Premte, 22 Gusht 2008 01:04:52
    

Lexoni versionin Print

Takimi, negociatat Bumçi-Isaraj për spiunët

Dy partitë kryesore në vend filluan dje negociatat konkrete për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Relatorët e mandatuar për këtë çështje, dy anëtarët e Komisionit të Ligjeve, Arben Isaraj dhe Aldo Bumçi

N.Perndoj
Merkure, 16 Korrik 2008 08:20:00

 

Deputeti demokrat Aldo Bumçi i paraqet zyrtarisht Isarajt kategoritë që do të përfshihen në procesin e verifikimit

TIRANË- Dy partitë kryesore në vend filluan dje negociatat konkrete për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Relatorët e mandatuar për këtë çështje, dy anëtarët e Komisionit të Ligjeve, Arben Isaraj dhe Aldo Bumçi kanë hedhur hapin e parë drejt konkretizimit të kësaj çështjeje. Megjithatë, burime nga PD deklaruan dje se takimi në fjalë ka qenë thjesht informues nga ana e relatorit Bumçi dhe se qëndrimi i PS-së për këtë çështje do të duket sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Mësohet se gjatë takimit, anëtari i Komisionit të Ligjeve, Arben Isaraj vetëm ka dëgjuar variantin e propozuar nga demokrati Aldo Bumçi për të konkretizuar qëndrimet në një tjetër etapë të mëvonshme. Referuar burimeve në fjalë, Bumçi ka informuar kryesisht mbi kategoritë që do të preken nga procesi i verifikimit të hapjes së dosjeve.

Ashtu siç është parashikuar edhe në draftin fillestar, po bazuar edhe në diskutimet paraprake të një jave më parë nga mbledhja e grupit të PD-së, deputeti demokrat ka parashtruar gjatë takimit se ky proces, praktikisht do të prekë të gjitha nivelet, duke përjashtuar dy pikat që ishin përfshirë në një tjetër draft, atij të Biberajt, pikërisht klerikët dhe mediat. Kështu, sipas variantit zyrtar të PD-së, subjekt i verifikimit do të jenë: Presidenti i Republikës dhe të dekretuarit nga ana e tij; deputetët e Kuvendit të Shqipërisë si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi; anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore; anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive; guvernatorë; funksionarë në Forcat e Armatosura, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”; Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave; anëtarët e këshillave të qarkut, si dhe të këshillave bashkiake; funksionarë në Shërbimin Informativ Shtetëror; drejtues të Policisë së Shtetit, si dhe diplomatët në përfaqësitë tona diplomatike.

E ndërsa PD ka gati kategoritë e subjekteve që do të verifikohen, duke lënë të hapur për negociata përbërjen e komisionit që do të merret me procesin e verifikimit, nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi PS-së sot në Komisionin e Ligjeve. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja deklaroi dje se dy relatorët, Aldo Bumçi, përfaqësues i PD-së dhe Arben Isaraj, nga PS-ja, do të kenë edhe një herë mundësinë e diskutimit të tre drafteve të sjella nga PD-PS dhe PDK, me qëllim që ky p/ligj të mbyllet përpara këtij sesioni parlamentar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML