Premte, 29 Gusht 2008 23:55:21

Lexoni versionin Print

Dekretet e Topit, PD dakord me katër prej tyre

Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të njihet sot zyrtarisht me gjashtë dekretet e Presidentit të Republikës për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ende nuk ka një reagim zyrtar rreth dekreteve të presidentit Bamir Topi, burime jozyrtare nga PD

Shekulli
Hene, 14 Korrik 2008 08:19:00

 

Komisioni i Ligjeve do të marrë sot në shqyrtim dekretet e Topit për anëtarë të Gjykatës së Lartë

TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të njihet sot zyrtarisht me gjashtë dekretet e Presidentit të Republikës për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ende nuk ka një reagim zyrtar rreth dekreteve të presidentit Bamir Topi, burime jozyrtare nga PD-ja njoftuan se selia blu është e predispozuar që të pranojë katër nga 6 dekretet që presidenti Topi depozitoi pak kohë më parë në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, nga sot, Komisioni i Ligjeve ka në dispozicion tre javë kohë për të dhënë mendime mbi kandidaturat në fjalë. Anëtarët e Komisionit të Ligjeve mund të zhvillojnë seanca dëgjimore me kandidatët gjatë mbledhjeve të komisionit. Pikërisht gjatë këtyre seancave, por ndoshta edhe më parë, anëtarët demokratë pritet që të japin edhe argumentet e tyre lidhur me përgatitjen profesionale të secilit prej kandidatëve.
 
Paraprakisht mësohet se me 4 prej 6 kandidatëve, demokratët janë dakord, por pa preferuar që të japin emra konkretë se cilët prej tyre nuk pranojnë. Gjithçka pritet të bëhet publike sot gjatë debateve që do të shoqërohen në Komisionin e Ligjeve. Më 8 korrik, Presidenti i Republikës shpalli kandidaturat e Andi Çelikut, Arjana Fullanit, Guxim Zenelajt, Majlinda Andreas, Evelina Qirjakos dhe Aleksandër Muskajt, për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, emra këto të përzgjedhur nga 105 kandidatë që depozituan kërkesën për anëtarë të Gjykatës së Lartë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML