Godo: Pse Anila duhet të jetë Ministrja e Shëndetësisë
Republikani Sabri Godo ka qenë fort i qartë kur ka kërkuar ndër tre dikasteret edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Prej një muaji ai kërkonte pikërisht një njeri që më shumë sesa politik, të ishte ekspert i fushës, që do të zgjidhte shume probleme në rast se do të merrte postin e Shëndetësisë.
Merkure, 23 Korrik 2008 08:45:00
Republikani Sabri Godo tha se emri i Anilës ka mbërritur në Presidencë. Kryeministria nuk e konfirmon
TIRANË- Republikani Sabri Godo ka qenë fort i qartë kur ka kërkuar ndër tre dikasteret edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Prej një muaji ai kërkonte pikërisht një njeri që më shumë sesa politik, të ishte ekspert i fushës, që do të zgjidhte shume probleme në rast se do të merrte postin e Shëndetësisë. Pra, me pak fjalë, kush tjetër përveç vajzës së tij, mjekes profesioniste Anila Godo. Madje republikani Godo ka dalë krejt hapur dje në një interviste dhënë për “TV-Alsat” në mbrojtje të vajzës së tij, edhe pse nga Kryeministria nuk ishte konfirmuar asgjë nëse do të ishte pikërisht ajo që do të merrte këtë post. Godo deklaroi nxitimthi, se emri i saj kishte mbërritur në Presidencë, një tjetër fakt që nuk u konfirmua mbrëmë nga Kryeministria.
Megjithatë, duket se emërimi zyrtar i Anila Godos është vetëm çështje orësh, deri sa të gjendet një zgjidhje për paraardhësin e saj, Nard Ndoka. Sa për bashkëpunimin e saj me kryeministrin Sali Berisha, republikani Godo e sheh si tepër pozitive, për shkak të profesionit të njëjtë. “Anila ka një karakter të fortë dhe them se po të ndihmohet nga kolegët, por edhe nga Berisha, sepse ajo e ka pasur edhe pedagog kur ka studiuar për Mjekësi, mund të kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Them që po të ketë mbështetje do të arrijë të bëjë disa ndryshime, që të fillojë të dalë kjo ministri, nga kjo gjendje kritike që ka sot”,- tha Godo. Republikani ka hedhur poshtë çdo mundësi kontestimi për emrin e vajzës së saj nga PR, ndërkohë që ka theksuar se ka qenë kryeministri Berisha që është shprehur dakord që nga tre ministritë e kërkuara, republikanët të merrnin pikërisht Shëndetësinë.
-
STUDENTE: - 07-25-08 GOGOFEM
Un me thene te drejten jam e kenequr qe vjen nje femer ne nje pozicion te tille Nuk mendova qe ishe vajza e Godos kur lexova emrin Per faktin qe ka studiuar per mjekesi nuk dmth qe ka me shume formim per te drejtuar kete post Pastaj do ti lutesha zyrtarisht Godofem qe te me ofronte nje vend pune si sekretare pasi kam mbaruar 2 master ne Ca Foscari Venezia dhe aktualisht punoj ne Regione Veneto pasi Ministria e Shendetesise ne Shqiperi nuk mu pergjigj asnjehere kerkeses sime per nje stage As per te dhene informazion nuk te pergjigjet njeri atje (Te dielen nuk e kam provuar qe ti telefonoj mbase me pergjigjet dikush)
Ciao Anushka lum ti qe ta gjen baba punen se tim ate Saliu ma hoqi nga puna dhe ma ka lene ne liste pritje po une kete vit studiova dhe mbarova Master te nivelit te dyte ne Ekonomine e Menaxhimin e Shendetesise
Profesoret e mi jane te nje kalibri shume me te larte se Saliu yt po s'ka gje
Te uroj suksese
-
Rroku: - 07-23-08 Ndoshta percakton edhe diagnozen e SALIUT
Do te ishte shume me interes te koalicionit qeveritare qe ministrja e re e shendetesise te percaktonte edhe diagnozen e semundjes se Krieministrit aktual,sepse shfaqet ne publik shume i nervozuar,i papermbajtur dhe agresiv me kercenime te egra.Mendoj se me e rendesishme eshte percaktimi i diagnozes,sepse eshte me i lehte percaktimi pastaj i nje terapie efikase.
Me gjithese se ajo ka qene mjeke per femijet edhe shenjat e semundjes jane me shume ato te adoleshenteve
-
lili: - 07-23-08 gerdeci na i ka fajet per keto pune!
Gerdeci na largoj Mediun edhe Gerdeci na sjell Anilen:Berisha ketu eshte peng i PRse.Ose po te mos veprosh si te themi,ne do te tregojme shume gjera per gerdecin...
Ose Anilen e babes minister ,Ose shelzenin e babes ne burg,i thote PRja Berishes!
|