Shtune, 06 Shtator 2008 02:05:33

Lexoni versionin Print

Sukaj, nga Vllaznia te Gencerbirligi për 600 mijë euro?

Lajmi në njëfarë mase është konfirmuar nga vetë protagonisti kryesor i kësaj çështjeje. Sigurisht që ne të gjithë dëshirojmë që të jetë e vërtetë, por vetëm sot ose maksimumi nesër paradite, kjo lëvizje mund të zyrtarizohet, pasi të hidhet firma në kontratë.

Gjergj KOLA
Hene, 21 Korrik 2008 08:10:00

 

Flitet se sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj mund të firmosë për skuadrën turke

Lajmi në njëfarë mase është konfirmuar nga vetë protagonisti kryesor i kësaj çështjeje. Sigurisht që ne të gjithë dëshirojmë që të jetë e vërtetë, por vetëm sot ose maksimumi nesër paradite, kjo lëvizje mund të zyrtarizohet, pasi të hidhet firma në kontratë. Në pamje të parë është një vlerë e madhe, por shuma në fjalë është deklaruar nga vetë lojtari dje para nisjes për në Turqi. Xhevahir Sukaj duket i sigurt drejt hedhjes së firmës për skuadrën turke të Gencerbirligi. Pikërisht oferta e lartë financiare e drejtuesve të këtij klubi e ka bërë 20-vjeçarin shkodran të refuzojë oferta të tilla si ajo e Kaizerslautenit në Gjermani, Sionit në Zvicër apo të tjera në Austri e Holandë. Sulmuesi i Vllaznisë, dje, në orën 14:30, ka marrë avionin drejt Turqisë dhe në momentet para se të niset ka thënë përmes telefonit: "Jam duke u nisur për në Turqi, ku nesër (sot) do të firmos për Gencerbirligin. Oferta financiare e drejtuesve të kësaj skuadre ka qenë shumë e mirë, bëhet fjalë për 600 mijë euro vetëm për një sezon dhe për këtë arsye kam vendosur të zgjedh këtë skuadër.

Do të firmos me të dhe do të kthehem të martën pasdite, ndoshta sërish në Shkodër për të vazhduar stërvitjen me Vllazninë, me të cilën do të luaj edhe ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës UEFA dhe më pas do të largohem, sepse nuk kam më detyrime ndaj saj." Për sulmuesin e kuqebluve duket se tashmë po nis një epokë e re. Të flasësh për një kontratë qindra mijë eurosh, ndonëse është vetëm 20 vjeç, nuk u ndodh shpesh bashkëmoshatarëve të tij, pse jo edhe shumë prej futbollistëve të kampionatit shqiptar. Nëse realizohet kjo transfertë, mbetet më e bujshmja e kësaj merkatoje, pas asaj të Hykës drejt Gjermanisë. Por ndërkohë presidenti i Vllaznisë e ka kërcënuar lojtarin e tij se do ta ndëshkojë rëndë nga ana financiare nëse firmos me ndonjë skuadër tjetër deri pa mbaruar plotësisht kontratën që ka me të. Se çfarë do të ndodhë, kjo mbetet për t'u parë në ditët në vazhdim ngaqë është një çështje që me siguri nuk do mbyllet kaq shpejt. Normale pasi është një transfertë ku secili kërkon të përfitojë diçka. E rëndësishme është që për Sukajn tashmë janë duke u hapur dritare të reja në futbollin profesionist. Me aftësitë që posedon dhe me një trajtim ndryshe në ekipet e huaja, ai mund të shndërrohet në një nga protagonistët kryesorë edhe të kombëtares shqiptare brenda vetëm pak kohësh.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Sukaj me Grimen

Template Page


Kosovë: S'ka lajme nga Shkupi e Podgorica

Prishtina nuk ka njoftime zyrtare për mundësinë e njohjes më të

Serbi, rriten përpjekjet për arrestimin e Mlladiçit

Pas arrestimit te Radovan Karaxhic po intensifikohen përpjekjet për

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML