Premte, 22 Gusht 2008 00:21:51
    

Lexoni versionin Print

Mjekët në QSUT: Do marrim bakshishe se kemi paga qesharake

Pagat e mjekëve janë qesharake ndaj dhe ryshfetet do të vazhdojnë të jenë evidente. Kështu, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare nuk kanë ngurruar të pranojnë në mënyrë të hapur se pranojnë bakshishe.

Eglantina Bardhi
Shtune, 12 Korrik 2008 08:56:00

 

Kirurgët e QSUT-së pohojnë se janë viktima të sistemit shëndetësor njësoj si pacientët. Të bëhen reforma të thella

Pagat e mjekëve janë qesharake ndaj dhe ryshfetet do të vazhdojnë të jenë evidente. Kështu, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare nuk kanë ngurruar të pranojnë në mënyrë të hapur se pranojnë bakshishe. Ndërkohë kirurgët më të njohur të këtij spitali theksuan dje se janë viktima të sistemit të kalbur shëndetësor, njësoj si pacientët dhe për këtë nuk ndihen aspak fajtorë. Të ndodhur përballë kësaj situate ata kërkuan dje një reformim të thellë të sistemit shëndetësor, pasi ky sektor funksionon ende me ligjin e vitit 1963.

Ryshfetet

Nuk preferojnë t’i quajnë ryshfete, por bakshishe, dhe këto tashmë i kanë legalizuar pasi e quajnë si një fenomen normal. E megjithëse nuk ndihen aspak mirë me atë situatë ata theksojnë se fakti që pranojnë para nga pacientët, nuk është për faj të tyre, por për faj të pagave qesharake që nuk justifikojnë punën e bluzave të bardha. “Që të jetojmë me paga qesharake, rreth 300 mijë lekë të vjetra në muaj, do të thotë se mjekët nuk duhet të mbajnë celular, duhet të vijnë në punë me biçikleta, pasi nuk mund t’ia lejojnë vetes të kenë një makinë, se për ta është luks dhe duhet të vishen me rroba gabi”,- thekson kirurgu i përgjithshëm në QSUT, Arben Gjata, duke shtuar se indiferentizmi për vlerësimin e bluzave të bardha ka sjellë edhe stimulimin e korrupsionit në këtë sektor. Ndërsa kardiokirurgu, Arben Baboçi pohon se për sa kohë pagat e bluzave të bardha janë qesharake kjo do të stimulojë marrjen e bakshisheve, pasi atyre u duhet të sigurojnë mbijetesën.

Reformimi

Të reformohet gjithë sistemi shëndetësor, në të kundërt, ky sektor do të jetë problematik dhe pacientët nuk do të marrin shërbim korrekt. Ky ka qenë apeli i mjekëve të QSUT-së drejtuar qeverisë, dukë theksuar se shëndetësia nuk duhet të mbahet më peng i politikës. “Jemi njësoj, viktima të sistemit, si ne dhe pacientët. Mjekësia shqiptare funksionon ende me një Ligj të vitit 1963, duke detyruar mjekun të jetë barriera e vetvetes në përballjen me pagat e ulëta dhe dëshirën për të fituar të ardhura të mjaftueshme”,- pohon kirurgu Arben Baboçi duke theksuar se duhet të futen sa më shpejt në lojë Sigurimet Shëndetësore. Duke iu referuar arrestimit pak ditë më parë të kirurgut Kastriot Dautaj, mjekët kanë deklaruar se ndryshimi nuk vjen duke goditur individë të veçantë. Sipas mjekëve, nëse sistemi shëndetësor nuk i nënshtrohet reformave të shpejta brenda disa viteve, figurat më të njohura të tij rrezikojnë të braktisin shërbimin publik, për t’iu drejtuar klinikave private.

Ndoka: Ryshfetet janë të papranueshme

Janë të papranueshme, deklarime dhe pranime publike të fenomenit të dhuratave financiare apo ryshfeteve. Kështu u është përgjigjur deklaratave të kirurgëve të QSUT-së, kreu i Shëndetësisë, Nard Ndoka, duke theksuar se asnjë zyrtar i shtetit, punonjës apo individ që pretendon të bëjë pjesë në elitën e shoqërisë, nuk mund të tolerohet në përpjekjet për të mbajtur gjallë mentalitetin e bakshishit. Ndërkohë ministri Ndoka ka pohuar se do të mbështesë organet e drejtësisë, në hetimet ndaj çdo punonjësi të shëndetësisë që abuzon me profesionin dhe ligjin.

Gjata: Kardiologjia mbyllet 2 herë në vit për shkak të infeksioneve

Infeksionet spitalore ndodhin shpesh dhe kjo nuk është e jashtëzakonshme. Kështu u shpreh kirurgu i përgjithshëm në QSUT, Arben Gjata, i cili shpjegon se vetëm pavioni i Kardiokirurgjisë është mbyllur 40 herë, për 20 vitet e fundit. Ndërkohë, kardiokirurgu Ben Baboçi pohon se në Kardiokirurgji nuk ka virus vdekjeprurës, siç konfirmuan të premten gjatë një konference për shtyp, mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Kardiokirurgjia e QSUT-së është krenari kombëtare dhe sallat e saj janë të përshtatura sipas kushteve të BE-së. Në to punojnë edhe ekipe mjekësh të huaj, që vlerësojnë kualitetin dhe protokollet e mjekimit”,- pohon Baboçi duke theksuar se sallat e Kardiokirurgjisë dezinfektohen çdo javë. Sipas tij, gjatë këtij viti në Kardiokirurgji (QSUT) janë operuar 250 persona dhe vdekshmëria nga infeksionet ka qenë 0.5 për qind. “Të operuarit e këtij viti kanë qenë nga mosha 4-muajsh deri në 80 vjeç, dhe asnjë nuk ka vdekur”,- tha Baboçi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Kreshni: - 08-09-08
    Mbreti pranonte Bakshish.Por jo nga MERTURI

    Akoma me Mbreteri????
    Sot ka ndryshuar Puna.
    Edhe atehere dhe sote te varferit nuk mund te japin akshishe qe esht nje forme Ryshfeti- Takse ne te holla ose ne Natyre.Ketu ne Amerik nuk blihet vetura me nje pag.Ase qe pretendohet.
    Por ka metoda KREDI.
    Faje esht i shtetit.
    Le ti lejojn klinikat PRIVATE.
    Te paguajn Taksat dhe ti nenshtrohet ligjit klnika private.
    Edhe atje te pranohen sigurimet kartat.
    Ketu-Doktori nga natyra ska kohe te merret me leke.
    Ketu minutat jane te normuara per 10 ore qe punon mjeku infermeri e kushdo ne mjeksi.
    Nuk ju pelqen fjala Ryshfet dhe kthehet ne Peshqesh.
    Po kjo kushtezon viziten operacionin.
    Nje Doktor Otorinolaringolog Assisten New york university,Drejtors,departamenti i dergova nje kartolin urime per krishtlindjet e vitin e ri.
    Ishet me disa koleg duke hecur Ndaloj e ju tha;Ky esht pacinti me i dashur per mua.Me ka derguar nje kartolin shume te mire
    Vertet dergohen peshqeshe por jane simbolike dhe nuk i dergohet vetem doktorit .Ti mund tja japish kujt te duash por ai e dergon tek DESKU ne qender dhe e vendosin ne nje SHPORT ku marrin si personeli dhe VIZITORET
    PSH Karamele,Cimcakize,Cekollata,bonbone tej.
    Por e kan kulture dhe per nder e thone hapur i solloi x apo y pacient.
    Nuk esht kusht per vizit ose operacion.
    Bile kur mjku mbaron pune ase nuk te shikon por lane duart e merr e largohet,infernmjeria merret me perpunimin etj.
    Njeriu shpezon sa te kete.
    Por rroga ka kufi.
    Ne qoft se duan me shume te punojn ne shume qendra e institucione sic punojn kete
    Ka spital qe pagujan 50 mje diollar ne vite por ka dhe me 100 mije.Ai qe esht i zoti e testohet te 100 fiton ai tjetri ngelet tek 50.
    Nuk diskutohen kushtet ne spital duhet jen shume te mira.
    Mjket ti pais me celular spitali,Celulari esht mjet pune.
    Duhet me domosdo mjkeu te ndiqet edhe ne mes nates te thirret ne urgjenc kudo te juete.
    Veturat duhet jepen me kredi
    Ka hikur koha mjeku te udhtojn me Urban,Biciklst.Me kujtohet nje mjk shume i nderuar Dr.Gaqo Trebicka ne Gusht te veres udhtonte me biciklet dhe ne stuhi me shi po me biciklet.Hiken ato kohe.
    Mjkeu ne Drek te kete pushim e dhe punonjesit per Dreke te garantuar ne restorant apo menc shterore ose pivate.
    Nuk them qe te kene pagen e Dr.ne amerik apo Gjermani por ne korelacion me pagat e nenpunsve te tjere.
    Dr.Kreshniku
    New York
    (Gusht 08

  • Merturi USA: - 07-13-08
    Bakshishi nuk eshte korrupsion.

    Ndokes ia don puna ,detyra per te shprehur mendime te tilla rigoroze.Po bagshishin e pranon dhe Mbreti e jo ma nji njeriu qi nuk i del jetsa,po sa me shtye diten m'dite.Mjeket te jen korrekt me aftesit profesionale ne shpetimin dhe permiresimin e shendetit te popullit,po bakshishin ne kuptimin e mire te fjales bakshish ta pranojne qe cke me te.Bakshishi eshte nji tradite qe ushqehet nga njeriu per te vlersuar punen duke treguar nji konsiderat ndaj personit ne rastin tone ,Mjekut.Mjeku duhet ti vlersojn njisoj paciente per jeten.Duke kryer sherbimin me rrigorozitet.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML