Enjte, 20 Nentor 2008 18:57:48

Lexoni versionin Print

Shpresa luan mirë në Elbasan, pranë fitores me Greqinë

Kombëtarja Shpresa nuk ka mundur të shkojë përtej një barazimi ndaj skuadrës përfaqësuese Shpresa të Greqisë. Takimi është mbyllur në barazim 1-1.

Ervin Sina
Enjte, 21 Gusht 2008 10:01:00

Kuqezinjtë e trajnerit Bushati kanë barazuar 1-1 me Greqinë, por mund ta kishin fituar takimin

Shqipëri – Greqi1 1

Shënues: Kristodopulos 25', Sukaj 65'

Shqipëria: Koliqi, Arapi, Zeqiri (Thana 88'), Likmeta, Ramazani, Malota, Vila, Çaushaj (Karabeci 59'), G.Lika, Malindi (Filipi 55'), Sukaj. Trajner: A.Bushati.

Greqia: Kasmeridhis, Galitsios, Siontis, Balafas, Ioanidhis, Rika, Papadopulos (Georgiadhis 85'), Iliadhis (Marion 74'), Mitroglu (Petropulos 57'), Kristodopulos, Giantsis. Trajner: N.Niaplias

Gjyqtarë: A.Kenan, E.Bason, N.Abu Ziad (Izrael)

Kartona të verdhë: Çaushaj, Gkalitsios, Balafas, Ioanidis

Kombëtarja Shpresa nuk ka mundur të shkojë përtej një barazimi ndaj skuadrës përfaqësuese Shpresa të Greqisë. Takimi është mbyllur në barazim 1-1. Pavarësisht dëshirës së madhe të tifozëve kuqezinj për fitore në fushën e lojës, pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit izraelit të dyja skuadrat janë dukur të kënaqura me pikën e ndarë. Edhe pse loja nuk ka qenë në nivele të larta, emocionet në këtë ndeshje nuk kanë munguar, nisur nga fakti se të tilla takime mes këtyre ekipeve kanë qenë gjithnjë "të nxehta".

Pavarësisht se nuk ka qenë një numër rekord prania e tifozëve në "Ruzhdi Bizhuta", mund të cilësohet e konsiderueshme, pasi mbështetja për Shpresën tonë ka qenë e madhe që nga minuta e parë e deri në të fundit. Për t'u theksuar është organizimi shumë i mirë i ndeshjes nga klubi ellbasanas, si dhe fryma e "fair-play" që ka shoqëruar ndeshjen gjatë gjithë ecurisë së saj.

Për sa i takon lojës, skuadrat janë munduar të japin më të mirën në fushën e lojës, por u pa qartë se ato nuk ishin në kondicionin e tyre më të mirë, një fakt që u justifikua në fund në deklaratat për shtyp edhe me mosnisjen ende të kampionatit në të dy vendet. Edhe temperaturat e larta kanë bërë të vetën. Loja ka nisur e shpejtë për të dy ekipet, por janë kuqezinjtë që me anë të pasimeve të shumta kërkojnë të shfrytëzojnë shpejtësinë e sulmuesit të vetëm Sukaj. Nga krahët veprojnë mirë Vila dhe Malindi, ndërsa Lika është si gjithnjë inspiruesi i lojës sonë. Shqipëria fillon të humbasë disi terren pas minutës së 22-të për shkak edhe të qarkullimit të dendur të topit të lojtarëve miq, që kapin në befasi edhe dy mesfushorët e qendrës.

Pas një aksioni pa shumë pretendime nga e djathta do të jetë Kristodopulos që, pasi kalon disa mbrojtës kuqezinj, mposht edhe Koliqin, duke kaluar Greqinë në avantazh. Reagimi i Shpresës sonë është më se i vakët dhe aksionet janë sporadike. Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, ndërsa e dyta nis menjëherë me një gjuajtje të fortë të miqve. Ekipi grek bën diferencën pikërisht në mesin e fushës. Trajneri Bushati fillon të korrigjojë diçka, duke futur në fushën e lojës Filipin dhe Karabecin, për të nxjerrë jashtë Malindin dhe Çaushajn. Gjithsesi, barazimi do të mbërrijë vetëm pas një goditje dënimi të krosuar nga Lika dhe të khyer me mjeshtëri në gol nga Sukaj me kokë.

Në minutat në vazhdim skuadrat fillojnë të ndiejnë edhe lodhjen, ndërsa Shqipëria, edhe pse ka një marsh më shumë në mesin e fushës, gabon, duke kërkuar golin vetëm me topat e gjatë për Sukajn. Në fund ka vend për një rast të shkëlqyer për Karabecin dhe dy raste shumë të mira për Filipin për të shënuar, ndërsa miqtë gjejnë madje shtyllën në minutën e parë shtesë. Përfundon gjithçka 1-1 dhe me shumë duartrokitje për Shpresën kuqezi, e cila u përpoq shumë të fitonte, edhe pa disa titullarë që nuk janë më, si Shoshi, Fagu, Bakaj apo Hyka. Si rrjedhojë, Shqipëria ngjitet në kuotën e 11 pikëve, tri më pak se Greqia e vendit të tretë.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML