Premte, 22 Gusht 2008 00:40:58
    

Lexoni versionin Print

Petrela: Shëndetësia, peng i tre plagëve të sistemit

Buxhet i ulët, administratë e paqëndrueshme dhe mbi të gjitha mangësi të theksuara të formimit profesional të mjekëve të rinj. Madje edhe projektligji, i cili parashikon që spitalet të futen në skemën e Sigurimeve Shëndetësore shihet me dyshim sa i takon zbatueshmërisë dhe efekteve që do të sjellë.

Eglantina Bardhi
Shtune, 14 Qershor 2008 08:25:00

Buxhet i ulët, administratë e paqëndrueshme dhe mbi të gjitha mangësi të theksuara të formimit profesional të mjekëve të rinj. Madje edhe projektligji, i cili parashikon që spitalet të futen në skemën e Sigurimeve Shëndetësore shihet me dyshim sa i takon zbatueshmërisë dhe efekteve që do të sjellë. Këto janë problemet kryesore që po mundojnë sistemin shëndetësor në vendin tonë. Kështu, shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë, Prof.Mentor Petrela në një intervistë për gazetën “Shekulli” shpjegon hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë emergjente për të ndryshuar situatën.

Në projektligjin që pritet të kalojë në Këshillin e Ministrave parashikohet që spitalet të futen në skemën e Sigurimeve Shëndetësore. A mendoni se sistemi ynë është gati për këtë ndryshim, dhe efektet që do të sjellë kjo skemë?

Sistemi i Sigurimeve Shëndetësore do, së pari, faturën e shërbimeve. Sistemi i sigurimeve në spital nuk do sjellë mrekullitë, pasi nuk do të jetë ai që do të shërojë të sëmurët, por ai do të jetë vetëm rregullator i mekanizmit që spitalet të funksionojnë më mirë dhe ai që është kontribuues t’i shërbehet me korrektësi. Kështu, që të shërbesh korrekt, sistemi i sigurimeve duhet të kërkojë faturën. Lind pyetja, nëse është në gjendje gjithë administrata shëndetësore që të nxjerrin në fund të kartelës edhe një faturë për të gjitha shërbimet, duke filluar që tek portieri e deri tek kostoja e fletës së një kartele. Pra, ky sistem kërkon një administratë me kulturë ekonomike që sigurimet të angazhohen. Pyetja lind a e kemi ne këtë administratë? Sigurisht që jo. Deri më sot, më tepër ka patur fjalë dhe slogane politike sesa unitete të mirëfillta që të përgatisin këtë faturë në mënyrë reale. Kjo do shkollë, do njerëz.

Ju thoni se problemi qëndron tek mungesa e specialistëve në administratë?

Në fakt, nuk është vetëm ky problemi që mundon sistemin shëndetësor. Megjithatë, mund të them se njerëzit ne i kemi patur por ndryshimet në administratë vazhdimisht i kanë hequr të drejtën edhe dikujt që mund të ketë patur ndonjë shkëndijë për të realizuar reforma të dobishme për futjen e spitaleve në skemë. Pra, nuk besoj se aktualisht të kemi njerëz që të përgatisin dhe të punojnë kartelën nga ana e shifrës.

A mendoni se buxheti i vogël për Shëndetësinë, është ndër shkaqet kryesore për situatën problematike në sistemin shëndetësor?

Një industrialisti gjerman, kur i thanë që kë kapitalin, mjetet dhe njerëzit, dhe i duhej të zgjidhte njërën nga këto, ai zgjodhi njerëzit. Problemi mendoj se fillon tek njerëzit dhe natyrisht ka të bëjë edhe me buxhetin. Me buxhet 3 për qind në vit, nuk mund të pretendohet të ketë mjekësi. Këtë nuk e kam thënë unë, por e kanë thënë organizma ndërkombëtare shumë të rëndësishme. Merrni shembull vendet rreth e rrotull. Njerëzit duhet të jenë të qartë se nuk ka si të ketë mjekësi të mirë në Shqipëri kur harxhohen 80 euro për frymë, bashkë me bashkëpagesën që bëjnë të sëmurët, kur në Greqi kjo shumë është 1900 euro, në Itali rreth 2800 euro dhe në Slloveni është 1800 euro. Pra problemi është se mungojnë njerëzit mungojnë dhe aparaturat. Pra, mendoj se dy janë anët negative për shëndetësisë, që është sistemi administrativ që çalon dhe mungesa e buxhetit dhe me gisht tregohet personeli mjekësor, i cili nuk është përgjegjës fare. Ka gjynahet e veta për një pjesë, por nuk është ai përgjegjësi për këtë.

Petrela:

Asnjë qeveri nuk ka treguar seriozitet në formimin e njerëzve

Profesor Mentor Petrela shpjegoi se si mund të rregullohet sistemi shëndetësor në vendin tonë. Këta ai e filloi pikërisht nga formimi i specialistëve. “Së pari, duhen njerëz. Por formimi i njerëzve ka kosto pasi ata nuk formohen menjëherë. Njerëzit duhet t’i përgatisësh me dekada. Në këtë drejtim nuk ka patur seriozitet në asnjë qeveri. Pra nuk janë harxhuar para nga qeveria për këtë drejtim”,- pohon Petrela. Ndërkohë ai shpjegon se për të ilustruar këtë fakt mori shembull Fletoren Zyrtare të kohës së Zogut, të viteve ’38. Në këtë Fletore kishte rreth 100 specialistë që studionin për mjekësi me paratë e tyre jashtë shtetit dhe 98% ishin nga buxheti i Qeverisë së Zogut. “Në atë kohë në fakt nuk ka patur universitet, por bëheshin specializime jashtë. Sot ka universitet, por duhet të ekzistojë një buxhet që të dërgojë specialistë në mjekësinë respektive të vendeve të zhvilluara. Kjo nuk ka filluar. Pra unë jam me parimin që më intereson njeriu, por jo milionat e miliardat”,- thekson Petrela.



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Urim Çerkini,Mjek,Ferizaj,Kosovë: - 06-18-08
    Stimulimi i krijimit te njerezve profesionist mjekesor le shume per te dëshiruar -

    Vet fakti se ne Kosovë dhe Shqipëri investimet per fushen e shëndetësisë jane ne nivelin e vendeve te treta te kontinentit afrikan flet per vehte dhe nuk mund te pretendojme te kemi kualitet te sherbimeve,jo per mungese te aftesise se kuadrit mjekesor por edhe per gjerat elementare pa te cilat nuk mund te imagjinohet puna e mantelbardheve.Te mos kesh nje gjilpere sterile per inxheksion ne shekullin e internetit vertete eshte nje non sens dhe nje conditio sine qua non ne te njejten kohe.Perkrahe ne teresi mendimet e Profesor Petrelës për sa u tha ne intervisten e Tij.Uroj qe sa me shpejte qe te jete e mudur qeveritë e të dy shteteve Shqiptare te shfrytezojne potencialin njerezor qe nuk e kane te paket,por te cilet per shkak te konjukturave politike dhe klanore nuk po mund te marrin specializimet per te cilat kane afinitet!

  • Arian Haxhillari: - 06-18-08
    Krijimi i nje strukture te qarte te sherbimit shendetsor esthe pika e pare nga ku fillohet.

    Jam plotesidht dakort me mendimin e profesor Petreles rredh financimit te vogel dhe mungeses se njerezve te specializuar ne sektorin e shendetsise.
    Gjithashtu ritheksoj mbeshtetjen e paket te qeverive te periudhes se tranzicionit per rritjen e cilesise se sherbimit mjeksor ne vendin tone.
    Kjo mbeshtetje e paket vjen si pasoje e politizimit te thelle qe ka perfshire dhe fushen e mjeksise.
    Drejtuesit e institucioneve shendetsore jane perfaqesue te partive politike te ndryshme. Keto drejtues gjate kohes se drejtimin mundohen te forcojne pozitat politike te partive te tyre nepermjet klaneve te ndryshme qe ato ngrejne. Ne keto kushte njerez me kapacitet, horizont per te ardhmen lihen jashte funksioneve drejtuese dhe rezyltati eshte degjenerimi i sistemit.
    Dua te theksoj jo vetem qe ka nje perkrahje te paket prej 3 % te sektorit te shendetsise por dhe kjo 3% nuk perdoret ashtu sic duhet. Keto fonde harxhohen ne aspekte qe nuk sherbejne direkt ne rritjen e cilesise se sherbimit mjeksor. Nuk ka kuptim te kemi nje spital te bukur nga jashte, me bace me trendafila, gjelberim kolosal, me pllaka apo shkalle mermeri nga brenda kur nuk ka serume apo medikamente thelbesore per mjekimin e ketyre te semureve.
    Keto investime te gabuara te ketij buxheti te paket behen me qellim perfitimi individual dhe jo shoqeror.
    Ky veprim i qellimshem mbeshtetet nga sistemi aktual. Asnje hap nuk behet per te denuar kete veprim te gabuar. Kjo sepse ato nuk mund te dalin hapur per veprime te gabuara qe i sjellin atyre perfitim ekonomik.
    Por jam shume kundra mendimit te profesor Petreles rredh mungeses se njerezve apo punonjesve me kualifikim te mjaftueshem per drejtimin e shendetsise me mentalitet perendimor.
    Ne 17-18 vjet demokraci eshte krijuar nje arsenal madheshtor drejtuesish, mjekesh, ekonomistesh me kualifikim bashkohor perendimor qe jane ne gjendje te shkaterrojne sistemin e kalbur ekonomik, financiar si dhe ate shendetsor qe ekziston ne shqiperi.
    Kjo dihet fare mise sepse keta njerez po punojne dhe drejtojne me efektivitet te madh sistemet ekszistuese perendimore. Bota po habitet me potencialin e intelektualeve shqiptar.
    I vetmi ndryshim eshte sepse keta specialiste nuk publikohen dhe nuk perkrahen per inisiativat qe ato sugjerojne dhe marrin per ndryshime thelbesore te domosdoshme te strukturave aktuale shqiptare.
    Jo vetem qe nuk perkrahen por ne shumicen e rasteve percmohen. Ato shikohen si rivale vdekjeprures te drejtuesve aktual.
    Po jap vetem nje shembull te vogel. Nje mjeku shqiptar i cili u specializua ne shqiperi ne kohen e viteve fillestare te tranzicionit nuk i njihet specializimi i kirurgjise se pergjithshme ne shqiperi nderkohe qe e mbaroje jo vetem kirurgjine e pergjithshme por edhe kirurgjine kardiovaskulare ne shtetet e bashkuar te amerikes. Mosnjohja nga ana e shqiperise e specializimit te bere ne Tirane i kushton ketij mjeku vonesen e ushtrimit te profesionit dhe ne USA. A nuk eshte ky nje tjeter krim qe i behet brezit te ri?
    Nga ana tjeter dua te theksoj se i vetmi hap qe do te coje ne rritjen e cilesise se sherbimit mjeksor eshte privatizimi masiv i ketij sektori. Mbase mund te jem gabim por e them me shume konfidence se shume shtete te tjera perendimore e mbeshtesin mjeksine jome financim shteteror por me ate privat.
    Njerez te kualifikuar si profesor Petrela qe ne nje fare menyre kane nje force shoqerore te madhe nuk perjashtoj dhe ate politike mund te punojne per krijimin e nje sistemi bashkohor ne pergatitjen e kuadrove te rij brenda vendit.
    E fundit, ne se do te perkrahen apo stimulohen kuadrot shqiptar qe jane kualifikuar dhe punojne ne perendim do te arrihet hyrja e pervojes dhe eksperiences perendimore ne sistemin aktual shqiptar.

    Arian Haxhillari, Mjek
    Houston, Texas, USA.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML