Premte, 22 Gusht 2008 00:29:22
    

Lexoni versionin Print

Ish-të përndjekurit, 27 mijë dosje për sigurimin e shtetit

Shoqata e ish-të përndjekurve politikë disponon rreth 27 mijë dosje të krimit komunist, të cilat, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ka kërkuar që të bëhen publike.

Shekulli
Hene, 07 Korrik 2008 08:16:00

 

TIRANË- Shoqata e ish-të përndjekurve politikë disponon rreth 27 mijë dosje të krimit komunist, të cilat, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ka kërkuar që të bëhen publike. Në dosje përfshihen të gjitha të dhënat për hetuesit, dëshmitarët, emrat e sigurimit. Në të përshkruhen me hollësi edhe ata që kanë firmosur në fund për dënimet. Sipas ish-të përndjekurve, ai që mungon është vetëm vullneti politik për të publikuar emrat e bashkëpunëtorëve të shtetit. Ish-të përndjekurit politikë kanë shkuar edhe më tej në qëndrimet e tyre. Besim Ndregjoni deklaroi dy ditë më parë se në kabinetin e Berishës ndodhet një ministër me pseudonimin “Prrenjasi”.

Madje, Ndregjoni pa dashur të citojë emra konkretë, ka deklaruar se ka edhe disa zv-ministra që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Sekretari i shoqatës së ish-të përndjekurve ka deklaruar gjithashtu se të tillë ka edhe në Kuvendin e Shqipërisë, madje në përmasa më të mëdha, rreth 30%. Megjithatë përpos shifrave të bëra publike, madje edhe pseudonimeve, asgjë konkrete nuk ka lëvizur, në pritje të një drafti përfundimtar të miratuar më vonë nga Kuvendi për të qartësuar edhe hapat që do të ndiqen në vijim.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML