Premte, 29 Gusht 2008 23:37:12

Lexoni versionin Print

Ndoka takon Boden: Duam Bujqësinë ose Kulturën

Negociatat e kryeministrit Sali Berisha me aleatët kanë vijuar deri mbrëmë vonë në Kryeministri. E ndërsa mori konfirmimin e kryetarit të PDR-së, Genc Pollo, për të pranuar postin e Zv/kryeministrit, një tjetër betejë e hapur mbetet pikërisht me dikasterin që PR lakmoi që në fillim, atë të Shëndetësisë

N.Perndoj
Merkure, 23 Korrik 2008 08:44:00

 

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka nuk pranon ministri pa peshë. I ofrohet zv-kryetari i Kuvendit

TIRANË- Negociatat e kryeministrit Sali Berisha me aleatët kanë vijuar deri mbrëmë vonë në Kryeministri. E ndërsa mori konfirmimin e kryetarit të PDR-së, Genc Pollo, për të pranuar postin e Zv/kryeministrit, një tjetër betejë e hapur mbetet pikërisht me dikasterin që PR lakmoi që në fillim, atë të Shëndetësisë. Burime të mirëbesuara deklaruan dje për “Shekullin” se Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka zhvilluar mbrëmë vonë një takim të gjatë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode, i cili është mandatuar nga Kryeministri për të zgjidhur problemet me aleatët.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëkohësisht edhe ministër i Financave, Ridvan Bode i ka ofruar demokristianëve vendin e lënë bosh në Kuvend, (Zv/kryetarin) pas emërimit të Fatos Bejës në postin e Ministrit të Arsimit. Pjesë e bisedës ka qenë edhe mundësia e lënies në qeveri e PDK-së duke e kënaqur më një tjetër ministri. Por burimet konfirmojnë se Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm një nga dy postet ministrore; Ministrinë e Kulturës ose atë të Bujqësisë. Ndoka nuk ka pranuar që PDK, me një peshë politike nga e djathta, të mbetet jashtë qeverisë, apo e kundërta, të vazhdojë të jetë në të, por në një post të parëndësishëm.

Pikërisht për këtë arsye, mësohet se negociatat do të vijojnë edhe sot mes tyre për të dalë me një qëndrim të përbashkët. E vetmja gjë që konfirmohet në fakt është se Ndoka gjatë takimit, ka pranuar që të largohet nga Shëndetësia, por ka këmbëngulur në të njëjtën kohë që pesha e demokristianëve në qeveri të jetë e njëjtë. Edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode i ka kërkuar Ndokës që të mbetet pjesë e koalicionit të djathtë si një parti e rëndësishme e saj, por nuk ka dhënë asnjë përgjigje për kërkesat e Ndokës, pasi, siç ndodh rëndom në këtë parti, vendimet e rëndësishme i merr vetëm kryetari i kësaj partie dhe kryeministri Sali Berisha.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML