Premte, 22 Gusht 2008 00:40:23
    

Lexoni versionin Print

Leskaj: Spiunë në qeveri? Duhet të largohen

24 orë pas deklaratës së fortë të Sekretarit të shoqatës mbarëshqiptare të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, se në qeveri ka një ministër ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, deputeti demokrat Bujar Leskaj, ka theksuar se nëse ka të tillë në qeveri, atëherë duhet të largohen.

Hene, 07 Korrik 2008 08:31:00

 

Deputeti demokrat reagon pas deklaratave të ish-të përndjekurve se në qeveri ka spiunë. Sot, mbledhja e grupit të PD-së.

 

TIRANË-24 orë pas deklaratës së fortë të Sekretarit të shoqatës mbarëshqiptare të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, se në qeveri ka një ministër ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, deputeti demokrat Bujar Leskaj, ka theksuar se nëse ka të tillë në qeveri, atëherë duhet të largohen. “Duhet të largohen dhe të largohen me turp”, tha qartë dje në një reagim për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj. Duke iu referuar draftit që së shpejti do të kalojë në Kuvend për miratim, deputeti demokrat theksoi ndër të tjera se pastrimi nga individë me “dosje”në drejtësi, administratë apo në çdo fushë tjetër forcon më shumë institucionet e shtetit shqiptar. “Pasi ky ligj të kalojë në parlament, është detyrim ligjor, por edhe detyrim moral i çdo drejtuesi që në rast se këta persona kanë pasur dijeni, nuk kanë pse t’i punësojnë. Pastrimi nga këta individë në drejtësi dhe institucione të tjera të administratës e forcon administratën publike, forcon gjyqësorin, policinë, ushtrinë etj”,- tha ai. Deputeti demokrat sqaron edhe një fenomen të dukshëm që po ndodh në Partinë Demokratike, atë të garës për protagonizëm, më shumë sesa për zbardhjen e së vërtetës, lidhur me projektin për pastrimin e figurës së zyrtarëve të lartë. “Këtu nuk është problemi as për të marrë ndonjëri flamurin e kësaj lufte. Këto janë parime që duhet të funksionojnë në shoqëritë e vendeve ish-komuniste”,- tha ndër të tjera Leskaj.

Grupi parlamentar

Tre draftet e propozuara nga PD pritet që të jenë sot objekt i debatit edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Sot në mbledhje pritet edhe një qëndrim nga kryeministri Sali Berisha i cili para do kohësh kishte mandatar deputetin demokrat Biberaj që të hartonte një projekt integrues, ndërkohe që për këtë të fundit nuk janë dakord zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie. Por sot do të diskutohet edhe për ndryshimet e propozuara nga një grup deputetësh, po nga PD, lidhur me hapjen e dosjeve, ndërkohë që anëtari i Komisionit të Ligjeve, demokrati Aldo Bumçi pritet që të japë ndonjë qëndrim konkret lidhur me shqyrtimin e kësaj çështjeje edhe me dy partitë e tjera përkatësisht PS dhe PDK. Para disa ditësh, komisioni i ligjeve mandatoi dy relatorë për shqyrtimin e tre drafteve, përkatësisht deputetin demokrat, Aldo Bumçi dhe atë socialist Arben Isaraj. Megjithatë, përpos qëndrimeve dhe mendimeve të ndryshme që deputetët mund të kenë, ajo që sot do të qartësojë gjithçka do të jetë deklarata e kryeministrit Sali Berisha, eksperienca për të cilin ka treguar se qëndrimi i tij ka qenë i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë deputetët e PD-së.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Guri bletes: - 07-19-08
    Mos luani kungulleshka zoterinj deputete!

    Z. Leskaj ! Me vjen keq qe bini kaqe poshte si individ e aqe me keq si vlonjat! Si Mund te thuash;deputetet me dosje spiune?! Ne ke me emer e mbiemer deri nena e baba per identifikim sa dhe konkretist per se e akuzoni, dilni ne mejdan te burrave. Jo pesh peshe rugeve qofte dhe ne parlament si gjela , se pulla nuk jeni se nuk beni veze kete e dime. Ndaloni se pari ne konceptin spiun, se populli nuk ka votuar per spiune. Nese ju partite e pseudodemokracise punoni me spiune, ju ruacin e i paci me jete.Cjane keto budallalleqe dosje pas dosjesh, lerini keto pune se eshte pikerisht puna e spiunevesi i konceptoni ju ajo pune. Ju kundertarin e quani spiun kjo eshte e keqia juaj. Se pari duhet te hiqet konceptispiun ne perfaqesimin e popullit. Ato drafte parlamentare as na duhen per ate pune. Pastaj; ceshte kjo fjake drafti....
    Ne te tera i kuptojme parlamenti ben zhurme me grafik sa ne njerin krah ne tjetrin te na hedhi hi syve, po gabohet. Votuesit dine ta thone fjalen e tyre sado mashtrimit me kutite e votimit dhe atij Komisjoni qendror te numerimit te votave i perqendruar ne duar te sigurta... te tera i dime . Po sera juaj ka ne dore dhe gurin dhe arren e cte bejme ?! Ju befte mire sa te na vije ne maje te hundes e nuk do permbaje vetendot fukarai.

  • lexuesi: - 07-09-08
    Ndeshkim partiak

    Ne qofte se rezulton dhe vertetohet qe ne parlament ka deputet me dosje, une e shiqoj si nje ceshtje penale dhe morale, dhe nuk do te ishte aspak e tepert qe edhe te kete penalizime mbi drejtuesit e partive perkatese per lejen e kandidimit te tyre, po qe po per vete deputetet me dosje

  • R.Kote: - 07-07-08
    PO NE RAST SE NUK LARGOHEN?

    Leskaj e thote:Spiunet duhet te largohen.Nenkuptohet vete pa e thne, ne se nuk largohen mund te rine atje ku kane qene.C'eshte ai qe vlargohet nga parajsa? R.Kote.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML