Enjte, 20 Nentor 2008 17:16:01

Lexoni versionin Print

“Jashtëtokësori” Bolt, rekord botëror edhe në 200 metra

Atleti xhamajkan Usain Bolt ka fituar dje medaljen e artë edhe në garën e 200 metrave në Olimpiadën e Pekinit, duke vendosur sërish një rekord botëror, me kohën 19 sekonda dhe 30 të qindtat.

Genti Spiri
Enjte, 21 Gusht 2008 09:37:00

Atleti xhamajkan dominon në finale, duke realizuar dy fitore në 100 dhe 200 metra

Atleti xhamajkan Usain Bolt ka fituar dje medaljen e artë edhe në garën e 200 metrave në Olimpiadën e Pekinit, duke vendosur sërish një rekord botëror, me kohën 19 sekonda dhe 30 të qindtat. Bolt ka thyer kohën e mëparshme, 19"32, që mbahej nga amerikani Majkëll Xhonson, vendosur në vitin 1996, në Lojërat Olimpike të Atlantës. "Përbindëshi" xhamajkan tregoi edhe një herë talentin e tij, duke triumfuar në një garë të lehtë për të, pasi i la shumë pas rivalët e tij në finish.

Por sfida me rekordin e Xhonsonit ishte më e vështirë, pasi këtë herë Bolt nuk e uli shpejtësinë në fundin e garës dhe dukej qartë që objektivi i tij ishte rekordi botëror që zgjaste prej 12 vitesh. Një objektiv që u arrit. Dy medalje ari dhe 2 rekorde botërore, në finalet e 100 (koha 9"69) dhe 200 metrave (koha 19"30). Vetëm Karl Ljuis, në vitin 1984, kishte arritur që t'i fitonte të dyja finalet olimpike duke marrë edhe dy të arta. Ky rezultate rendit Usain Bolt në olimpikët e sportit, aty ku qëndrojnë më të mirët. Për kronikë, në vendin e dytë të finales së 200 metrave u rendit atleti amerikan Shaun Kroford, që përfitoi nga skualifikimet e Çurandi Martina dhe Oullas Spearmon. I treti, amerikani Valter Diks.

GARAT E TJERA: Xhamajka mori dje edhe një medalje tjetër të artë në sportin e atletikës. Melani Uolker fitoi finalen e 400 metrave me pengesa për femra, duke vendosur edhe rekord të ri olimpik, me kohën 52 sekonda dhe 64 të qindtat. Në vend të dytë dhe medalje argjendi për amerikanen Shena Tosta, ndërsa e treta u rendit atletja britanike Tasha Danvers. Në garën e hedhjes së çekiçit për femra, medaljen e artë e fitoi atletja bjelloruse Aksana Miankova (76.34 metra, rekord i ri olimpik). Medalja e argjendit u fitua nga kubanezja Jipsi Moreno (75.20m) dhe ajo e bronzit nga kinezja Zhang Uenxiu (74.32m).

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika

20/11/08 13:10:00 | Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit..

Bakojanis: Greqia së shpejti do ta njohë Kosovën

19/11/08 17:58:00 | Shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis theksoi se Greqia së..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML