Enjte, 20 Nentor 2008 18:12:16

Lexoni versionin Print

Veliaj: Berisha, llogari për dështimet e qeverisë

Pas analizës së punës 7-mujore të qeverisë nga ana e Berishës, drejtuesi i lëvizjes social-politike G99, Erion Veliaj, ka deklaruar dje se Kryeministri ështëpërgjegjës i drejtpërdrejtë për dështimin korruptiv të të gjitha strukturave të shtetit.

Fejzi Braushi
Enjte, 21 Gusht 2008 10:51:00

Reagon G99 pas analizës 7-mujore të qeverisë nga ana e Kryeministrit

TIRANË- Pas analizës së punës 7-mujore të qeverisë nga ana e Berishës, drejtuesi i lëvizjes social-politike G99, Erion Veliaj, ka deklaruar dje se Kryeministri ështëpërgjegjës i drejtpërdrejtë për dështimin korruptiv të të gjitha strukturave të shtetit.

“Sot pas 3 vjetësh në pushtet Berisha duhet të kuptojë njëherë e mirë se nuk mund t’i trajtojë qytetarët e Shqipërisë si të ishin një turmë injorante dhe të fyejë inteligjencën e tyre duke vazhduar të premtojë se do të bëjë sivjet atë që nuk ka arritur të bëjë në tre vite qeverisje. Ky është viti kur kryeministri duhet t’u japë llogari taksapaguesve shqiptarë për ato që ka bërë deri tani dhe jo të premtojë një të nesërme që nuk vjen kurrë”, - tha ai. Veliaj theksoi se, Berisha duhet të japë llogari për dështimet e qeverisë së tij në të gjitha pikat e premtuara me aq bujë në 2005. “Për ujin dhe dritat 24 orë, për 6000 kilometrat rrugë, për uljen e korrupsionit, për rritjen ekonomike e përmirësimin e klimës së biznesit, për rritjen e rrogave e pensioneve në terma realë, për uljen e papunësisë, etj, etj, etj.

Por fatkeqësisht gjatë kësaj vere kemi mësuar se gjatësia e shiritave që ka prerë Kryeministri është më e madhe se e atyre pak kilometrave rrugë që janë ndërtuar”,- tha ai. Drejtuesi i G99-ës shtoi se, “Kryeministri trumbeton një rritje rrogash e pensionesh që është jo vetëm e pavërtetë në shifra, por një tallje e mirëfilltë me shumicën e qytetarëve të cilët shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave për ushqime, energji e shëndet, të gjitha shpenzime që janë bëre disa herë me të shtrenjta se rritja imagjinare e të ardhurave”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Erion Veliaj në konferencën e djeshme për shtyp

Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML