Premte, 29 Gusht 2008 23:49:59

Lexoni versionin Print

Projektligji, 12 shërbimet shëndetësore që do të paguhen

Do të jenë plot 12 shërbime shëndetësore që nuk do të mbulohen nga fondet e shtetit, çka do të thotë se ato do të paguhen në masën 100 për qind nga pacientët. Kështu, nëse dikush kërkon vizitë mjekësore në shtëpi, përjashto rastet urgjente, ndonjë ndërhyrje estetike apo shërbim dentar etj., do të paguajë, edhe nëse është i siguruar.

Eglantina Bardhi
Premte, 06 Qershor 2008 08:10:00

 

Projektligji “Për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor” cakton shërbimet me pagesë 100% dhe shërbimet e rimbursueshme

Do të jenë plot 12 shërbime shëndetësore që nuk do të mbulohen nga fondet e shtetit, çka do të thotë se ato do të paguhen në masën 100 për qind nga pacientët. Kështu, nëse dikush kërkon vizitë mjekësore në shtëpi, përjashto rastet urgjente, ndonjë ndërhyrje estetike apo shërbim dentar etj., do të paguajë, edhe nëse është i siguruar. Kjo parashikohet në projektligjin që pritet të miratohet në Parlament, “Për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor” ku në nenin 41, jepen të detajuara të gjitha shërbimet që nuk rimbursohen. Ndërkohë specialisti i Ministrisë së Shëndetësisë, Petro Mesini shpjegon për gazetën, shërbimet që do të jenë të rimbursueshme dhe përfituesit e tyre.

Lista negative

Quhet lista negative e shërbimeve shëndetësore pasi të gjithë do të paguajnë për t’i marrë ato. Kështu, fondi nuk rimburson, shërbime te kujdesit shëndetësor që kanë të bëjnë me rehabilitimin, me përjashtim të shërbimit bazë, shërbimet në qendrat klimaterike. Gjithashtu, nuk parashikohet as rimbursimi për kujdesin dentar, me përjashtim të kujdesit bazë dhe protezat e aparate, me përjashtim të atyre bazë. “Nuk janë të rimbursueshme as pajisjet për dëgjimin dhe blerjen e syzeve dhe trajtime dhe ndërhyrje për qëllime kozmetike, përveç atyre bazë”,- bëhet e ditur në projektligj, duke shtuar se nga fondi do të përjashtohet edhe trajtim ambulator dhe ndërhyrjet pa rekomandimin e mjekut, të kërkuara nga vetë individi. Vizitat mjekësore në shtëpi, kur nuk përbëjnë urgjencë mjekësore, që bëhen me kërkesën e individit, gjithashtu, është shërbim që do paguhet. Nga lista e pagesës nuk do të hiqen as shërbimet tekniko-laboratorike ose shërbime të tjera mjekësore të kërkuara nga individi ose persona fizikë a juridikë.

Paketa e rimbursueshme

Personat që paguajnë Sigurimet Shëndetësore dhe disa kategori të tjera, si fëmijët dhe pensionistët, do të përfitojnë paketë shërbimesh shëndetësore falas. Kështu, kjo përfshin shërbime lidhur me kujdesin shëndetësor parësor, kujdesin shëndetësor të specializuar, kujdesin spitalor dhe barna. Gjithashtu, kjo paketë siguron falas edhe aksesorë, furnizime sekondare dhe transportin mjekësor, siç përcaktohet nga Këshilli Administrativ, bazuar mbi nevojat e popullsisë për kujdes shëndetësor dhe burimet financiare në dispozicion të Fondit.

Shërbimet që do të paguhen

a. Rehabilitimin, me përjashtim të shërbimit bazë, shërbimet në qendrat

klimaterike

b. Kujdesin dentar, me përjashtim të kujdesit bazë.

c. Protezat dhe aparate, me përjashtim të atyre bazë.

d. Pajisjeve për dëgjimin dhe blerjen e syzeve.

e. Trajtime dhe ndërhyrje për qëllime kozmetike, përveç atyre bazë.

f. Trajtim ambulator dhe ndërhyrjet pa rekomandimin e mjekut, të kërkuara nga

vetë individi.

g. Vizitat mjekësore në shtëpi, kur nuk përbëjnë urgjencë mjekësore, që bëhen me kërkesën e individit.

h. Kontroll mjekësor sistematik vjetor i kryer nga punëdhënësi për punëmarrësit e tij.

i. Shërbimet tekniko-laboratorike ose shërbime të tjera mjekësore të kërkuara nga

individi ose persona fizikë a juridikë.

j. Lëshimi i vërtetimeve personale, ose e dokumenteve mjeko-ligjore dhe

tekniko-administrative, me kërkesën e personit.

k. Fekondimi invitro.

l. Ndërhyrje kirurgjikale për ndërrimin e seksit.

m. Shërbime të tjera shëndetësore të parashikuara me Vendim të Këshillit të

Ministrave.

Shërbimet që do të jenë falas

Kujdesi shëndetësor parësor

Kujdesi shëndetësor i specializuar

Kujdesi spitalor, barna, aksesorë

Furnizime sekondare, dhe transporti mjekësor


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML