Shtune, 06 Shtator 2008 01:57:17

Lexoni versionin Print

Dekretet e Topit, Xhafaj shpreh rezerva

Pritet të jetë përsëri një betejë e vështirë ajo midis Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kuvendit të Shqipërisë, për kalimin e dekreteve të reja të tij për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

F.Braushi
Premte, 11 Korrik 2008 08:15:00

 

“Ka emra të mirë, por kjo nuk do të thotë që tre të mirë dhe tre të këqij dalin barazim”

TIRANË- Pritet të jetë përsëri një betejë e vështirë ajo midis Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kuvendit të Shqipërisë, për kalimin e dekreteve të reja të tij për anëtarë të Gjykatës së Lartë. E ndërsa herën e shkuar temë e debatit u bënë procedurat e ndjekura nga kreu i shtetit për zgjedhjen e kandidaturave, kësaj here duket se problem do të jetë cilësia e kandidatëve të dekretuar nga Topi. Megjithëse ende nuk ka filluar procedura e shqyrtimit të propozimeve të Presidentit për anëtarë të Gjykatës së Lartë sipas procedurës së re të përcaktuar me ndryshimet e fundit në rregullore, kanë ardhur dhe reagimet e para nga individë të ndryshëm, me peshë në Parlament. I pari që ka pranuar të flasë për këtë çështje ka qenë nënkryetari socialist i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili, jo në emër të partisë, por atë personal, është shprehur i zhgënjyer për cilësinë profesionale që përfaqësojnë emrat e paraqitur nga Presidenti. Pa përmendur se për cilët kandidatë bëhet fjalë, Xhafaj ka theksuar se 3 prej 6 kandidaturave të përzgjedhura, nuk plotësojnë kriteret e duhura profesionale për të qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë.
 
“Gjykata e Lartë nuk do quhej më Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, po do të quhej Gjykata e Rrushbullit. Nuk dua të përmend emra konkretë por nuk do ta quaja pozitiv, faktin se në kohën që flitet për karrierën e gjyqtarëve, në listën prej 6 emrash, të ketë vetëm një gjyqtar me karrierë normale. Brenda kandidaturave që ka propozuar Presidenti i Republikës, ka emra të mirë që realisht meritojnë respekt. Po kjo nuk do të thotë që tre të mirë dhe tre të këqij dalin barazim”, - u shpreh Xhafaj. Megjithatë, ai nuk ka sqaruar se cili do të jetë pozicioni politik që do të mbajë forca që ai përfaqëson gjatë votimit të dekreteve në sallën e Kuvendit. Ndërkohë që të gjashtë emrat e propozuar pritet që në ditët në vijim, në përputhje dhe me procedurat e reja që u përcaktuan në rregullore, t’u nënshtrohen seancave dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML