Luftës në Bosnje e Hercegovinë.

*Sarajevë, 29 Maj 1992, biseda e gjeneralit Ratko Mladiç me kolonelin Mirko Vukashinoviç...

Mladiç: Alo! Gjenerali Mladiç!

Vukashinoviç: Koloneli Vukashinoviç.

Mladiç: Vukashinoviçç! Ratko?

Vukashinoviç: Mirko, Mirko.

Mladiç: Çfarë ke ti për veprim?

Vukashinoviç: Kam këto lart, këto nga Hresha.

Mladiç: Nga mund të godasësh?

Vukashinoviç: Po...mundem këtej deri tek kazerma.

Mladiç: A mundesh të godasësh Velushicën?

Vukashinoviç: Po mundem.

Mladiç: A e ke në nishan qëllimin për atje?

Vukashinoviç: Po, e kam.

Mladiç: E ke apo se ke?

Vukashinoviç: E kam, e kam!

Mladiç: Përsa kohë mundesh?

Vukashinoviç: Po, ja, për pesë deri dhjetë minuta më së shumti.

Mladiç: A, më thuaj, mundesh të godasësh Bashqarshin?

Vukashinoviç: Po, mundem.

Mladiç: Nëpër Bashqarshi, bëj batare (të zbrazësh pushkët menjëherë)!!!

Vukashinoviç: Kuptova!

Pak më vonë:

Mladiç: Gjenerali Mladiç. Pa panik. Kush je ti, së pari?

Vukashinoviç: Vukashinoviçi

Mladiç: Vukashinoviçi? Koloneli? Më gjuajtje direkt, mbani nën zjarre Presidencën dhe Kuvendin dhe goditni me intervale deri sa të urdhëroj unë që të ndaloni.

Vukashinoviç: Kuptova.

Kovaçeviç: Kovaçeviçi këtu.

Oficeri serb XY: Kovaçeviç, urdhri i gjeneralit Mladiç është të mbash nën zjarr Kuvendin dhe Presidencën.

Kovaçeviç: Kuvendin dhe Presidencën? Mirë, pastaj Komisariati të mos punojë?

Oficeri serb XY: Komisariati? Duhet, duhet!

Mladiç: A është goditur Presidenca?

Oficeri serb XY: Ja tani. Në moment!

Mladiç: A është goditur? Ai më tha që e ka goditur?

Oficeri serb XY: Jo, nuk është.

Mladiç: Po ça bëhet, në p...të samës pse atëherë po më gënjen?!

Oficeri serb XY: Tani do e godas! Për dy, tre minuta!

Mladiç: A mos ka goditur në Bashqarshi?

Oficeri serb XY: Po ka goditur, një batare.

Mladiç: Me çfarë?

Oficeri serb XY: Për shkak se nuk po e shoh, nuk jam i sigurt të them.

Mladiç: Hajt, verifikoje dhe ndize edhe një batare!

Oficeri serb XY: Ja tani, Zijo do godas. Unë po shkoj për Presidencën dhe Kuvendin. A po kuvendin republikan? Ne rregull Zijo do godas Qarshin! Shkojmë!

Mladiç:Vukashinoviç! Çfarë po godasin këta nga lart prej Hreshë?

Vukashinoviç: Po godasin Presidencën, Kuvendin dhe Bashqarshin. A, para tyre kanë goditur pa ndërprerë Veleshicën dhe Pofalicen.

Mladiç: Godit prapë Veleshicen, Bashqarshin, nga njëra dhe ana tjetër Presidencën. Nga tre batare, gjuaj! Çfarë pikash të tjera tani më propozon?

Vukashinoviç: Unë më nuk do godisja nëpër këto pika, do ta kisha transferuar zjarrin në Pofalice.

Mladiç: Mos më, çfarë do në Pofalic?!

Vukashinoviç: Për shkak se vetëm një batare kemi gjuajtur nga ata!

Mladiç: Velushicen, godite Veleshicen!

Vukashinoviç: Veleshicen.

Mladiç: Godit Veleshicen dhe Pofalicen. Atje nuk ka shumë serb. Godit rreth asaj Humska Gora dhe Gjura Gjakovice. E ke të qartë?!

Vukashinoviç: Kuptova.

Mladiç: Shko tek vëzhgimi i artilerisë. Që mos të mund të flenë! T’ja tërheqim mendjen atyre!!! Në presidencë gjuaj dhe një batare.

Vukashinoviç: Kuptova...

Mladiç: Sefi këtu.

Kraljeviç, oficer serb: Po.

Mladiç: Godit lirisht Zeleni Jadar! Kush po i q... nënën!

Kraljeviç: Kuptova! Nëse më lejoni menjëherë!

Mladiç: Godit Zeleni Jadar, po kujdes mos prekni fabrikën sepse na duhen makineritë...Zeleni Jadar menjëherë godite, menjëherë gjuaj batare dhe a ke linjë me ata tanët që mos t’i marrësh dhe ata me vete...

Kraljeviç: Pa merak, mos u shqetësoni fare ju!

Mladiç:Veç të para! Vetëm në mish të gjallë!

Kraljeviç: Tungjatjeta.

Mladiç: Nëpër Srebrenicë mos goditni në mënyrë direkt, a për rreth goditni të gjitha me radhë!

Oficeri serb XY: Dakort! Po, kemi godit sot...

Mladiç: Vetëm në mish të gjallë, asgjë mos bëj vetëm në mish të gjallë! Shkoni ikni e kontrolloni atë zonën e tyre, ata nuk kanë armatim të rëndë, ata kanë vetëm ndonjë pushkë të thjeshtë dhe kjo është e gjitha, 300 metra larg bregut, bini për rreth, ndërpreni komunikimin, nuk ka as ujë, as drita, as ushqim, asgjë, vetëm ikje, largim.

Oficeri serb XY: Dakort! Kuptova.

*** Përktheu nga serbishtja Almir Selimi. Kjo është biseda e dytë që botohet në Shekulli, nga telefonatat e përgjuara të kriminelëve serbë të luftës. E para, e botuar në fillim të kësaj jave, ishte një bisedë mes Milosheviçit dhe Karaxhiçit.

Ditët në vijim do botojmë edhe disa biseda të tjera telefonike të përgjuara.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML