Enjte, 04 Dhjetor 2008 23:33:05

Lexoni versionin Print

Bashkëpunëtorët e poetit “armik” Blloshmi në propagandën kundër regjimit komunist

Ekskluzive / Nga dosja origjinale hetimore e arrestimit në këtë numër, po japim vazhdimin e ballafaqimit të poetit “armik”, Vilson Blloshmi në hetuesi, me dëshmitarët lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, pakënaqësinë ndaj pushtetit popullor, literaturën e huaj dhe mohimin e poetit për akuzat e tyre.

Kujtim Boriçi
Diel, 09 Mars 2008 10:10:00

Arkivat. Kryqëzimi i poetëve

Kush ishin Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, lindën në muajin Mars. Vilsoni, lindi më 18 mars të vitit 1948, ndërsa Genci më 23 mars të vitit 1941. Që të dy ishin nga i njëjti fshat, nga Bërzeshta e Librazhdit, që të dy ishin poetë. Ashtu siç kishin lindur në të njëjtin muaj, ata patën të njëjtën vdekje dhe në të njëjtën natë. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin "faj", se kishin lindur poetë. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatëve, ndërsa trupat e njomë u flakën në të njëjtën gropë. Të dy poetët e kallur nën dhe u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike...

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ishin mësues dhe poetë të talentuar që aspironin për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë. Ndaj tyre u organizua një gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisë së Librazhdit kishte bërë një plan masash për gjykimin dhe dënimin e Vilson Blloshmit, si dhe Genc Lekës. Edhe diskutimet që do të bëheshin në gjyqin politik ishin përgatitur në Komitetin e Partisë, dhe aty ishin caktuar gjashtë vetë për të diskutuar ato që ishin përgatitur në Komitetin e Partisë. Në planin e masave të Komitetit të Partisë, thuhej se: "Gjykatat Popullore punojnë për të realizuar vendimet e Kongresit të 7-të të PPSH". Akuzat ishin të rënda, për "krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandë".

Ditë-netët në qeli, për poetët Blloshmi dhe Leka në, mesvitin 1976 ishin të mbushura me tensionin e hetimeve për akuzat në ngarkim, përkatësisht të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit dhe sabotim ekonomik. Ndodhte që i merrnin në pyetje 2-3 herë në ditë, por dhe i "harronin" për një muaj apo më shumë. Presioni fizik e moralnga akuzat pa fund, ballafaqimi me dëshmitarët, i kishte ndërgjegjësuar ata për një ndëshkim të rëndëqë i priste..

(Vijon nga numri i kaluar)

Procesverbal : "Mbi pyetjen e të pandehurit). Datë 11.08.1976

Unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, M.Hasa, mora në pyetje të pandehurin Vilson Blloshmi.

Hetimi fillon ora 07:00 dhe mbaron në orën 11:30.

Hetuesi:- Na shpjegoni i pandehur çfarë literature tjetër të huaj keni lexuar vitet e fundit, si keni reflektuar ndaj përmbajtjes së tyre dhe me kë keni diskutuar me to?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Nga literatura e huaj kam lexuar Stendalin, Hygon, Myze, Zolan, Balzak, Bodler etj. Qëllimi që unë i kam studiuar këta autorë të huaj ka qenë për të rritur horizontintim kulturor, apo për të krahasuar në përkthime tekstin në shqip me origjinalin në gjuhën frënge, dhe nga ana tjetër për kuriozitet. Veç autorëve, unë u kam marrë gjërat pozitive dhe nuk kam marrë asgjë negative. Lidhur me sa kam mësuar nga studimi i këtyre shkrimtarëve të huaj, nuk kam diskutuar me njeri...

Hetuesi:- Na shpjegoni çfarë keni biseduar me persona të ndryshëm, duke krahasuar artin dhe letërsinë borgjezo-revizioniste me artin dhe letërsinë tonë?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Nuk kam biseduar me asnjë njeri, duke krahasuar nivelin e artit e të letërsisë borgjeze me artin dhe letërsinë tonë...

Hetuesi:- Pse dhe me çfarë qëllimi keni marrë disa pjesë nga Bodleri dhe i keni hedhur në bllokun tuaj, kur i keni marrë dhe nëse keni biseduar me njeri këto pjesë?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Një sonet nga Bodleri e kam marrëme qëllim krahasimi me përkthime të Nolit dhe të tjerat më tepër për kuriozitet. Aty kam marrë edhe poezi ku kam për qëllimisht anën konstruktive të strofës (anës teknike). Për këtë kam bërë para 2-3 vjetësh, d.m.th. nga viti 1972-1973. Këto pjesë nuk i kam diskutuar me asnjë njeri....

Hetuesi:- Kur shpjeguat rrethin tuaj shoqëror, veç të tjerave folët edhe për B.Canen nga rrethi i Lushnjes. Në çfarë kushtesh jeni njohur me këtë person dhe nëse keni zhvilluar ndonjë bisedë me karakter politik e letrar-artistik? Si enjihni ju këtë njeri, sidomos përbërjen politike të tij dhe qëndrimin e tij aktual?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Këtë e kam njohur kur vinte tek njerëzit e gruas së tij, të quajturit Genc Leka nga Bërzeshta dhe me prezantiminkëtij të fundit. Më kujtohet se për herë të parë e kam njohur para 3-4 vjetëshdhe me B.Canen jam takuar gjithsej 2-3 raste në katundin Bërzeshtë, dhe një rast kam qenë vizitë në shtëpinë e tij në Plug të Lushnjes. Veç bisedave miqësore e shoqërore, nuk kemi bërë ndonjë bisedë tjetër me karakterpolitik e letrar-artistik me B.Canen. Di se ka qenë deri më 1975 arsimtar në fshatin Hysgjokaj të Lushnjes, ka mbaruar universitetin për degën letërsi. Di gjithashtu se babai i tij ka qenë në burg, sepse ka qenë i dënuar, unë nuk e di. Ka disa njerëz të afërt në Jugosllavi dhe ka pasur korrespodencë me ta. Mbasi di dhe që i kanë ardhur dhe pako me mallra, si për shembull një orë dore e markës "Darvil", të cilën ma ka shitur mua, Vilsonit, me çmimin 1000 lekë. Këtë orë unë e kam marrë nëpërmjet N.Lekës, vjehrrës së tij...

Hetuesi:- Nëse e keni këtë orë aktualisht dhe dini se në çfarë rruge ka hyrë ajo brenda kufijve të RPSH?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Orëne markës "Darvil" e kam aktualisht unë, Vilsoni. Di vetëm që kjo orë i ka ardhur nga jashtë shtetit B.Canes, se në ç'rrugë, nuk e di.

Hetuesi:- Çfarë keni tjetër për të thënë i pandehur lidhur me sa u pyetët më sipër?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Përsa u pyeta më sipër dhe u dhashë shpjegime, ata janë ashtu siç u shpjegova dhe nuk kam asgjë për të shtuar ose sqaruar.

Procesverbalin pasi e lexova, vërtetoj se thëniet e mia janë shënuar drejt.

I pandehuri: Vilson Blloshmi(Firma)Hetuesi: Merdar Hasa(Firma).

Një seancë hetimore, vetëm një pyetje!

Procesverbal : "Mbi pyetjen e të pandehurit Vilson Blloshmi). Datë 9.9.1976

Unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, M.Hasa, rimarr në pyetje të pandehurin Vilson Blloshmi.

Hetimi fillon ora 21:00 dhe mbaron në orën 01:00

Hetuesi:- Çfarë keni për të thënë rreth akuzës që ju bëhet për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë nuk kam bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.

Procesverbalin pasi e lexoj, e nënshkruaj

I pandehuri: Vilson Blloshmi(Firma) ,Hetuesi: Ligor Kondili(Firma)

Të nesërmen, poeti "armik" përsëri në seancë hetimi

Procesverbal : "Mbi pyetjen e të pandehurit Vilson Blloshmi).

Librazhd, sot më datë10.9.1976 unë L.Kondili, hetues i Degës së P. Brendshme Librazhd, rimora në pyetje të pandehurin Vilson Blloshmi.

Pyetja filloinë orën 21:30 e mbaroi në orën 01:30

Hetuesi:- Na shpjegoni ju i pandehur mbi ................................përvetimet që keni bërë ju vetëm e në bashkëpunim me persona të tjerë.

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë nuk kam vjedhur asgjë në pasuri të kooperativës, as vetëm dhe as në bashkëpunim me persona të tjerë. Në lidhje me librat që janë në shtëpinë time dhe janë me vulë, unë them se në kohën që i kam marrë dhe i kam lexuar më kanë ngelur pa i dorëzuar. Kështu që më kanë ngelur në shtëpi....

Hetuesi:- Na shpjegoni ju i pandehur se me cilët persona keni zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë nuk kam zhvilluar agjitacion e propagandë. Tjetër gjë nuk kam ç'të them.

I lexoj dhe i nënshkruaj.

I pandehuri: Vilson Blloshmi(Firma)Hetuesi: Ligor Kondili(Firma)

Vazhdon hetimi....

(Hetimi i radhës 15.9.1976. Pyetja e Vilson Blloshmit fillon në orën 18:00 dhe mbaron në orën 20:00)

Hetuesi:-...Në procesin e datës 12.8.1976, ju i pandehur, keni thënë se meqenëse ju nuku është dhënë e drejta për të ushtruar profesionin e arsimtarit, kjo ju bën që të mendonitdhe të ndjenit pakënaqësi kundër pushtetit popullor, i cili ia u kishte privuar këtë të drejtë? Çfarë keni dashur të thoni me këtë? Dhe kur ju ka lindur kjo pakënaqësi?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Është e vërtetë se nuk më ka ardhur mirë që nuk më është dhënë e drejta për të ushtruar profesionin si arsimtar, pasi kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike. Kjo nuk më është dhënë se unë kisha përbërje të keqe politike. Kjo më ka lindur pasi unë mbarova shkollën e mesme në vitin 1966....

Hetuesi:- Në një nga blloqet tuaja është shkruar nga ju: "Kur e tanishmja është e tmerrshme, njeriu jeton me kujtesën e të kaluarës, por çengel për mua as e kaluara, as e tashmja nuk më qetëson aspak, por më hidhëron më tepër, brenda meje rritet dita-ditës". Çfarë keni dashur të thoni ju i pandehur me këtë?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë në vitin 1972 e shikoja veten time të mërzitur dhe jetën time e shikoja të tmerrshme, prandaj unë jetoja me kujtesën e të kaluarës, unë në këtë vit isha i sëmurë.

Hetuesi: - Këtë shënim ju i pandehur e keni bërë në vitin 1974, atëherë si është e mundur?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë jam me shkarje stomaku.

Hetuesi:- Çfarë të kaluar kujtoni ju i pandehur?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë kujtoja të kaluarën e jetës time.

Hetuesi: - Çfarë të kaluar kishit ju i pandehur, kur ju në kohën që jeni rritur, babai juaj ka qenë në burg për agjitacion e propagandë?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Këtëkujtesë me të kaluar të keqe kujtoja unë, atëherë unë isha bërë pesimist për jetën. Më poshtë themè se unë kam kaluar, se kur unë si të kaluarën dhe të tanishmen kisha të keqe; unë mërzitesha dita-ditës më tepër.

Hetuesi:- Përse ju i pandehur e shikonit të tanishmen të tmerrshme?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Kjo ishte një mërzitje e imja, prandaj unë kam shkruar kështu.

Për sa thashë më sipër, i lexoj dhe i nënshkruaj me firmën time.

I pandehuri: Vilson Blloshmi(Firma)Hetuesi: Ligor Kondili(Firma), Asistoi: Petrit Azemaj(Firma).

Tre dit më pas, poeti përsëri para hetuesve

(Hetimi i radhësdata 23.9.1976. Përballë hetuesit L.Kondioli, i akuzuari Vilson Blloshmi jep shpjegime. Pyetja filloi në orën 21:00 dhe mbaroi në orën 24:00)

Hetuesi:- Na shpjegoni ju i pandehur mbi veprimtarinë tuaj armiqësore?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë nuk kam ç'të them në lidhje me këtë.

Hetuesi:- Nëse ju i pandehur keni pasur ndonjë shok me emrin Kiçi?

I pandehuri Vilson Blloshmi:- Në vitin 1973 unë punoja në Stravaj. Aty jam njohur me H.Bardhoshin i cili ishte nga Qukësi dhe punonte shofer aty. Ai më ka dërguar edhe një letër, më kujtohet se ai më ka shkruar në letër që unë të mos mërzitem, pasi ishte koha që unë isha pushuar nga puna.

Procesverbalin pasi e lexoj, e nënshkruaj.

I pandehuri: Vilson Blloshmi(Firma)Hetuesi: Ligor Kondili(Firma). (Burimi. Dosja origjinale "Blloshmi-Leka" F. 233-235)

(Vijon nesër)

Nga literatura e huaj kam lexuar Stendalin, Hygon, Myze, Zolan, Balzak, Bodler etj. Qëllimi që unë i kam studiuar këta autorë të huaj ka qenë jo veprimtaria armiqësore, por për të rritur horizontintim kulturor, apo për të krahasuar në përkthime tekstin në shqip me origjinalin në gjuhën frënge, dhe nga ana tjetër për kuriozitet. Veç autorëve, unë u kam marrë gjërat pozitive dhe nuk kam marrë asgjë negative. Lidhur me sa kam mësuar nga studimi i këtyre shkrimtarëve të huaj, nuk kam diskutuar me njeri...

Ditë-netët në qeli, për poetët Blloshmi dhe Leka në, mesvitin 1976 ishin të mbushura me tensionin e hetimeve për akuzat në ngarkim, përkatësisht të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit dhe sabotim ekonomik. Ndodhte që i merrnin në pyetje 2-3 herë në ditë, por dhe i "harronin" për një muaj apo më shumë. Presioni fizik e moralnga akuzat pa fund, ballafaqimi me dëshmitarët, i kishte ndërgjegjësuar ata për një ndëshkim të rëndëqë i priste..

Unë nuk kam vjedhur asgjë në pasuri të kooperativës, as vetëm dhe as në bashkëpunim me persona të tjerë. Në lidhje me librat që janë në shtëpinë time dhe janë me vulë, unë them se në kohën që i kam marrë dhe i kam lexuar më kanë ngelur pa i dorëzuar. Kështu që më kanë ngelur në shtëpi....


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML