Poetet Nr. 7
Ekskluzive / Nga dosja origjinale hetimore e arrestimitnë këtë numër po japim vazhdimin e ballafaqimit të poetit "armik" Vilson Blloshmi në hetuesi, pyetjet e hetuesve, si dhe përgjigjet e tij lidhur me "veprimtarinë armiqësore", pakënaqësinë ndaj pushtetit popullor, literaturën e huaj, personat që kanë bashkëpunuar në këtë veprimtari "armiqësore"
(Vijon nga numri i kaluar)
Pothuaj çdo ditë, herë-herë dhe deri vonë pas mesnate, poeti "armik" Vilson Blloshmi, i akuzuar për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", është i detyruar t'u nënshtrohet seancave të pafund të hetimit. Nga dosja hetimore "Blloshmi-Leka", në vazhdim, shkëputur nga origjinali(Arkiva e Ministrisë së Brendshme), po japim seancën e radhës ku hetuesit i kërkojnë poetit të pandehur të japë shpjegime lidhur me literaturën e huaj që ka lexuar e ka konspektuar në bllokun e tij, shokët e tij, personat që kanë lexuar këtë literaturë. Kështu, poetët e shkrimtarët e njohur botërorë Stendal, Hygo, Myze, Zolan, Balzak, Bodler, të ndaluar në Shqipëri, bllokuar si "literaturë provë" në shtëpinë e poetit, bëhen shkas për kryqëzimin e tij...
Procesverbal : "Mbi pyetjen e të pandehurit). Datë 12.08.1976
Unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, M.Hasa, mora në pyetje të pandehurin Vilson Blloshmi.
Hetimi fillon ora 08:00 dhe mbaron në orën 14:00.
Hetuesi:- Vazhdoni të na flisni për aktivitetin tuaj armiqësor, të shprehur në ditarin tuaj, si dhe mbi lidhjet e tjera shoqërore që keni!.
I pandehuri Vilson Blloshmi:- Përveç shokëve të tjerë që unë kam pasur më parë dhe që bëjnë pjesë në rrethin tim shoqëror, është dhe M.Arolli në Elbasan, S.Këmpula nga katundi Skroskë dhe S. Cekrezi nga katundi Mjekës i Elbasanit. Me të parin jam njohur në ushtri, rrethanat biografike hollësisht nuk ia di, ndërsa me S.Këmpulën jam njohur në Përrenjas. Me të kam fjetur në një dhomë nja 2-3 muaj, në dhomë ishim 4 veta. Përveç nesh ishte dhe N.Muratinga Çermenika, si dhe Sh.Zemneli nga Qukësi. Marrëdhëniet me ta i kam pasur të mira , nuk jam futur në diskursione me ta, më afër kam qëndruar me S.Këmpulën, me të cilin kam pasur dhe korrespodencë.
Në një nga ditarët e mi kam shkruar dhe dy rreshta për njeriun, i kam shkruar në dimrin e vitit 1973 në Holtë. Kam shkruar se "Njeriu është bajga më e ndyrë që ka bërë b... e natyrës!". Këtë shprehje e kam marrë nga një libër, pasi unë, si zakonisht, lexoja shumë, por nuk më kujtohet se ku e kam gjetur një shprehje të tillë. E kuptoj se ditarin tim unë duhet ta pasuroja me shënime e mbresa të mira, nga jeta e puna, por ja që një shkrim të tillë tani që po e shoh më indinjon, më prek e më mërzit që pse unë ta lexoj e ta shkruaj në ditar. Një shprehje e tillë ul rolin e njeriut në shoqëri, e poshtëron atë, e tipizon me bajgën, ndërsa thuhet e dihet që njeriu është kapitali më i çmuar, sipas Stalinit. Mua tani më vret ndërgjegjja, pasi si i ri që isha mund të shkruaja për rolin pozitiv në jetë e në shoqëri të njeriut. Tani e kuptoj se sa gabim është të citosh kundërthënie të tilla që i kundërvihen realitetit objektiv tek ne. Unë nuk jam thelluar, dhe të gjykoja më drejt për këtë çështje, prandaj insistimin e hetuesit për këtë problem e quaj të drejtë....
Një poezi tjetër në ditarin tim është ajo "Lul Kuqet". Këtë e kam përkthyer nga frëngjishtja, nga Lamartini, në vitin 1973. Edhe kjo poezi, fund e krye përshkohet nga fryma e idealizmit dhe ajo e pesimizmit, sepse ai e redukton jetën. Tani e kuptoj, mund të mos i isha futur fare një studimi të tillë që përshkruhet nga pesimizmi, por diku, në një material, më duket tek "Nëntori"(revistë) kam parë se edhe De Rada shkruante për Lamartinin. Unë e kuptoj drejt se kam bërë gabim, dhe mund të quhet edhe faj, se reokupacioni dhe zelli për studimin e Lamartinit ka qenë jo i drejtë....
Në bibliotekën e Tiranës kam lexuar diçka dhe për Viktor Hygonë, bile dhe kam kopjuar një pjesë me titull "Ditën e nisjes sime". Këtu ai pranon lindjen e jetës nga zoti, pra del si idealist. Thjeshtë, konceptin e hedhjes në ditar të një përmbajtje të tillë, pavarësisht nga roli pozitiv që ka Hygoj tek të tjerat, unë e quaj gabim, e sidomos shprehjen në rreshtin e fundit...
Në muajin shkurt 1972, po në ditarin tim, kam shkruar 7 rreshta të cituara nga Racime Ester me titull: "Një nga izraelitet më të reja", ku thuhet: "Medet, përse, për ç'krim të heq tërë këtë brengë akoma kaq e re, jeta ime po çel dhe është në fillim, si një lule që do të bjerë përdhe që ka parë veç një agim. Medet, përse, për ç'krim, të heq këtë brengëakoma kaq të re". Në thëniet e Recine Ester unë kam ndjerë veten time, pse të vuaj kaq i ri, pse të brengosesha, ç'krim kisha bërë, unë isha fare i pafajshëm. Në fund të fundit unë nuk duhet të lexoja dhe ta citoja duke e shkruar dhe në ditar. Këtu më ka pëlqyer edhe ana teknike, konstrukti i strofës. Meqë është rasti, përsëri e theksoj se tek unë ishte kultivuar ndjenja e pesimizmit dhe e quaj veten fajtor pa faj, nuk isha unë fajtor, veç prindërit, babai e xhaxhai siç kam theksuar më lart. Por unë kështu e shikoja dhe e kuptoj atë...
Nga gjithë ky diskutim në hetuesi, tërheq konkluzionin se s'duhet t'i studioja dhe as t'i ruaja në ditar këto gjëra.
Në vitin 1966, në provimin e maturës në shkollën Pedagogjike në Elbasan, një shoqeje të klasës sonë i ra për të folur për diktaturën e proletariatit, se ç'është diktatura e proletariatit? Por ajo u nxitua dhe tha se "..diktatura e proletariatit është diktaturë fashiste". Të gjithë ne nxënësit u çuditëm me përgjigjen e saj. Unë, Vilsoni, isha duke dhënë provim me këtë vajzë dhe meqë ajo nuk e dinte, më pyetën dhe u përgjigja unë. Ka mundësi që këtë ta dijë dhe S. Hyka, i cili ishte në shkollën Pedagogjike. Tani unë nuk mbaj mend se me kë dhe kur mund ta kem biseduar. Me S. Hykën kemi biseduar për probleme librash pasi me të jam takuar herën e fundit kur ai erdhi në Bërzeshtë.
Procesverbali, pasi u lexua dhe pashë se thëniet e mia janë shkruar drejt, e firmos.
I pandehuri: Vilson Blloshmi
Asistuesi: N. Vila
Hetuesi: M. Hasa
Procesverbal : "Mbi pyetjen e të pandehurit). Datë 12.08.1976
Unë, hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, M.Hasa, mora në pyetje të pandehurin Vilson Blloshmi.
Hetimi fillon ora 17:00 dhe mbaron në orën 23:00.
Hetimi i dytë brenda ditës
Hetuesi:- Na shpjegoni se çfarë doni të thoni me shprehjen që keni shkruar në bllokun tuaj "Si të mos jesh? Duke qenë zjarr e duke pasur fqinj barutin!?". Çfarë doni të thoni me këtë?
I pandehuri Vilson Blloshmi:- Në këtë kohë që pyetem për këtë shprehje e pranoj se është shkruar me dorën time, nuk jam në gjendje të përgjigjem. Kjo është e lidhur me natyrën time pesimiste për jetën. Unë e kuptoj se kam shkruar dhe këto shkrime përbëjnë faj, por nuk di se si ta shpjegoj dhe e ndjej veten si një magazinë pa inventar...
Siç kam shpjeguar edhe në proceset e mia të mëparshme, këto janë të lidhura me ekzistencën time, me pesimizmin tim për jetën dhe për shoqërinë që më rrethon. Vetë natyra ime ka qenë pesimiste, i kam parë gjërat në regres dhe jo në progres; ashtu si kjo janë të gjitha rastet që kam cituar këtë kuptim kanë. Edhe se disa deponime të miat i përsëris, por prapë është vendi ta them se gjithmonë e ndjeja veten të vetmuar. Një nga arsyet kryesore është ana klasore, masat e marra ndaj familjes me burg, e pavarësisht se isha i liri, dalja e titullit kulak dhe mosushtrimi i profesionit si arsimtar kultivonin tek unëpesimizmin për jetën, që domethënë,jetën time e shikoja pa asnjë perspektivë për të ardhmen.
Duke u ballafaquar me literaturë të ndaluar reaksionare që më janë gjetur në shtëpinë time, shpjegoj se këto grumbullohen, ruhen dhe propagandohennga një njeri armik i pushtetit dhe i Partisë, për rrjedhim që kam bërë një veprimtari të tillë, unë jam armik...
Lidhur me qenien time me Genc Lekën në zbor në Breg-Plep, kemi biseduar lidhur me grindjen e gruas time me gruan e tij, Xhulin, si dhe si shoku im më i ngushtë në fshat, kam diskutuar lidhur me sa kam studiuar nga autorë të huaj si Bodler etj..., dhe kam marrë dhe mendimin e tij.
Procesverbalin, pasi e lexoj, thëniet e mia janë shkruar drejt dhe i vërtetoj me firmën time.
I pandehuri: Vilson Blloshmi(Firma)Hetuesi: M. Hasa(Firma).
Hetimi në vazhdim
Hetuesi:-...Po, vazhdorreth bisedës me Sami Hykën!!
I pandehuri Vilson Blloshmi:- ... Veç kësaj, në korrik 1976, me Hykën kam biseduar duke i treguarpër hallet e mia familjare dhe punën, duke e shoqëruar me një anekdotë si më poshtë: "Ishte një njeri që do takonte dhe zotin në mal. Një fukara i tha atij që ta pyeste perëndinë për të, dhe ai e pyeti. Perëndia ju përgjigj që të shkojë në filan shpellë, dhe sa ujë rrjedh atje, aq është fati i tij". Me këtë anekdotë, unë Vilsoni desha t'i tregoj S.Hykës se dhe fati im kaq është, as dhe një pikë më shumë...
Hetuesi:- Çfarë fati kërkoni ju i pandehur kur jeni lindur dhe rritur në pushtetin popullor që ndërton me sukses socializmin në Shqipëri?
I pandehuri Vilson Blloshmi:- Kjo ka lidhje që unë mbarova shkollën pedagogjike dhe nga 208 nxënës vetëm unë nuk u emërova si arsimtar. Shokët e mi punonin si arsimtar, unë jo. Kjo bënte të mendoja dhe ndjeja pakënaqësi ndaj pushtetit popullor që ma kishte privuar këtë të drejtë.
Hetuesi:- Çfarë doni të thoni me citatin që keni shkruar në ditarin tuaj këto fjalë: "Jeta është një humnerë e madhe, në të cilën zhytemi më thellë, duke pandehur se po dalim!!"?
I pandehuri Vilson Blloshmi:- Me këtë dua të them se sa më shumë të thellohesh në mendime mbi jetën, aq më në humnerë futesh...
Jeta në fakt nuk është një humnerë, por unë e paraqes kështu, sepse po të thellohesha shumë nuk arrin të përcaktosh dot mendimetë sakta për jetën...
Sot unë po e kuptoj se jeta nuk është humnerë, por për atë duhet të punosh për ta bërë të begatshme e të lumtur...
Hetuesi:- Çfarë doni të thoni me citatin që keni shkruar në ditarin tuaj(bllokun tuaj) ku shkruani: "Si të mos jesh, duke qenë zjarr e duke pasur fqinj barutin!"
I pandehuri Vilson Blloshmi:- Këtë citat që mua më kërkohet ta shpjegoj, se nuk më kujtohet, më vonë do të shpjegoj kuptimin e saj....
Hetuesi:- Ku i keni marrë librat me përmbajtje fetare, cilat janë "Dashuria e gruas", "Thelbi i qëllimit dhe udha e shpëtimit", "Muhamedi" etj., me përmbajtje dekadente e fetare. Pse i ruani në shtëpinë tuaj dhe kush është njohur me to?
I pandehuri Vilson Blloshmi:- Këto libra i mbaja si kujtim, të lëna nga gjyshi Selman Blloshmi. Këto janë lexuar nga çdokush që ka mundur në shtëpinë tonë, si dhe miq e të afërm që kanë ardhur...
(Vijon)
I pandehuri, poetiVilson Blloshmi, rreth pyetjes së bërë përgjigjet: "Kjo ka lidhje që unë mbarova shkollën pedagogjike dhe nga 208 nxënës vetëm unë nuk u emërova si arsimtar. Shokët e mi punonin si arsimtar, unë jo. Kjo bënte të mendoja dhe ndjeja pakënaqësi ndaj pushtetit popullor që ma kishte privuar këtë të drejtë!".
Vetë natyra ime ka qenë pesimiste, i kam parë gjërat në regres dhe jo në progres; ashtu si kjo janë të gjitha rastet që kam cituar këtë kuptim kanë. Edhe se disa deponime të miat i përsëris, por prapë është vendi ta them se gjithmonë e ndjeja veten të vetmuar. Një nga arsyet kryesore është ana klasore, masat e marra ndaj familjes me burg, e pavarësisht se isha i liri, dalja e titullit kulak dhe mosushtrimi i profesionit si arsimtar kultivonin tek unëpesimizmin për jetën, që domethënë,jetën time e shikoja pa asnjë perspektivë për të ardhmen.
Në vitin 1966, në provimin e maturës në shkollën Pedagogjike në Elbasan, një shoqeje të klasës sonë i ra për të folur për diktaturën e proletariatit, se ç'është diktatura e proletariatit? Por ajo u nxitua dhe tha se "..diktatura e proletariatit është diktaturë fashiste". Të gjithë ne nxënësit u çuditëm me përgjigjen e saj. Unë, Vilsoni, isha duke dhënë provim me këtë vajzë dhe meqë ajo nuk e dinte, më pyetën dhe u përgjigja unë. Tani unë nuk mbaj mend se me kë dhe kur mund ta kem biseduar...