Premte, 29 Gusht 2008 23:22:50

Lexoni versionin Print

Shifra dhe fakte të Euro 2008-s

Janë luajtur deri tani 30 ndeshje dhe janë shënuar 76 gola, duke përfshirë katër penalltitë e dhëna gjatë ndeshjeve. Spanja është skuadra që ka shënuar më shumë, pikërisht 11 gola në pesë takime që ka zhvilluar.

Adi Metaliu
Hene, 30 Qershor 2008 08:06:00

 

Gjatë këtij kampionati kemi parë ndeshje shumë të bukura, pjesë e të cilave janë edhe statistikat

Janë luajtur deri tani 30 ndeshje dhe janë shënuar 76 gola, duke përfshirë katër penalltitë e dhëna gjatë ndeshjeve. Spanja është skuadra që ka shënuar më shumë, pikërisht 11 gola në pesë takime që ka zhvilluar. Mirëpo, Holanda ka një koefiçient më të mirë të golave të shënuar për ndeshje (2.5). Austria, Franca, Greqia dhe Polonia kanë arritur të shënojnë vetëm një herë. Kroacia ka mbrojtjen më "kurnace", e cila është thyer vetëm në dy takime, nga katër të luajtura. Ndërsa, për sa i përket raportit të golave të shënuar me numrin e ndeshjeve, Kroacia dhe Franca kanë mbrojtjet më të dobëta. Të dyja skuadrat pësuan gjashtë gola në dy ndeshjet e fundit, ndërsa në takimin e parë nuk pësuan gol. Ksavi Hernandez ka shënuar kundër Rusisë në gjysmëfinale golin e 500 të të finaleve të Europianit.

Përfaqësimi i klubeve

Bajerni i Mynihut është klubi, lojtarët e të cilit kanë shënuar më shumë gola në këtë Europian (8), i ndjekur nga Reali (6). Gjithsesi, asnjë nga lojtarët e Realit, që kanë shënuar në Europian, nuk është spanjoll (Rud van Nistëlroi, Shnajder, Arjan Roben dhe Pepe). Spanja kryeson për sa u përket govale të shënuar nga lojtarët që luajnë në Premiera Divizion (30), e ndjekur nga Gjermania (13) dhe Anglia (8). Nga 16 kombëtare, që morën pjesë në Europian, tri prej tyre nuk kishin sulmues që luanin në kampionatet përkatëse: Suedia, Greqia dhe Rumania.

Gjuatjet, pritjet dhe pasimet

Golat erdhën pas 875 gotitjeve të rrezikshme, ndër të cilat 334 në portë. Spanja ishte skuadra me lojën më sulmuese nga kjo pikëpamje, me 104 goditje (20.8 për ndeshje), duke qenë shumë më lart se finalistja tjetër, Gjermania, me 58 goditje (11.6 për ndeshje). Spanja ka realizuar gjithashtu numrin më të madh të pasimeve (28153, ndër të cilat 3014 të gabuara) në këtë turne. Zotërimin më të madh të topit e kishte Portugalia (55.5%), e ndjekur nga Spanja (54.6%).

Faullet dhe kartonët

Turqia ka shkaktuar më shumë faulle (102) dhe renditet e dyta pas Polonisë për faullet e shkaktuara për ndeshje (turqit 20.4, ndërsa polakët 22.33). Ndërsa skuadra gjermane është shfaqur më e disiplinuara, me 14.2 faulle për ndeshje. Turqia është skuadra që është ndëshkuar më shumë me kartonë (16). Tre lojtarë, që u ndëshkuan me Kroacinë, nuk mundën të aktivizoheshin në gjysmëfinale me Gjermaninë. Volkan Demirel humbi gjithashtu çerekfinalen dhe gjysmëfinalen, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Çekinë, për shkak të sjelljes së pahijshme. Bashkë me Abidalin e Francës dhe Shvajnshtajgerin e Gjermanisë ishin lojtarët e vetëm të ndëshkuar me kartonë të kuq.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML