Premte, 29 Gusht 2008 23:41:45

Lexoni versionin Print

BE: Duam kriminelë dhe zyrtar në burgje

Partnerët ndërkombëtar kërkojnë rezultate konkrete nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përgjegjësi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Dirk Lange është “zhveshur”

Fejzi Braushi
Marte, 08 Korrik 2008 08:18:00

 

Përgjegjësi për Shqipërinë në KE, Dirk Lange ka kërkuar nga Shqipëria rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

TIRANË- Partnerët ndërkombëtar kërkojnë rezultate konkrete nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përgjegjësi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Dirk Lange është “zhveshur” dje nga petku i diplomatit dhe ka folur pa “dorashka” në lidhje me detyrimet që duhet të përmbushë Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit në familjen e madhe evropiane, duke vlerësuar si domosdoshmëri nevojën për rezultate konkrete dhe të prekshme jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për organizmat që asistojnë nga afër atë në këtë proces. Në këtë drejtim ai i ka përcjellë një mesazh të qartë politikës dhe strukturave qeverisëse në veçanti, se rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit do të thotë më shumë kriminelë dhe zyrtarë të arrestuar. “Ne duam të shikojmë kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në burgje”, - u shpreh Dirk Lange, duke bërë të qartë njëkohësisht se kjo duhet të arrihet falë një strategjie qeverisëse konkrete. Për këtë ai ka vënë në dukje se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë deri sa të shkëputet përfundimisht nga fenomenet negative të tranzicionit siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Referuar pikërisht kësaj nevoje, Lange ka kërkuar nga qeveria dhe shteti shqiptar që të nxisin hartimin dhe zbatimin e ligjeve të posaçme për goditjen e këtyre fenomeneve. “Shumë gjëra mbeten për të bërë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne dimë që ekziston një draft-ligj që duhet miratuar dhe ne presim miratimin e tij në Kuvend. Të zbatohet dhe strategjia kundër korrupsionit, në mënyrë që të ketë përmirësime”, - ka theksuar Lange. Më tej ai është ndalur edhe tek çështja e Gjykatës së Lartë, puna e së cilës është bllokuar për shkak të mungesës së shtatë anëtarëve të saj. Duke konsideruar këtë hallk të gjyqësorit si tepër të rëndësishme në dhënien e drejtësisë dhe sidomos përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar, Lange ka bërë thirrje për zhbllokimin sa më parë të situatës së krijuar në të. Për këtë ai ka bërë thirrje Kuvendit që të mos bëhet pengesë në plotësimin e vendeve vakante në këtë gjykatë. “Kur flasim për korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet të shohim nëse ka kriminelë të arrestuar, nëse ata janë dërguar në burgje. Gjithashtu, Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë të Lartë sa më shpejt të jetë e mundur. Parlamenti ka një rol në këtë çështje dhe duhet ta bëjë”, tha Dirk Lange.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML