Enjte, 20 Nentor 2008 16:48:51

Lexoni versionin Print

Debat tek ligjet, PS kundër gjyqtares së "Plepave"

Rikthehen debatet midis pozitës dhe opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Kësaj radhe objekt debati është bërë propozimi nga ana e kryeministrit Sali Berisha e Flora Çabejt për postin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Fejzi Braushi
Premte, 05 Shtator 2008 08:56:00

Opozita, kundër propozimit të kryeministrit Berisha për Komisioneren e Mbrojtjes së të Dhënave. “S’ka kualifikimin e duhur”

TIRANË- Rikthehen debatet midis pozitës dhe opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Kësaj radhe objekt debati është bërë propozimi nga ana e kryeministrit Sali Berisha e Flora Çabejt për postin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Sipas opozitës, kandidatura e paraqitur nga qeveria nuk përmbush një sërë kriteresh që përcakton ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Pavarësisht përpjekjeve të shumicës për ta kaluar kandidaturën e Çabejt me konsensus, deputetët e majtë në Komisionin e Ligjeve nuk kanë rënë dakord, duke e konsideruar atë si një kandidaturë që nuk përmbush kërkesat e ligjit. Deputeti socialist Bashkim Fino, duke iu referuar pikërisht të dhënave profesionale të kandidaturës së paraqitur, ka evidentuar faktin se ajo nuk përmbush tre kritere thelbësore për të qenë pjesë e një komisioni të tillë. Sipas Finos, kandidatura e Flora Çabejt është paraqitur në kundërshtim me nenin 35, të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, pasi kandidatura nuk ka mbaruar një shkollë të plotë për juriste, nuk ka dhjetë vjet vjetërsi si juriste, si dhe nuk ka asnjë kontribut në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. “Nga CV e zonjës shohim se ka mbaruar për Arkitekturë dhe në 1993-1994 ka bërë shkollën për Juridik. Unë nuk e di që të ketë universitet juridik për një vit. Gjithashtu, janë dy pika të nenit 35, që përcaktojnë se duhet të ketë përvojë profesionale si juriste jo më pak se dhjetë vjet. Nga përllogaritja e të dhënave të CV-së, kandidatura e propozuar nuk ka këtë vjetërsi të kërkuar pune. Gjithashtu në CV-në tuaj unë nuk shoh ndonjë gjë të shquar në fushën e të drejtave të njeriut”, - u shpreh Fino duke kërkuar njëkohësisht shpjegime si nga kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, ashtu edhe nga vetë e kandiduara Çabej për mangësitë dhe mospërputhjet që përmbante CV-ja e saj me ligjin. Akoma më i ashpër në qëndrimin e vet ka qenë deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i cili e ka konsideruar kandidaturën e Çabejt si një turp për drejtësinë shqiptare. Ai ka vlerësuar se kurrsesi nuk mund të pranohet që një jurist i diplomuar me një kurs gjashtëmujor të zgjidhet në një post kaq të rëndësishëm siç është ai i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. “Kandidatura që ju na keni sjellë është me kurs gjashtëmujor për Juridik. Pra, është gjyqtare e plepave dhe nuk mund t’i thuash në asnjë mënyrë juriste dinjitoze. Prandaj, ju bëj thirrje të mos e bëni baltë fare këtë punë me kandidatura të tilla”, - është shprehur Braho. Por kjo ka provokuar debatin me deputetët e mazhorancës të cilët, duke iu përmbajtur qëndrimit politik, kanë vlerësuar propozimin e ardhur si dinjitoz. Sipas kryetarit të komisionit, Ilir Rusmali, pavarësisht se Flora Çabej ka mbaruar Fakultetin Juridik brenda 1 viti, pra në vitet 1993-1994, ajo gjatë kohës që ka qenë juriste ka treguar profesionalizëm dhe ndershmëri. “Çështja e termit “e shquar” është relative. Zonja Çabej ka qenë një nga gjyqtaret më të mira të Gjykatës së Tiranës, çka e ka dalluar atë. Unë besoj se kandidatura është një kandidaturë e mirë dhe dinjitoze”, - tha Rusmali duke kërkuar edhe një herë që ta kalojnë atë për votim në seancë plenare me konsensusin e opozitës. Por edhe kësaj here deputetët e majtë nuk kanë pranuar, duke theksuar se kundërshtimi për të nuk vjen për shkak të qëndrimit politik, por për shkak të mospërputhjeve ligjore.

Fejzi Braushi


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Komisioni i Ligjeve

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML