Premte, 22 Gusht 2008 00:54:03
    

Lexoni versionin Print

Patologjia, 150 urgjenca në ditë në 20 shtretër

Temperaturat e larta e ditëve të fundit kanë shkaktuar fluks pacientësh. Më të prekurit janë ata që vuajnë nga zemra, të cilët kanë mbipopulluar urgjencat mjekësore. Kështu, shefi i Urgjencës së Patologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Edmond Zaimi pohon se në këtë shërbim paraqiten çdo ditë më shumë se 100 pacientë, ndërkohë që kapaciteti është vetëm 20 shtretër.

Eglantina Bardhi
Enjte, 29 Maj 2008 08:28:00

 

Temperaturat e larta kanë shkaktuar fluks pacientësh. Urgjenca e Patologjisë pret rreth 150 pacientë në ditë

 

Temperaturat e larta e ditëve të fundit kanë shkaktuar fluks pacientësh. Më të prekurit janë ata që vuajnë nga zemra, të cilët kanë mbipopulluar urgjencat mjekësore. Kështu, shefi i Urgjencës së Patologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Edmond Zaimi pohon se në këtë shërbim paraqiten çdo ditë më shumë se 100 pacientë, ndërkohë që kapaciteti është vetëm 20 shtretër. Ndërkohë edhe mjekët e Pediatrisë pohojnë se numri i urgjencave është rritur shumë. E ndërsa mjekët theksojnë se pacientët janë paraqitur në gjendje të rëndë, ata japin këshilla për mbrojtjen nga temperaturat e larta pasi ato janë të rrezikshme, sidomos për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Fluksi i pacientëve

“Goditjet” nga dielli kanë filluar të japin efektet negative mbi shëndetin e popullatës. Këtë e dëshmon fluksi i pacientëve që paraqitet për ndihmë mjekësore në urgjencë. “Në fakt, po përballemi me fluks pacientësh, situatë kjo që përsëritet gjithmonë duke krijuar probleme. Paraqiten çdo ditë rreth 100 urgjenca, madje, ka raste edhe 150 pacientë”,- thotë Edmond Zaimi. E ndërsa fluksi i pacientëve është i pranishëm Zaimi thekson se vetëm 20 shtretër janë në dispozicion të tyre, çka do të thotë se janë krejtësisht të pamjaftueshëm për t’i pritur ata dhe aq më tepër për të marrë një shërbim korrekt dhe cilësor. Të ndodhur përballë kësaj situate, në këtë shërbim mund të shohësh edhe pacientë që marrin serume në karrige, në mungesë të shtretërve. Ndërkohë mjekët pohojnë se pacientët paraqiten në gjendje të fikti, kanë dobësi trupore, temperaturë, ethe dhe plot shqetësime të tjera, të cilat duken që janë stimuluar nga temperaturat e larta të ditëve të fundit.

Të rrezikuarit dhe këshilla

Kujdes nga temperaturat e larta, ato mund të shkaktojnë pasoja shumë të rënda. Ky është alarmi që japin mjekët e QSUT-së, të cilët theksojnë se këshillat e mjekëve nuk duhet të neglizhohen. “Fëmijët dhe mosha e tretë janë më të rrezikuarit, për shkak të organizimit të dobët që kanë”,- pohojnë mjekët. Ndërkohë ata shpjegojnë se problematikë janë sidomos ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, ku vendin e parë e zënë sëmundjet kardiake, si më të ndjeshmet ndaj rrezeve të forta. “Nuk duhet të neglizhojnë as pacientët që vuajnë nga hipertensioni, sinoziti dhe sëmundje të tjera”,- pohojnë mjekët. Ndërkohë ata japin disa këshilla për stinën e nxehtë dhe kërkojnë zbatimin e tyre. “Për kategoritë e rrezikuara që sapo përmendëm, por edhe për gjithë popullatën, rekomandohet që të evitohet dalja në orët e pikut dhe pikërisht nga ora 11 deri në orën 17”,- theksojnë mjekët. Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, deri në 2-3 litra në ditë dhe zgjedhja e ambienteve të freskëta, janë këshilla të tjera që duhen zbatuar në këto ditë të nxehta. Gjithashtu mjekët rekomandojnë veshjen e rrobave sa më të lehta dhe me ngjyra të hapura.

Këshilla

Të tregohet kujdes maksimal nga temperaturat e larta, për fëmijët dhe të moshuarit

Të sëmurët me zemër dhe sëmundje të tjera kronike, të tregojnë kujdes ndaj temperaturave të larta

Të evitohen daljet në orët e pikut nga ora 11 e mesditës, deri në orën 17

Të përdoren veshje të lehta dhe me ngjyra të hapura

Të konsumohen sa më shumë lëngje të freskëta deri në 2-3 litra në ditë

Të qëndrohet në ambiente sa më të freskëta dhe me ajër të kondicionuar


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML