Shtune, 06 Shtator 2008 02:01:43

Lexoni versionin Print

“Spiunët”, PD jep zgjidhje vetëm për deputetët në detyrë

Pas diskutimit në parim të një prej neneve problematike të draftit fillestar të PD-së, pikërisht ajo për përjashtimin e deputetëve nga ndërprerja e mandatit apo mos rizgjedhja e tyre, në rast se vërtetohet se kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit

N.P
Marte, 15 Korrik 2008 08:14:00

S’parashikohet se çfarë do të bëhet me kandidatët për deputetë pasi t’u bëhet verifikimi

TIRANË- Pas diskutimit në parim të një prej neneve problematike të draftit fillestar të PD-së, pikërisht ajo për përjashtimin e deputetëve nga ndërprerja e mandatit apo mos rizgjedhja e tyre, në rast se vërtetohet se kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, ka bërë që një prej deputetëve të PD-së, Fatos Hoxha të rikonceptoje një nen krejtësisht të ri për këtë çështje. Edhe pse deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj e kishte trajtuar këtë kategori si të gjitha kategoritë e tjera, duke mos e përfshirë në një nen të veçantë, deputeti demokrat Fatos Hoxha i jep një riformulim nenit aktual të draftit fillestar (18), në të cilën ai propozon se, “për kandidatët për deputetë, kryetar komune/bashkie ose kryetar i këshillave të qarkut, subjektet elektorale i kërkojnë komisionit, me shkrim, verifikimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve përpara depozitimit të dokumentacionit të tyre në komisionet zgjedhore.

Verifikimi bëhet brenda 10 ditëve kalendarike nga depozitimi i kërkesës”. Megjithatë, sa më sipër nuk jepet një version i qartë se çdo të ndodhë me këta kandidatë, pas verifikimit që do të bëjë me shkrim komisioni përkatës. Ndërkohë që në një paragraf të dytë të po këtij neni, deputeti Hoxha propozon qartazi rastet kur sipas një vendimi të formës së prerë, vërtetohet se deputetët, kryetarët e komunave/bashkive dhe kryetarët e këshillave të qarkut në detyrë, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë figurë të papajtueshme në kuptim të këtij ligji, pushojnë së ushtruari mandatin e tyre. Zgjedhja e funksionarëve zëvendësues për kohën e mbetur të mandatit, duhet të bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse në fuqi. Miratimi i këtij neni, (që ka shumë gjasa të ndodhë) pritet që të japë një zgjidhje në fakt vetëm për rastet kur deputetët janë në detyrë dhe jo për kandidatët që kërkojnë të garojnë për postin e deputetit, apo edhe për kryetarin e komunës/bashkisë apo këshillave të qarkut.


 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML