Premte, 29 Gusht 2008 01:17:31

Lexoni versionin Print

Dekretet, grupi i punës: Dosje për secilin nga kandidatët

Pa kaluar as 24 orë nga depozitimi i kërkesave të Partisë Demokratike për gjyqtarët e ardhshëm të Gjykatës së Lartë, grupi i punës për asistencë ligjore në përzgjedhjen e aplikimeve të kandidatëve, është mbledhur dje paradite në Presidencë.

Nevila Perndoj
Premte, 27 Qershor 2008 08:35:00

 

Grupi i punës kalon në sitë kriteret e PD-së. Për shqyrtimin e tyre, KLD do administrojë një dosje për secilin

 

TIRANË- Pa kaluar as 24 orë nga depozitimi i kërkesave të Partisë Demokratike për gjyqtarët e ardhshëm të Gjykatës së Lartë, grupi i punës për asistencë ligjore në përzgjedhjen e aplikimeve të kandidatëve, është mbledhur dje paradite në Presidencë. Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidencës njoftoi dje se, anëtarët e këtij grupi po punojnë duke shqyrtuar dhe diskutuar mbi kriteret ligjore dhe standardet e tjera profesionale, në bazë të të cilave Presidenti i Republikës do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Drejtoria e Informimit Publik njoftoi gjithashtu se grupi i punës administroi sugjerimet e ardhura nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Pikërisht për këtë çështje, burime nga grupi i punës deklaruan dje për “Shekullin” se ka pasur jo pak debate mes tyre. Anëtarët e grupit të punës kanë shqyrtuar më hollësi secilin prej kritereve për të cilat nga ekspertët ka pasur mendime nga më të ndryshmet. Pika që ka ngjallur më shume debate, ka qenë ajo e marrjes ose jo pjesë gjatë karrierës së tyre në procese politike. Një pikë kjo tepër e interpretueshme, për të cilën ekspertët janë ndjerë pakëz konfuzë.

Anëtarët e grupit të punës kanë debatuar edhe mbi faktin nëse kandidaturat e rrëzuara nga Kuvendi kanë të drejtën që të rikandidojnë, edhe pse një lëvizje të tillë vetë kandidatët e kanë bërë. Megjithatë, përpos mendimeve të hedhura, grupi i punës ka arritur në përfundimin që për secilin prej kandidatëve të përgatitet një dosje, ku të shqyrtohen të katër kriteret e PD-së. Pra për secilin nga kandidatët, ndër të tjera, do të diskutohet edhe mbi faktin nëse kanë marrë ose jo pjesë gjatë karrierës së tyre në procese politike; kanë favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit, individë ose anëtarë të organizatave kriminale; a janë përfshirë në dhënien e vendimeve gjyqësore në konflikt interesi dhe a kanë bërë transparente dhe kanë justifikuar pasurinë e tyre. Ndërkohë ky grup pune është në pritje deri ditën e hënë, më 30 qershor 2008, të propozimeve mbi standardet dhe kriteret nga partitë e tjera politike parlamentare. Pas ditës së hënë, grupi i punës do të diskutojë në mënyrë integrale standardet dhe kriteret e propozuara e të sugjeruara, për t’i paraqitur më pas Presidentit të Republikës një material përfundimtar.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML