Gjysh "Lelo", siç e thërret nipi, kthehet në detyrë aty ku e la: Është bukur të zbulosh që jeta rifillon 60 vjeç!
Është bukur të zbulosh që jeton rifillon 60 vjeç. Kam brenda entuziazmin e një fëmije." Duartrokasin të gjithë. Marçelo Lipi zbret nga bordi i "Yachting Azimut". Barkat dhe topi janë gjithnjë shokët e tij të udhëtimit. Në një cep të molit të Viarexhios është "Dast"-i, jahti bardheblu prej 15 metrash, ku shpesh ka shijuar qetësinë në këto dy vite të përjetuara larg futbollit. Ai, deti, një kallam peshkimi, miqtë e zakonshëm. Ata që nuk tradhtojnë asnjëherë!
Si Enriko Kastelaci, mjeku i kombëtares kampione e botës. Një nga ata që pas pak javësh do ta riketë në krah të tij në stolin "axurr". Por që tani e shikon dhe buzëqesh: "Mendoja se Marçeloja do të vuante nga trysnia klasike, pas suksesit në Gjermani. Por nuk ndodhi kështu. Dhe a e di pse? Sepse nuk ka pushuar asnjëherë se ndjeri trajneri i Italisë. Në këto dy vite ka vazhduar të tregojë për botërorin gjerman në shkolla, në teatro, në burgje, spitale. Një stol lëvizës. Edhe kur ishte i lodhur merrte barkën dhe dilte në det".
ZEMËR - Lipi zgjodhi Viarexhion për të kaluar të dielën e fundit të "pushimeve". Shëtitja e zakonshme me biçikletë, kafeja duke shfletuar gazetat, një kalim më Tëiga, stabilimentin që e drejton së bashku me Briatoren. Të shtunën shijuan nga një aperitiv me Galianin, që në këto dy vite i ka afruar stolin e Milanit. Dje takoi Gamberinin e Pirlon (milanistit do t'i kishte dhënë "Topin e Artë", së bashku me Kanavaron).
Pastaj një drekë speciale për ditëlindjen e Lorencos, nipi i tij. Ai, që pas mbrëmjes magjike të Berlinit bëlbëzonte: "Gjysh Lelo, po ti na qenke Lipi?!" Një dyshim i lindur pasi ka zbuluar, para televizorit, që ai zotëri me flokë të bardhë, që të gjithë e përqafonin, pas fitores kundër Francës, dukej pikërisht gjyshi plot alegri që e mbushte me dhurata dhe fanella futbolli. Po, gjysh Lelo është pikërisht Lipi. Një gjysh që e kanë zili të gjithë, një gjysh që mund t'i rrëfesh se "fanella axurre është e bukur, por ajo e Romës është edhe më e bukur".
Det, zhytje, ndonjë lojë futbolli. Por me kujdes, ama! Prej disa muajsh, trajneri i ri i "axurrëve" ka një problem në gju. Kupa e gjurit ka pësuar goditje prej vitesh me radhë. Por për Lorenco ia vlen një sakrificë e vogël. Është siguria që sot, me fillimin e aventurës "axurre", gjuri do të jetë si zakonisht i fryrë. Por asnjë të mos shqetësohet se ka nevojë për protezë, sikundër asnjë nuk mund t'i kërkojë të flasë për Italinë e re (të paktën, deri sot). E provoi baristi-mik. Juventin. Përgjigjja? Buzëqeshje.
MESAZHE - Sot do të riniset me Lipin e zakonshëm. "Dyer të hapura për të gjithë" dhe "Kombëtarja për t'u drejtuar si një skuadër." Nuk e tremb ideja se është një "kartë e provuar" më parë (me Juven u kthye dhe rifitoi); nuk e shqetëson sondazhi që i sheh italianët skeptikë mbi zgjedhjen e Abetes. Ruan me xhelozi mesazhet e shumë lojtarëve. Të gjithë të gatshëm të rifillojnë. Për grumbullimin e parë duhen 50 vende. "Mourinjo më pëlqen, sepse kush ka punuar me të është i gatshëm ta ndjekë kudo ku shkon," - ka thënë Lipi. Por edhe ai ka besimin e të vetëve. Vetëm për të Bufoni ishte i gatshëm ta linte Juven ose De Rosi të imagjonte një të ardhme larg Romës.
I vogli Lorenco e thërret "Gjysh Lelo". Ka kohë për një zhytje të fundit. Lipi tifoz ka ndryshuar shtëpi. Sot prezantimi dhe në gjysmë të korrikut do të rifillojë të veshë tutat. Një vizitë te Fiorentina, pastaj te Juvja. Por në fillim duhet të paraqitet para shtypit.