Premte, 22 Gusht 2008 00:43:14
    

Lexoni versionin Print

Jahmir Hyka dhe 45 minutat që "çmendën" gjermanët

Mesfushorit të kombëtares, Jahmir Hyka, i mjaftuan 45 minuta në ndeshjen miqësore Poloni-Shqipëri, për të lënë një përshtypje impresionuese. Falë kësaj, tani ai ndodhet në fazën përgatitore të klubit gjerman të Bundesligës 2

Jorgis MEMO
Marte, 15 Korrik 2008 08:46:00

 

Mesfushori shqiptar i Maincit, Jahmir Hyka, rrëfehet për gazetën e njohur "Allgemeine Zeitung"

Mesfushorit të kombëtares, Jahmir Hyka, i mjaftuan 45 minuta në ndeshjen miqësore Poloni-Shqipëri, për të lënë një përshtypje impresionuese. Falë kësaj, tani ai ndodhet në fazën përgatitore të klubit gjerman të Bundesligës 2, Mainc 05, duke u djersitur, me synimin për të treguar cilësitë e tij. "Falë Zotit, gjatë kësaj kohe ka ndodhur gjithçka për mua,"thotë 20 vjeçari, në një rrëfim për gazetën e mirënjohur gjermane, "Allgemeine Zeitung".

- Ishte një debutim i mirë për mua,"kujton mesfushori trupvogël, vetëm 1.68 metra. Hyka tregoi aftësi të mrekullueshme ndaj Polonisë, kur me ndërhyrjet e tij të shpejta dhe shkathtësinë e zotërimit të topit, bindi menaxherët e pranishëm. Por, para së gjithash, "skautët" e klubeve të Bundesligës 2: Mainc 05, Frajburgu dhe Mynih 1860. Nga klubi i Maincit, në stadiumin e Reutlingenit ishte i pranishëm trajneri i portierëve, Stefan Kuhnert.

"Ai më bëri shumë përshtypje, sidomos për ato çka bëri me mbrojtësin më të mirë të djathtë polak,"shprehet Kuhnert. Ndërkohë, për shqiptarin e talentuar trajneri Jorn Andersen deklaron: "Hyka është një tip i njëllojtë, si futbollisti i Mynshenglabahut, Marko Marin. Për lojtarë të tillë kemi nevojë ne në Gjermani. Jahmiri mëson ditë pas dite. Ai nuk ka të njëjtin mentalitet, që unë e kam parë te shqiptarët e tjerë. Nuk është për duele fizike, por megjithatë nuk i shmang dyluftimet."

Jahmir Hyka është para së gjithash një profesionist. Ai e flet mirë gjuhën angleze. "Dinamo e Zagrebit dëshironte të më merrte menjëherë pas ndeshjes me Poloninë. Unë dëshiroja fillimisht të njihesha me ofertën e tyre,"tregon Hyka për gazetën gjermane.

Menaxheri i Mynih 1860 e dërgoi në "Alianz Arena", ndërkohë që ai i Mainz 05, Kristian Heidel, shijoi më të një kafe. "Unë u kisha thënë atyre, që do të pranoja ofertën më të mirë. Kjo është e gjitha në këtë çështje,"- shton 20-vjeçari. Nga ana tjetër, ai ishte i informuar për ekipet gjermane nga kolegët e tij në kombëtare, Ervin Skela, Altin Lala dhe Edmond Kapllani. Frajburgu kërkonte me shpejtësi ta bënte të vetin dhe Mynih 1860 e humbi për pak. Ndërkohë, Jahmir Hyka nuk ka asnjë problem me stërvitjen, edhe pse ajo është shumë e rëndë për të, siç e pranon ai vetë. Në sezonin e tij të fundit te Tirana, ai ishte i lirë në detyrat taktike. "Loja në Shqipëri nuk ishte aq e shpejtë dhe intensive, kaq fizike si në Gjermani,"thotë ai. Lojtari i ri i Maincit, në vitin 2006 ishte pjesë e Rozenborgut, por nuk mundi të vazhdonte atje, pasi në ekipin norvegjez lejoheshin vetëm tre lojtarë joeuropianë, ndërkohë që ai kishte vetëm një vizë turistike. Megjithatë, koha te Rozenborgu i vlejti shumë. "Në Norvegji mësova si të luaja me skemën 4 3 3, si gjysmësulmues i majtë, pasi më parë kisha luajtur si mesfushor me skemën 4 4 2. Por pata mundësinë të provohesha edhe në rolin e një shkatërruesi,"thotë Hyka. Ai jeton që nga mosha 17 vjeç ëndrrën e tij. "Fillimi natyrisht që është i vështirë, sepse je larg familjes dhe miqve." Pas kohës në Norvegji ai kaloi tek Olimpiakosi i Pireut në Greqi. Por edhe atje nuk arriti të nënshkruante një kontratë. Në Greqi ai njohu sulmuesin e Maincit, Feliks Borja. Ish trajneri i kombëtares, Oto Bariç, e mori në përfaqësuesen shqiptare. "Për këtë unë duhet ta falënderoj. Në Shqipëri bazohen më shumë te lojtarët e vjetër,"- përfundon fantazisti.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML