Shtune, 30 Gusht 2008 06:26:10

Lexoni versionin Print

Partitë në zgjedhje, ligji i ri për financimet

Nuk do të ketë amendime, por një Kod të ri Zgjedhor. Ky është vendimi që ka marrë dje Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore, në mbledhjen e dytë të tij. Pas miratimit disa muaj më parë të ndryshimit të sistemit zgjedhor në Kushtetutë,

Fejzi Braushi
Premte, 11 Korrik 2008 08:26:00

 

Bihet dakord të mos ketë amendime të kodit të vjetër, por hartimi i një Kodi të ri

TIRANË- Nuk do të ketë amendime, por një Kod të ri Zgjedhor. Ky është vendimi që ka marrë dje Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore, në mbledhjen e dytë të tij. Pas miratimit disa muaj më parë të ndryshimit të sistemit zgjedhor në Kushtetutë, Kuvendi ka nisur dje nga puna konkrete për reflektimin e këtij ndryshimi edhe në ligjin bazë për zgjedhjet në Shqipëri, ose siç njihet ndryshe në Kodin Zgjedhor. Nisur pikërisht nga ndryshimi i sistemit, bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar kanë hedhur për diskutim që në fillim të mbledhjes, idenë nëse reforma zgjedhore duhet të konstatonte vetëm në disa amendime të kodit aktual apo duhej hartuar një Kod i ri. Megjithëse mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat, burime pranë këtij komisioni konfirmuan për gazetën se pothuajse të gjithë anëtarët e tij kanë qenë në një mendje sa i përket domosdoshmërisë për një ligj të ri zgjedhor. Sipas tyre, amendimi i herëpashershëm i Kodit aktual, por edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor e bën të nevojshëm hartimin e tij nga e para. Një tjetër çështje për të cilën është diskutuar gjatë mbledhjes së djeshme ka qenë edhe ajo për përcaktimin procedurës së mbajtjes së referendumit, si pjesë përbërëse e Kodit Zgjedhor. Edhe për këtë çështje ka pasur diskutime, nëse një procedurë e tillë duhej të përfshihej në kod apo për të duhej hartuar një ligj i ri i posaçëm. Por edhe për këtë çështje, komisioni ka vendosur që ta bëjë pjesë të Kodit Zgjedhor, ashtu siç është edhe tani, por duke përcaktuar rregulla të qarta se kur dhe se si mund të realizohet një referendum.

Financimi i partive

Pjesë e diskutimeve të djeshme është bërë dhe një propozim i bashkëkryetarit demokrat të këtij komisioni, Ilir Rusmali, për hartimin e një ligji të ri për partitë politike dhe ku, natyrisht, të përcaktoheshin rregulla të reja për financimin e tyre. Por një propozim i tillë ka gjetur kundërshtimin e anëtarëve të tjerë, të cilët kanë argumentuar se nuk është kompetencë e këtij komisioni që të merret me ligjin për partitë politike. Megjithatë, për të bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të ketë një transparencë më të madhe të mënyrës se si financohen partitë, deputetët kanë rënë dakord që në Kod të përcaktohen rregulla të qarta detyruese, që partitë të zbardhin burimet e tyre financiare gjatë fushatave. Komisioni ka përcaktuar që Kodi i ri Zgjedhor të ndahet në kapituj të veçantë për zgjedhjet parlamentare, për zgjedhjet lokale dhe për referendumin. Në përfundim, deputetët janë njohur edhe me një draft të paraqitur nga grupi i ekspertëve, për Pjesën e Parë të Kodit, i cili pritet të diskutohet gjatë mbledhjes së sotme.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML