Shtune, 30 Gusht 2008 00:00:37

Lexoni versionin Print

Leskaj: Drafti për “spiunët” të kalojë në shtator

PS ka mirëpritur reflektimin e demokratëve për nevojën e kalimit të ligjit me konsensus

Diel, 20 Korrik 2008 08:52:00

 

Deklarata e një dite më parë e ambasadorit të OSBE-së i ka dhënë “zemër” socialistëve të cilët shprehen kategorikë se ligji për projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë nuk mund të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar që mbyllet pikërisht me datën 31 të këtij muaji. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, duke iu referuar pikërisht rëndësisë së këtij ligji është deklaruar e prerë se diskutimi rreth tij nuk duhet të bëhet nën presionin e kohës. Kjo sipas saj do të ndikonte negativisht në cilësinë e ligjit dhe do të vinte në diskutim legjitimitetin e tij. “Unë besoj, që kjo kohë nuk është e mjaftueshme dhe besoj që edhe deklarata e OSBE-së dje ka qenë në këtë linjë.

Unë shpresoj, që të reflektohet, që ligjet të jenë të qëndrueshme, të jenë serioze dhe të mos bëhen me nxitim dhe pa u konsultuar me ekspertë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, - tha Leskaj. Ndërkohë ajo ka mirëpritur tërheqjen e demokratëve nga qëndrimi për ta kaluar ligjin në mënyrë të njëanshme dhe ka theksuar domosdoshmërinë e arritjes së një pëlqimi paraprak. “Reflektimi i z. Patozi dhe i Partisë Demokratike është i mirëpritur, n.q.s është serioz. Ne këto dy gjëra kemi kërkuar, kemi kërkuar më shumë kohë, që ligji të jetë i konsultuar. Është një ligj serioz dhe nuk mund të bëhet blic, pra brenda një jave, sidomos në një moment, që diskutohen shumë ligje, janë 35 ligje që diskutohen në parlament dhe është futur edhe ky brenda një jave”, - tha kryetarja e grupit socialist. Megjithatë ajo ka bërë të qartë edhe një herë se PS nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj se të gjitha ato figura që janë kontrolluar një herë më parë të mos i nënshtrohen një verifikimi të ri dhe se mandati i të implikuarve nuk duhet të ndërpritet në mes.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML