Enjte, 20 Nentor 2008 17:03:29

Lexoni versionin Print

Brace: Çmimi i energjisë, 50% më i shtrenjtë

Nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Erion Braçe, ka deklaruar dje se në vitin e katërt, burimet e energjisë po kufizohen përditë, dhe se shqiptarët po paguajnëmbi 50 % më shtrenjtë çmimin për 1 kw/h energji elektrike. “Sot Sali Berisha rrit çmimin e energjisë elektrike për të shpëtuar treguesit e kafshuar nga vjedhjet.

Fejzi Braushi
Enjte, 21 Gusht 2008 10:54:00

Nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së reagon për situatën energjetike në vend

TIRANË- Nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Erion Braçe, ka deklaruar dje se në vitin e katërt, burimet e energjisë po kufizohen përditë, dhe se shqiptarët po paguajnëmbi 50 % më shtrenjtë çmimin për 1 kw/h energji elektrike. “Sot Sali Berisha rrit çmimin e energjisë elektrike për të shpëtuar treguesit e kafshuar nga vjedhjet.

Sot Sali Berisha u heq dritat shqiptarëve, për të përmirësuar treguesit nga vjedhja në korporatë. Sot Sali Berisha shet energji elektrike, duke ua hequr shqiptarëve, për të përkeqësuar treguesit nga vjedhja në korporatë. Mbi 70 mijë familje dhe biznese në të gjithë vendin, nuk kanë ende matës dhe faturimi abuziv afrofe vazhdon të shtrihet jo vetëm në këtë grup familjesh pa matësa, por edhe në ato familje që kanë matësa. Humbjet vetëm për 6 mujorin e këtij viti, sipas Institutit të Statistikës, shkojnë në 33.3 % ose 1.1 miliard. Korporata Energjitike, përfaqëson sot ndërmarrjen më keq të menaxhuar, më mirë të vjedhur dhe me humbje kolosale për buxhetin e shtetit”, tha Braçe.

Nënkryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste theksoi se, vetëm për vitin 2007, në vëmendje të FMN dhe BB, humbja në buxhet nga korporata është e barabartë me gati 2 % të GDP, ose sa është sot buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. “Qeveria sot është bërë pjesë e monopolit të tregtive të karburanteve. Dua ta përsëris dhe ta theksoj, se qeveria është e pa interesuar që të bjerë çmimi i karburanteve në këtë vend, sepse qeveria është e interesuar që të rrjepë qytetarët përmes TVSH 20 %, që është akoma më e lartë, sa herë më shumë rriten çmimet”, tha ai.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML