Intervista.
Flet specialisti i njohur i armatim-municioneve, Ilir Çurri
Për ushtarakun Ilir Çurri, specialistin e njohur të armatim-municioneve e piroteknik, me një eksperiencë 25 vjeçare në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, i trajnuar dhe i certifikuar nga specialistë ushtarakë amerikanë më 2005 për demontimin e municioneve, në tragjedinë e Gërdecit nuk bëhet fjalë për respektim të rregullave të sigurimit teknik. Pasi ato, në çdo hap, urdhër e etapë, janë shkelur me të dy këmbët. Por, sipas tij, makutëria për përfitime nga pasuria e kombit, nga politikanë e drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes e Qeverisë, të cilët qëllimisht kanë evituar specialistët nga ky proces, u kanë besuar mafiozëve, sollën një tragjedi me pasoja për jetën e qindra njerëzve e pasurinë e tyre. Për Çurrin, edhe specialist i kualifikimit në këtë fushë e ka të qartë e duhet të kishte dhënë me kohë alarmin kur municione të rrezikshme sillen për përpunim në qendra të banuara, kur vendosen në një mjedis municione të kalibrave të ndryshme, gjë të cilën e ndalon rreptësisht rregullorja. Për më tepër, sipas konfirmimit të specialistit, në "fabrikën e vdekjes" që ka ndikuar në përmasat katastrofike të tragjedisë, është fakti i demontimit dhe të predhave të katjushkave(raketave) dhe bombat e aviacionit; këto të fundit, normalisht asgjësohen nga ajri e nuk çmontohen. Ja intervista e tij për gazetën:
Zoti Ilir, si specialist i njohur i municioneve dhe piroteknik, a bashkohet mendimi juaj me atë të disa specialistëve të tjerë të kësaj fushe se tragjedia e "Gërdecit", përveç qëllimit për përfitime të mafies e drejtuesve të lartë shtetërorë, ka si shkak moszbatimin e rregullave të sigurimit teknik në përpunimin e municioneve?
Jo. Unë shkoj më tej, e për këtë jam i bindur. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për moszbatim të rregullave teknike, pasi asnjë prej tyre nuk është zbatuar, por thjeshtë se mafia apo drejtuesit e Ministrisë, të qeverisë, kanë bërë fajin më të rëndë, duke evituar specialistët ushtarakë nga ky proces, duke ua besuar atë vampirëve që nuk kanë asnjë lidhje me ushtrinë e armatimin, por veçse me ndarjen e përfitimeve me urdhërdhënësit që për para, ua lanë në dorë demontimin apo "shitjen" mafiozëve. Për mua, duke eanalizuar çdo detaje, është më se e qartë se kjo ngjarje nuk është aksident apo "gabim njerëzor", siç tha në ditën e parë kreu i qeverisë. Është një krim i pastër shtetëror, bile, ka rrezik i përgatitur me detaje ndoshta?
Si i përgatitur, mos do të thoni i qëllimshëm?
Flas si specialist këtu. Se këtu nuk janë shkelur një apo 5 rregulla nga neglizhenca, por nuk është zbatuar asnjë i tillë. Ja të përmend shkurt disa: Rregulloret teknike përcaktojnë qartë se me transport, demontim e paketim municionesh merren vetëm specialistë ushtarakë apo civilë të kualifikuar, ndërsa në rastin konkret të babëziturit ua lanë në dorë grave dhe fëmijëve. Rregullorja e ndalon rreptësisht përqendrimin e municioneve pranë qendrave të banuara dhe përpunimin e tyre, ndërsa ministri Mediu urdhëroi vendosjen e "bombës atomike" në mes të qendrës së banuar, duke ia lënë fitilin në dorë Delijorgjit e Pinarit. Rregullorja e ndalon rreptësisht qëndrimin pranë njëri-tjetrit të municioneve të ndryshme, në çfarëdo sasie (jo me "male" si në Gërdec), ndërkohë që aty u vendosëndhe u përpunuan(demontuan apo u paketuan për shitje, ende nuk dihet kjo) dhe predha raketash(katjushka) dhe bomba aviacioni. Ka skandal më të madh se ky?! Të parat(predhat e raketave), nëse duhet, mund të demontohen vetëm në kombinatin e Poliçanit se atje ka pajisje të duhura, ndërsa bombat e aviacionit, zakonisht nuk demontohen, por asgjësohen me hedhje nga ajri, në rajone të caktuara, me urdhër të posaçëm. Një gjë duhet takenë të qartë të gjithë, predhat e artilerisë nuk krijojnë atë shtëllungë të njëjtë me bombën atomike, veçse ato që thamë më lart. E theksoj, se nuk përjashtohet dhe ndonjëtragjedi e qëllimshme, gjë të cilën duhet ta saktësojnë hetimet. Por gjithsesi, në çdo rast, faji është tek ish-ministri Mediu dhe kreu i qeverisë.
Po ushtarakët, Shtabi i Përgjithshëm, gjeneralët e kolonelët aktualë të Ministrisë së Mbrojtjes?
Ata mund të kenë përgjegjësi, së pari pse pranuan që të mënjanoheshin nga detyra e tyre, ajo e përpunimit të municioneve, se ata janë specialistë e ua ngarkon rregullorja, pse ndoshta kanë pranuar të firmosin urdhrat verbalë e shkresorë të ministrit Mediu e Delijorgjë-Pinarëve, e kryesisht përse heshtën përpara tragjedisë së paralajmëruar të Gërdecit, e të "Gërdecëve" të tjerë që rrezikojnë. Por zyrtarët që gatuan këtë tragjedi mafioze, së pari duhet të përgjigjen edhe për një shkelje tjetër flagrante: Pse e mënjanojnë detyrimin e parë, që çdo parti municioni që përpunohet(demolohet, demontohet) duhet t'i nënshtrohet analizave në Laboratorin e Municioneve që ne e kemi në Tiranë? Por ai është braktisur nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, e me municionet e rrezikshme, për shitje apo trafikim, merren agronomët e Fatmir Mediut, Delijorgjët e pushtetarëve të lartë që nuk i lidh asgjë me ushtrinë, veçse aferat korruptive që sollën në Gërdec 24 të vdekur, të tjerë të zhdukur e qindra të masakruar…
Som....
Rregullorja e ndalon rreptësisht përqendrimin e municioneve pranë qendrave të banuara dhe përpunimin e tyre, ndërsa ministri Mediu urdhëroi vendosjen e "bombës atomike" në mes të qendrës së banuar, duke ia lënë fitilin në dorë Delijorgjit e Pinarit. Rregullorja e ndalon rreptësisht qëndrimin pranë njëri-tjetrit të municioneve të ndryshme, në çfarëdo sasie (jo me "male" si në Gërdec), ndërkohë që aty u vendosëndhe u përpunuan(demontuan apo u paketuan për shitje, ende nuk dihet kjo) dhe predha raketash(katjushka) dhe bomba aviacioni. Ka skandal më të madh se ky?!
Pse e mënjanojnë detyrimin e parë, që çdo parti municioni që përpunohet(demolohet, demontohet) duhet t'i nënshtrohet analizave në Laboratorin e Municioneve që ne e kemi në Tiranë? Por ai është braktisur nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, e me municionet e rrezikshme, për shitje apo trafikim, merren agronomët e Fatmir Mediut, Delijorgjët e pushtetarëve të lartë që nuk i lidh asgjë me ushtrinë, veçse aferat korruptive që sollën në Gërdec 24 të vdekur, të tjerë të zhdukur e qindra të masakruar…
16 ditë nga tragjedia, asnjë analizë e masa Administrative në ministri e qeveri për ngjarjen
900 ushtarakë në rezervë, gati për administrimin dhe evitimin e tragjedive të tjera me municionet
Shoqata e Ushtarakëve ka shprehur gatishmërinë që 900 specialistët e lartë të shërbimit armatim, xhenierë e piroteknikë të nxjerrë në rezervë nga reforma, të vihen në dispozicion të administrimit e përpunimit të municioneve luftarake, të planëzuara për shitje e shkatërrim, por këtë nuk mund ta bëjnë nën drejtimin e të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit, personave me pushtet e bashkëpunëtorët e tyre në këtë krim në Ministrinë e Mbrojtjes e në qeveri. Kështu është vendosur në mbledhjen e kryesisë së saj , ku mes të tjerave, u analizuan shkaqet, shkaktarët dhe pasojat e tragjedisë së rëndë të Gërdecit, duke dhënë dhe zgjidhje konkrete për të evituar tragjedi të tjera të mundshme nga "vatrat e vdekjes" në 149 pika të tjera të vendit.
"Kjo tragjedi, siç konkludojnë specialistët dhe ekspertët tanë, është një tragjedi e paralajmëruar, një tragjedi me përgjegjës shtetin, pra një krim i pastër shtetëror, pasi në kundërshtim me rregullat më elementare, vetëm për qëllime të dukshme përfitimi, me bekimin e Mediut e Berishës, montohet e nis nga puna fabrika e vdekjes në mes të qendrës së banuar, ku në vend të specialistëve, merren e shfrytëzohen gra e fëmijë, gjë që solli tragjedinë më të rëndë në ushtri në 6 dekadat e fundit.
Ndërsa tendenca e Berishës dhe vartësve të tij për t'ua lënë përgjegjësinë të tjerëve, është vetëm një alibi e tendencë për t'i shpëtuar përgjegjësisë ligjore, gjë të cilën mund ta evitojnë përkohësisht, por kurrsesi t'i shmangen", pohon për gazetën Mehdi Pogaçe, kreu i Shoqatës së Ushtarakëve.
Është e pafalshme, u konkludua në këtë analizë, që ndonëse kanë kaluar 12 ditë nga tragjedia, asnjë institucion në Ministrinë e Mbrojtjes, në qeveri, siç parashikohet në rregulloret tona ushtarake, nuk është mbledhur të bëjë analizën e të nxjerrë përgjegjësitë administrative.
"Ky fakt i shkeljes flagrante të rregulloreve, është tendencë për të shmangur përgjegjësinë, pasi për çdo aksident, sado të vogël, një gërvishtje, apo plagosje në ushtri, me ligj e rregullore bëhet analizë e dokumentuar, e shoqëruar me masa administrative për shkaktarët që bënë apo nuk bënë detyrën. Ndërsa Berisha e krerët e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk e bëjnë këtë, se përgjegjësit kryesorë janë Berisha e Mediu", thuhet mes të tjerave në konkluzionet e kësaj analize.
Njëkohësisht, kryesia e shoqatës shprehu gatishmërinë që 900 oficerë specialistë në rezervë, me shkolla të larta e akademi, janë të gatshëm në çdo rast për të realizuar detyrën për përpunimin e tonelatave të municioneve të mbetura e të destinuara për këtë punë. "Por këtë nuk mund ta bëjmë nën drejtimin e Medi-Delijorgjëve, qoftë dhe me të besuarit e Berishës në biznes, Brenda e jashtë vendit, por kur ky problem të merret në dorë nga ushtarakët që përgjigjen me ligj. Për këtë, mendojmë se duhet urgjente ndërhyrja e presidentit të Republikës, tashmë në rolin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Se e njëjta gjendje si në Gërdec, është në shumë pika të tjera të vendit, e tragjeditë mund të përsëriten", shton Pogaçe.
Shoqata e Ushtarakëve vendosi gjithashtu që sot, më 31 mars, me mijëra anëtarë të saj, të zhvillojë një protestë në Tiranë, ku krahas problemeve të tyre të statusit, do të bëjnë thirrje dhe për objektivitet e përgjegjësi për tragjedinë dhe krimin shtetëror të Gërdecit.
"Ky fakt i shkeljes flagrante të rregulloreve, është tendencë për të shmangur përgjegjësinë, pasi për çdo aksident, sado të vogël, një gërvishtje, apo plagosje në ushtri, me ligj e rregullore bëhet analizë e dokumentuar, e shoqëruar me masa administrative për shkaktarët që bënë apo nuk bënë detyrën. Ndërsa Berisha e krerët e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk e bëjnë këtë, se përgjegjësit kryesorë janë Berisha e Mediu
Shoqata e Ushtarakëve vendosi gjithashtu që më 31 mars, me mijëra anëtarë të saj, të zhvillojë një protestë në Tiranë, ku krahas problemeve të tyre të statusit, do të bëjnë thirrje dhe për objektivitet e përgjegjësi për tragjedinë dhe krimin shtetëror të Gërdecit.