Hene, 08 Shtator 2008 08:56:48

Lexoni versionin Print

Delijorgji, “perandori” i firmave pa pronësi

TIRANË- Njeriut të akuzuar si shkaktari kryesor për tragjedinë e gërdecit, Mihal Delijorgjit, i janë dashur dhjetë vjet për të krijuar perandorinë e tij që nis nga llamarinat e deri tek pallatet shumëkatëshe. Por megjithëse është krijuesi i çdo shoqërie, zyrtarisht Delijorgji zotëron 79% të aksioneve të “Albademil”. Në dy shoqëritë e tjera kur të ardhurat janë marramendëse Delijorgji zyrtarisht është vetëm administrator ndërsa aksionet e pronësia janë në “dorë” të tjetërkujt.

Lindita Çela
Diel, 13 Korrik 2008 10:11:00

Si arriti ekskavatoristi nga Dropulli të bëhet “mbreti” i skrapit duke përdorur pajisjet e vjetra të ushtrisë shqiptar

 TIRANË- Njeriut të akuzuar si shkaktari kryesor për tragjedinë e gërdecit, Mihal Delijorgjit, i janë dashur dhjetë vjet për të krijuar perandorinë e tij që nis nga llamarinat e deri tek pallatet shumëkatëshe. Por megjithëse është krijuesi i çdo shoqërie, zyrtarisht Delijorgji zotëron 79% të aksioneve të “Albademil”. Në dy shoqëritë e tjera kur të ardhurat janë marramendëse Delijorgji zyrtarisht është vetëm administrator ndërsa aksionet e pronësia janë në “dorë” të tjetërkujt. Pikërisht për këtë arsye vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e pasurive nuk ka mundur të prekë asnjë prej shoqërive të krijuara nga Delijorgji. Ai ka arritur që të fshehë më së miri pasurinë e tij në mënyrë që askush të mos ia sekuestrojë.

***

Në fillim të viteve 90-të Mihal Delijorgji nuk njihej veçse eskavatoristi i fshatit. Por shumë shpejt djali nga Dropulli do të harrojë zanatin e vjetër për tu shndërruar ndër biznesmenët më të mëdhenj të skrapit në vend. Gjatë këtyre viteve ai ka arritur të tregojë një zotësi të rrallë në krijimin e shoqërive “fantazma”. Në 10 vjet njeriu i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit ka mundur të krijojë tre shoqëri të suksesshme ku bien në sy lidhjet e tij të forta me grekë, qipriotë dhe liberianë. Konform të gjitha rregullave në fuqi, Delijorgji ka mundur të shndërrojë shoqërinë “Përparimi” ndër më të suksesshmet në vend ku aksionet kalojnë sa një “dorë” në tjetrën ku në të gjitha transfertat Delijorgji mbetet vetëm administrator i firmave. Aq të forta janë lidhjet e Delijorgjit me firmat qipriote dhe greke sa dhe në vitin 2005 janë po të njëjtit aksionierë që vendosin të krijojnë firmën e ndërtimit “Park Constraction Albania”. Gjithçka zë fill në fillim të viteve 90-të ahere kur ish –ekskavatoristi u kthye nga emigrimi në Greqi për të nisur një ndër bizneset më të papërfillshme në atë kohë, atë të hekurit. Njerëzit më të besueshëm, që duket sikur vijnë nga puna si emigrantë për Delijorgjin për vite të tëra kanë qenë Spiridhon Simandairis dhe Kostandinos Vllahojanis.

***

Falë tyre Delijorgji arrin sukses të menjëhershme duke arritur të administrojë dhe pasurinë e krijuar për gati gjysmë shekulli nga populli shqiptar. Qindra mijëra tonelata metale të shtrenjta, të harruara në depot e ushtrisë së shkatërruar të vendit u bënë fusha e tij e lojës. Shoqëria “Përparimi sh.a.” e administruar prej Mihal Delijorgjit, arriti të siguronte një kontratë për demontimin e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë, duke nisur kështu një biznes prej miliona dollarësh. Megjithëse është vënë nën akuzën e evazionit fiskal Delijorgji ka mundur të pastrojë dosjen e tij, falë faktit që askund nga këto shoqëri ai nuk është aksioner veçse administrator i tyre. Koha e vetme kur Delijorgji ka pasur zotërimin e aksioneve të shoqërisë “Përparimi” ka qenë periudha 2000 -2004. Në mars të këtij viti Delijorgji i shet aksionet e tij shoqërisë qipriote “Felmont Trading Limited”, aksionerët e së cilës thuajse do të jenë të pandashëm në të gjitha manovrat e tij juridike.

Si u zgjeruan shoqëritë nga Shqipëria në Liberi

Nga ajo sa shihet në dokumente, Delijorgji duket se është një njeri që ka ditur të “notojë” shumë mirë mes boshllëqeve të ligjeve shqiptare.. Njerëz si Hristos Pacolidhis, Giorgia Solanas, Aikaterina Donta dhe Georgias Ioannidis janë ata me të cilit Delijorgji ka mundur të drejtojë dhe të krijojë shoqëritë më të suksesshme si “Përparimi” dhe “Park Constraction Albania”. Ndërmjet këtyre njerëzve shiten, bihen por edhe dhurohen aksione të shoqërive, ku së fundi rrënjët janë lëshuar edhe në Liberi. Në shoqërinë e ndërtimit të krijuar në vitin 2005 një prej aksionerëve me 49 %, “Bramme Ventures co.ltd” është nga Liberia dhe përfaqësohet nga Delijorgji ndërsa shoqëria “Mandalay Group Holding” me 51 aksione përfaqësohet nga Aikaterina Donta, e cila përfaqësonte edhe aksionetqipriote të shoqërisë “Përparimi”. Por ajo sa rezulton nga dokumentacioni vitet 200-2004 për Delijorgjin kanë qenë kohë të arta. Gjatë kësaj kohë ai arrin të zgjerojë aktivitetin e shoqërisë së tij por edhe të blejë sipërfaqe të konsiderueshme tokash në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër. Një sipërfaqe prej 30355 m2 rezulton të jetë nën pronësinë e Delijorgjit si dhe 33llogari bankarë me një vlerë rreth një milion euro.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML