Enjte, 08 Janar 2009 21:54:54

Lexoni versionin Print

Argjentina, nis epoka "Maradona II"

Karriera e jashtëzakonshme e Diego Maradonës, si lojtar, e tani si trajner, do të arrijë kulmin e vet me ndeshjen e sotme miqësore mes Skocisë dhe Argjentinës në "Hampden Park".

Arjan Koçi
Merkure, 19 Nentor 2008 09:32:00

Karriera e jashtëzakonshme e Diego Maradonës, si lojtar, e tani si trajner, do të arrijë kulmin e vet me ndeshjen e sotme miqësore mes Skocisë dhe Argjentinës në "Hampden Park". Që prej paraqitjes së parë të Maradonës, si lojtar para tifozëve skocezë, në shkurtin e largët të vitit 1979, kur Maradona 18 vjeçar luante kundër Skocisë, në atë fitore 3 - 1 të latino amerikanëve, karriera e Maradonës ka njohur ngritje dhe ulje të mëdha, duke përfshirë edhe një përballje me vdekjen në vitin 2004.

Nëse Maradona, kampion bote me Argjentinën, si lojtar në vitin 1986, do të jetë në gjendje të ketë ndonjë impakt pozitiv si trajner, është një çështje për të cilën ka ende debate në Buenos Aires dhe anembanë botës. "Sigurisht që ky është një fillim i ri, por nuk jam këtu për të treguar diçka që në fillim. Jam këtu për t'i dhënë përfaqësueses argjentinase mbështetjen dhe eksperiencën time," - ka thënë Maradona.

Ndeshja e sotme do të ndiqet me shumë kujdes nga bota sportive; sigurisht që Maradona do të dëshirojë që debutimi i tij si trajner të jetë më i mirë sesa ai si lojtar, kur Argjentina, kampione e botës më 1978-n, u mund nga Belgjika në ndeshjen që hapi Botërorin 1982 në Spanjë.

Për momentin, në mungesë të lojtarëve kyç, si Lionel Mesi dhe Huan Roman Rikuelme, Maradona do të kërkojë që skuadra e tij të marrë pak nga lavdia e trajnerit të vet, pasi ai ka qenë një burim frymëzimi, që i ka shtyrë argjentinasit të fitojnë medaljen e artë në lojërat olimpike tre muaj më parë.

"Për sa kohë që lojtarët e mi luajnë me topin, si dhe respektojnë fanellën që kanë veshur, do të jem shumë i qetë, - ka thënë Maradona, pas mbërritjes në Gllazgou, Skoci. - Nuk u kërkoj më shumë lojtarëve të mi, pasi kanë pasur disa rezultate negative kohët e fundit," - tha ai, duke iu referuar bilancit jo aq të mirë të Argjentinës në tetë ndeshjet e fundit, nga të cilat ka fituar vetëm një ndeshje dhe është mundur nga Kili me rezultatin 1 - 0 muajin që shkoi. Humbja ndaj Kilit për eliminatoret e Kupës së Botës solli edhe dorëheqjen e trajnerit Alfio Bazile.

"Do të doja të kisha në skuadër edhe Rikuelmen dhe Mesinë, por Argjentina nuk do të rrijë duarlidhur, meqë mungojnë këta të dy. Do të kërkojmë alternativat që i kemi në skuadër," - ka thënë trajneri 48 vjeçar i Argjentinës. Ndeshja do të japë edhe përgjigjen e asaj se, a do të luajë si organizator për Argjentinën lojtari Daniel Montenegro i Independientes, apo se ku mendon ta vendosë Maradona sulmuesin Karlos Tevez, pykë e vetme apo pak më i tërhequr.

Mesfushori i Portos, Luço Gonzalez, është sërish pjesë e skuadrës, pas mosmarrëveshjeve me Bazilen, kurse Ezekuiel Lavezi, i preferuari i tifozëve të Napolit, si dikur Maradona, mund të ketë një shans të luajë më shumë se disa minuta si zëvendësues. Maradona në këtë ndeshje do të ketë përballë dikë që ka qenë kundërshtar i tij, në një moment të jashtëzakonshëm të karrierës së Maradonës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. S’ka dëme

08/01/09 17:17:00 | Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi..

Gjermania angazhohet për njohje të reja të Kosovës

08/01/09 08:19:00 | “Ky angazhim do të vazhdojë për të siguruar njohjen edhe nga..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML