Kontrolli në banesën e poetit "Armik"
Literaturë revizioniste që ju bllokua:
1-Muhameti, Profeti ynë!'
2-"Qyteti i djallit të verdhë", pa autor
3- "Njerëz të rinj-tokë e lashtë". Libër i ndaluar për arsye se autori i saj Bilal Xhaferri është i arratisur jashtë shtetit.
4- "Thelbi i qëllimit-Udha e shpëtimit", libër fetar i ndaluar.
5 "Heronjtë e Elladës!"
6- "Pikskill", me autor Hovard Fast, botim i vitit 1954.
7- "Thuaj vdekjes jo!", me autor Dymfna Kysak.
8- "Artikuj kritikë", me autor Bjelinski.
9- "Jeta në Madrid ose Ondonada", me autor Hezus Iskaraj.
10- "Vilhelm Tel", me autor Shiler.
11- "Oliver Tuist", me autor Dikens.
12- "Vjersha e poema", me autor Adam Miskieviç.
13- "Në kërkim të botës së humbur", Ekaterina Andrejeve.
14- "Lulja Magjike", me autor rus.
15- "Tregime nga Shekspiri", me autor Çarls Lang dhe Neri Lang.
16- "Dënimi i Paganinit", me autor A.Vinogradov
17- "Metodika analitike"
18- "Studime historike", revistë, dy copë.
19- "Drama" të Çehovit.
20- "Estetika e letërsia" e Plehanovit.
21- "Norma e punës me krahë dhe me kafshë".
22- "Jeta e Elena Gjikës", Vehbi Bala.
23- "Vdekja në anije",Çarls Snou
24- "Poezi" të Gëtes.
25- Revista "Nëntori", Nr.12
26- Gjashtë blloqe shënimesh të ndryshme, si dhe një bllok i vogël me shënime frëngjisht.
Ekskluzive / Nga dosja origjinale hetimore e arrestimit në këtë numër, po japim vazhdimin e ballafaqimit të poetit "armik", Vilson Blloshmi në hetuesi, me dëshmitarëtlidhur me "veprimtarinë armiqësore", pakënaqësinë ndaj pushtetit popullor, literaturën e huaj dhe mohimin e poetit për akuzat e tyre.
(Vijon nga numri i kaluar)
Në fillim të tetorit 1976, hetimet ndaj poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, të akuzuar për "agjitacion e propagandë kundër Partisë e pushtetit popullor", nisin me dëshmitarët. Procesverbalet origjinale të ballafaqimit me dëshmitarët, pjesë nga të cilët po japim në vazhdim, sjellin më të plotë atë situatë rrëqethëse, ku megjithëse përballë terrorit fizik e psikologjik, ata mohojnë akuzat për veprimtari armiqësore.
Dosja hetimore "Blloshmi-Leka".
Ballafaqimi me dëshmitarët
Sot më datë 8.10.1976, unë L. Kondili, hetues i Degës së Punëve të Brendshme Librazhd, duke parë kontradiktat që ekzistojnë ndërmjet thënieve të të pandehurit Vilson Blloshmi e dëshmitarit S.H., në lidhje me çështjen e dosjes që bën fjalë për agjitacion e propagandë, me qëllim që të sheshoj kontradiktat mes tyre, që të eliminoj thëniet që nuk janë të vërteta, vendosa të bëj ballafaqimin ndërmjet tyre.
Dëshmitë e S.H.
Hetuesi:- Na thoni ju dëshmitar, a e njihni personin që keni përpara dhe çfarë keni për të thënë?
Dëshmitari:-Personin që është përpara, unë e njoh, është Vilson Blloshmi. Me këtë unë jam njohur që në vitin 1962. Marrëdhëniet i kam pasur shumë të mira dhe nuk kemi pasur asnjëherë grindje. Po ashtu, në shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan, kemi qenë bashkë. Si rezultat i shoqërisë që kemi pasur ne, i kemi dërguar letra njëri-tjetrit.
Në lidhje me Vilsonin kam për të thënë disa biseda që më ka bërë ky me karakter armiqësor. Më kujtohet se në dy vitet e fundit të shkollës së mesme 1965-1966, Vilsoni, në lidhje me problemin e artit më fliste me simpati për letërsinë franceze. Ishte pranvera e vitit 1966, në prag të provimeve, në një bisedë që më ka bërë, Vilsoni më ka thënë: "Që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet studiuar gjuha e huaj, sidomos frëngjishtja, anglishtja, italishtja etj... Këta janë gjuhë në kuptiminplotë të fjalës, të hapin horizont, njeh jetën dhe kulturën botërore në tërësi. Kurse gjuha jonë, shqipja, është gjuhë monotone, nuk ka literaturë të bollshme, gjuhë e kufizuar e rrjedhimisht edhe dijet ngelen të kufizuara. Unë-më tha Vilsoni- po lexoj disa shkrimtarë, e më shumë më ka pëlqyer frëngjishtja e disa nga shkrimtarët si Sharl Bodleri, Shati Brinadi, të cilët po përpiqem t'i lexoj origjinal në gjuhën e tyre, në gjuhën frënge. Kultura perëndimore ka stadin më të lartë të zhvillimit, shumë ndryshe nga ajo e jona, që nuk lejohet të studiosh shkrimtarë dekadentë si këta që thashë.
Në vazhdim unë jam takuar me Vilsonin, i cili më ka thënë se lexon shkrimtarë që janë të mëdhenj, janë koha. Edhe shkrimtarët tanë (thëniet e Vilsonit për mua..) mundohen që të shkruajnë, por nuk ja arrijnë dot, nuk kanë liri veprimi. Nuk shkruhet ngjarja ashtu siç është realiteti, pasi e tillë është politika e vendit tonë, dhe duhet që t'ia përshtatim politikës. Unë i kam bërë pyetje se si i shkruajnë librat tanë. Ky më thoshte se ato nuk pasqyrojnë realitetin, pasi ato i përshtaten politikës së vendit tonë, ndërsa në vendet kapitaliste revizioniste ka liri veprimi, aty mund të shkruash si të duash, të lexosh çfarë të duash... Ndërsa këtu tek ne ndodh e kundërta...
Më vonë jam takuar në Prrenjas, kemi shkuar që të pimë një kafe tek klubi, më ka thënë që të shkoja nga dhoma e tij, i kam thënë se do të vete. E kishte dhomën në katin e pestë. Atje kishte disa libra. I kam thënë se cilat mund të më jepte për të lexuar, ai më ka thënë që të marr librin "Viti 93", i cili është shumë i mirë. E kam marrë këtë libër, e kam lexuar. Pastaj mora librin dhe ia çova. Më ka pyeturnëse e kisha lexuar, i thashë se po. Më pyeti se si më ishte dukur. Më tha se po aty në fund, ai Simon Dani, megjithëse e kishte bërë bir për shpirt Govenin, dënimin ia dha me vdekje, dhe në një gijotinë ai vrau veten me pistoletë. Merre me mend se çfarë ligji i fortë ishte në atë kohë. Unë nuk dija qëllimin se përse ma tha ky në këtë kohë.
Pas disa ditësh unë e kam takuar në Përrenjas, i cili ishte me gjithë gruan. Unë aty kam bërë disa fjalë me gruan e tij, po ashtu dhe Vilsoni kishte disa probleme me të.
Më vonë Vilsoni ka shkuar në kooperativë dhe unë edhe i kam shkruar ndonjë copë letër, të cilën ia kam dërguar. Në këtë letër unë i kam thënë se ti nuk je ndonjë njeri me karakter deveje, këtu e kisha fjalën për grindjet që kishte ky....
Më vonë është martuar, mua më kishte premtuar për të më dhënë disa libra. Një herë më ka rënë rruga, kam shkuar në shtëpinë e tij. Në fillim kam hyrë në një dhomë të pamobiluar mirë. Pasi kemi pirë kafe në darkë, më ka çuar në një dhomë të mobiluar mirë. Nuk di se përse ma bënë këtë ndryshim, pasi në dhomën tjetër që kam shkuar, kishte kolltukë etj...
Thëniet e të pandehurit Vilson Blloshmi
Hetuesi:- Na thoni i pandehuri Vilson Blloshmi, a e njihni personin që keni përpara dhe çfarë keni për të?
I akuzuari Vilson Blloshmi:- Personin që kam përpara, unë e njoh; është S.H. Thëniet e tij i dëgjova, por nuk pranoj asgjë.
Sa thashë më sipër i lexoj e i nënshkruaj.
I pandehuri Vilson Blloshmi (refuzon firmën)Hetuesi L. Kondili(Firma)
Sqarim i Blloshmit për refuzimin firmës
Referuar dosjes hetimore të poetit Blloshmi, të cilësuar si "armik" nën akuzën e agjitacion-propagandës, konfirmohet se në asnjë rast ai nuk ka pranuar "veprimtarinë armiqësore". Edhe në ballafaqimin me dëshminë e mësipërme, ai ka refuzuar të firmosë, duke shpjeguar me shkrim dore: Refuzoj firmën sepse fjalët "Unë nuk dua të flas", s'i pranoj. (Në fund firma e Vilson Blloshmit)
Ballafaqim me tjetër dëshmitar
Sot më datë 16.10.1976, unë L. Kondili, hetues i Degës së Punëve të Brendshme Librazhd, duke parë kontradiktat qëekzistojnë ndërmjet thënieve të të pandehurit Vilson Blloshmi e dëshmitarit H.B., në lidhje me çështjen e dosjes që bën fjalë për agjitacion e propagandë, me qëllim që të sheshoj kontradiktat mes tyre, që të eliminoj thëniet që nuk janë të vërteta, vendosa të bëj ballafaqimin ndërmjet tyre.
Hetuesi:- Hetuesi:- Na thoni ju dëshmitar, a e njihni personin që keni përpara dhe çfarë keni për të thënë?
Dëshmitari:- Personin që kam përpara, e njoh, është Vilson Blloshmi me të cilin unë jam njohur që në vitin 1873. Me të unë nuk kam pasur asnjë grindje. Në këtë vit unë kam qenë me makinë në Stravaj, aty ngarkoja gurë me makinë. Ndërmjet punëtorëve të tjerë unë kisha punëtor të ngarkimit të makinës dhe Vilsonin. Gjatë kohës që ngarkonin makinën, unë kisha në dorë një libër, "Bankieri", duke e lexuar. Është afruar Vilsoni atydhe e pa librin. Më tha se qenke duke lexuar Bankierin, bën fjalë për Vults Palmerin. Meqenëse më tha kështu, unë nuk e pyeta më gjatë. Unë kuptova se ky do ta kishte lexuar.
Më vonë unë kam vazhduar punën përsëri këtu. Një ditë Vilsoni kishte në dorë një libër me kopertinë të trashë. E pyeta së në ç'gjuhë ishte ai libër. Vilsoni më tha se e kishte në gjuhën frëngjishte. Në kopertinë ky kishte një fotografi femre të zhveshur e cila i kishte duart të futura në organet seksuale. Këtë e kemi parë të gjithë shokët që ishin aty. Vilsoni lexonte disa shprehje nga këto që kishte libri në gjuhën frënge dhe na i thoshte, po se çfarë na ka lexuar konkretisht, mua nuk më kujtohen. Kështu vazhdonim të punonim dhe ne njiheshim më mirë dhe më afër. E kemi afruar njeri-tjetrin dhe kemi bërë biseda të mëvonshme.
Më vonë unë kam vazhduar bisedën me Vilsonini cili më fliste për letërsinë, më thoshte se ky shkrimtar është i madh, nxirrte Balzakun, V.Hygonë etj...
Përgjigjet e të pandehurit Vilson Blloshmi
Hetuesi:- Na thoni i pandehuri Vilson Blloshmi, a e njihni personin që keni përpara dhe çfarë keni për të?
I akuzuari Vilson Blloshmi:- Personin që kam përpara e njoh, është H.B., me të cilin pasi e kam njohur, nuk kemi shkuar keq. Thëniet e tij i dëgjova dhe pranoj se unë kam qenë bashkë me të në punë. Ky ka qenë shofer dhe unë kam qenë punëtor. Po ashtu, është e vërtetë se H., ka ardhur në shtëpinë time. Bile këtë e kam kthyer unë, këtë natë që të rrimë tek unë.
Ato që thotë se i kam thënë unë, nuk i pranoj. Nuk di se përse flet kështu, por me këtë, është e vërtetë se unë kam pasur shoqëri, nganjëherë dhe jemi grindur.
Përsa thashë, pasi i lexoj, i firmos.
I pandehuri Vilson Blloshmi(Firma)Hetuesi L. Kondili(Firma)
(Vijon nesër)
Në lidhje me Vilsonin kam për të thënë disa biseda që më ka bërë ky me karakter armiqësor. Më kujtohet se në dy vitet e fundit të shkollës së mesme 1965-1966, Vilsoni, në lidhje me problemin e artit më fliste me simpati për letërsinë franceze. Ishte pranvera e vitit 1966, në prag të provimeve, në një bisedë që më ka bërë, Vilsoni më ka thënë: "Që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet studiuar gjuha e huaj, sidomos frëngjishtja, anglishtja, italishtja etj... Këta janë gjuhë në kuptiminplotë të fjalës, të hapin horizont, njeh jetën dhe kulturën botërore në tërësi.
Më vonë unë kam vazhduar punën përsëri këtu. Një ditë Vilsoni kishte në dorë një libër me kopertinë të trashë. E pyeta së në ç'gjuhë ishte ai libër. Vilsoni më tha se e kishte në gjuhën frëngjishte. Në kopertinë ky kishte një fotografi femre të zhveshur e cila i kishte duart të futura në organet seksuale. Këtë e kemi parë të gjithë shokët që ishin aty. Vilsoni lexonte disa shprehje nga këto që kishte libri në gjuhën frënge dhe na i thoshte, po se çfarë na ka lexuar konkretisht, mua nuk më kujtohen. Kështu vazhdonim të punonim dhe ne njiheshim më mirë dhe më afër.
Në vazhdim unë jam takuar me Vilsonin, i cili më ka thënë se lexon shkrimtarë që janë të mëdhenj, janë koha. Edhe shkrimtarët tanë (thëniet e Vilsonit për mua..) mundohen që të shkruajnë, por nuk ja arrijnë dot, nuk kanë liri veprimi. Nuk shkruhet ngjarja ashtu siç është realiteti, pasi e tillë është politika e vendit tonë, dhe duhet që t'ia përshtatim politikës. Unë i kam bërë pyetje se si i shkruajnë librat tanë. Ky më thoshte se ato nuk pasqyrojnë realitetin, pasi ato i përshtaten politikës së vendit tonë, ndërsa në vendet kapitaliste revizioniste ka liri veprimi, aty mund të shkruash si të duash, të lexosh çfarë të duash...