Premte, 22 Gusht 2008 01:09:18
    

Lexoni versionin Print

Lista e Gjykatës së Lartë, tërhiqen 5 kandidatët e rrëzuar nga Kuvendi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet që të dekretojë së afërmi emrat për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Pas depozitimit të kritereve nga grupi i punës, dje Drejtoria e Informimit Publik e Presidencës ka bërë publike listën e kandidatëve përfundimtare për Gjykatën e Lartë, pesë prej të cilëve, pas shqyrtimit nga ana e kreut të shtetit, do të dërgohen në Kuvend për miratim.

N.Perndoj
Enjte, 03 Korrik 2008 08:17:00

 

Presidenti i Republikës publikon listën përfundimtare të kandidatëve. Vendimi për 5 emrat, shumë shpejt

 

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet që të dekretojë së afërmi emrat për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Pas depozitimit të kritereve nga grupi i punës, dje Drejtoria e Informimit Publik e Presidencës ka bërë publike listën e kandidatëve përfundimtare për Gjykatën e Lartë, pesë prej të cilëve, pas shqyrtimit nga ana e kreut të shtetit, do të dërgohen në Kuvend për miratim. Lista përfundimtare shënon plot 105 emra kandidatësh. Ajo që bie në sy listën e kandidatëve, është fakti se pesë emrat që u rrëzuan nga Kuvendi për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Zamir Poda, Medi Bici, Kristaq Traja, Artan Zeneli dhe Altina Xhoxhaj, nuk figurojnë më në listën përfundimtare. Ndërkohë që në një listë paraprake të botuar pak kohë më parë, të pesë kandidatët kishin depozituar sërish kërkesën. Një lloj tërheqjeje që mesa duket është pranuar edhe nga Presidenti i Republikës, sa kohë që në listën përfundimtare vazhdojnë të qëndrojnë emra të tjerë kandidatësh, si ish-Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Vjollca Meçaj e Kristofor Peçi, e deri tek anëtarët aktualë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani dhe Dëshira Subashi.

Megjithatë, në listën përfundimtare ka edhe kandidatë që kanë qenë me parë anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuta nuk e lejon rizgjedhjen e tyre, e deri kandidatë që nuk kanë punuar një ditë gjyqtar, por vetëm kanë ushtruar profesionin e avokatit. Dy ditë më parë, grupi i punës i ngritur nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i sugjeroi këtij të fundit që në vlerësimin e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të merren në konsideratë edhe disa kritere të tjera, ku përfshiheshin: arsimi i lartë Juridik; vjetërsia në punë; masat disiplinore, fuqia e tyre ligjore, lloji dhe numri i masave të dhëna; integriteti i lartë moral; të mos ketë pasur precedentë penalë gjatë ushtrimit të profesionit; të ketë përmbushur detyrimet ligjore; të ketë qenë transparent dhe të ketë justifikuar pasurinë e tij; të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike mes përbërjes së gjykatave dhe kandidatëve që do të përzgjidhen për anëtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe të inkurajohet karriera gjyqësore.

 

Lista e kandidatëve për Gjykatën e Lartë

Arben Ristani

Aleksandër Muskaj

Arjana Fullani

Agim Bendo

Arben Rakipi

Andi Çeliku

Astrit Kalaja

Artan Broci

Artur Selmani

Admir Thanza

Arben Qeleshi

Agron Cami

Agron Zhukri

Artan Gjylbegaj

Ariana Liço

Artan Tabaku

Adnand Kosova

Avni Shehu

Anila Kristani

Ariana Caco (Gunbardhi)

Ahmet Jangulli

Anastas Duro

Adnand Xhelili

Bashkim Çami

Bujar Sheshi

Besnik Çollaku

Besnik Kaçurri

Bashkim Dedja

Bardhul Dhama

Bashkim Caka

Dalip Bushi.

Dëshire Subashi

Evelina Qirjako

Elta Milori

Edmond Islamaj

Etleva Temo

Elida Take

Fiqrete Mullai

Fatmira Luli (Bileri)

Fatos Dervishi

Flutura Kona

Fatos Qato

Fatmir Tartale

Fatmir Gjika

Fuat Vjerdha

Fariz Xhuxhi

Fida Osmani

Flora Hajredinaj

Guxim Zenelaj

Gjovalin Përnoca

Gjet Kola

Gjin Gjoni

Hysni Demiraj

Hanëme Bakija

Hysen Keta

Hajrie Muçmata

Hasan Selimi

Irena Kedhi

Ilir Shurdhi

Jak Ndoka

Juliana Latifi

Kostika Çobanaqi

Kristofor Peçi

Lefter Jahaj

Luan Dervishi

Luan Daci.

Luljeta Xhixho (Spahiu)

Metush Saraçi

Musa Breçani

Musa Halili (Gerxhari)

Mimoza Arbi

Mariana Shegani (Dedi)

Mariana Semini (Tutulani)

Marina Raboshta

Martin Deda

Maksim Dako

Maringlen Rrapi

Majlinda Andrea

Neshat Fana

Nertina Kosova

Nure Dreni

Parashqevi Ademi

Prel Martini

Përparim Sanxhaku

Pajtim Hoxha

Petraq Çurri

Pranvera Strakosha

Qani Hasa

Roland Përmeti

Roland Mici

Rexhep Bekteshi

Sinan Tafaj

Skënder Demiraj

Vangjel Kosta

Valdete Hoxha

Valbon Çekrezi

Valentina Sadiraj

Violanda Theodhori (Donato)

Vexhi Muçmataj

Vjollca Meçaj

Vasil Bendo

Vangjush Kallço

Xhelal Elezi

Zef Nikaj

Zamir Moçka (Stefani)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML