Premte, 29 Gusht 2008 23:57:29

Lexoni versionin Print

Pediatria, pacientët nxirren jashtë ende pa u shëruar

Sipas mjekëve, në Pediatrinë e QSUT-së kapaciteti i shtretërve është ulur, pasi po rikonstruktohet. Ankohen prindëri

Eglantina Bardhi
Shtune, 08 Mars 2008 11:58:00

Sipas mjekëve, në Pediatrinë e QSUT-së kapaciteti i shtretërve është ulur, pasi po rikonstruktohet. Ankohen prindërit

Sëmundja i ka përplasur në dyert e spitalit, por në vend që të shtrohen dhe të marrin mjekim të specializuar, janë të detyruar të kthehen prapa. Madje ka edhe raste kur pacientët e vegjël ende nuk janë shëruar plotësisht, por personeli shëndetësor është i detyruar t'i nxjerrë ata për t'u lënë vendin rasteve kur fëmijët janë rëndë. Kjo është situata aktuale në shërbimin e Pneumologjisë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ku sipas shefes së këtij shërbimi, Luljeta Kote, po punojnë në kushte emergjente për të shtuar pacientë. Sipas saj, kjo anomali ka ardhur për shkak të zvogëlimit të kapaciteteve, pasi spitali është në rikonstruksion. Të njëjtin shqetësim shprehin edhe shefat e tjerë të shërbimeve në Pediatri, të cilët bëjnë thirrje që punimet të mbarojnë sa më shpejt. Ndërkohë, prindërit ankohen se fëmijët e tyre për shkak të gjendjes shëndetësore duhet të marrin patjetër shërbim në spital.


Pacientët pa shtretër


Gjendja e tyre shëndetësore kërkon që ata të shtrohen në spital dhe të marrin ndihmën mjekësore të specializuar, por në fakt nuk ndodh kështu, pasi ata kthehen në shtëpi, ku do ta marrin edhe mjekimet, por pa kujdesin e personelit shëndetësor. "E vërteta është se kthejmë çdo ditë pacientë që për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore duhet të shtrohen në spital. Por kapaciteti që kemi aktualisht në dispozicion, me shtretër, nuk na e bën të mundur që të mbajmë të gjithë pacientët që kanë nevojë për t'u shtuar në spital", shpjegon doktoreshë Luljeta Kota. Sipas saj, në spital aktualisht po mbahen vetëm rastet e rënda, ndërsa pacientëve të tjerë u jepet mjekimi dhe i dërgojnë në shtëpi, duke i porositur prindërit që t'i sjellin përsëri në spital për kontroll. Por ajo çka është më dramatike, është fakti se disa nga pacientët e shtruar detyrohen t'i nxjerrin nga spitali, edhe pse nuk janë shëruar plotësisht. "Jemi të detyruar të veprojmë në këtë formë, pasi nuk kemi ku të shtrojmë më as rastet e rënda që kërkojnë trajtim në spital në mënyrë të domosdoshme", pohon Luljeta Kota, duke shpjeguar se kapaciteti i shtretërve është ulur me 40, pasi spitali i Pediatrisë është në rikonstruksion.


Prindërit

Spitalin e shohin si të vetmen mundësi që fëmijët e tyre të marrin shërbim mjekësor, për shkak të gjendjes së rëndë që janë, por kjo duket se nuk është e mundur. Të shqetësuar për situatën e krijuar, prindërit e fëmijëve kërkojnë që fëmijët e tyre të shtrohen në spital, sepse nuk mund t'i trajtojnë në shtëpi. "Djalin e kam prej 4 ditësh me temperaturë të lartë dhe bronkopneumoni, por mjekët më thonë se nuk ka shtretër për ta shtuar dhe unë nuk di ku të mbytem me fëmijën esëmurë", pohonnjëri nga prindërit e pacientëve në Pediatri. Sipas prindërve, mjekët aktualisht bëjnë vizita dhe i dërgojnë në shtëpi me rekomandime se çfarë mjekimi do të ndjekin.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML