Premte, 22 Gusht 2008 01:14:48
    

Lexoni versionin Print

Rusia çudibërëse nuk i druhet më askujt

Rusia arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Euro 2008-ës, duke mundur Holandën në çerekfinale. Ajo shfaqi një futboll tepër të bukur dhe me shumë besim në focat e saj. Trajneri holandez i rusëve, Gus Hidink,

Sokol KONDI
Hene, 23 Qershor 2008 08:15:00

 

Lindorët e drejtuar nga holandezi i arritjeve të mëdha, Gus Hidink, kanë fituar shumë besim në vetvete

Rusia arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Euro 2008-ës, duke mundur Holandën në çerekfinale. Ajo shfaqi një futboll tepër të bukur dhe me shumë besim në focat e saj. Trajneri holandez i rusëve, Gus Hidink, arriti t'i mundë bashkëkombasit e tij të shtunën, duke zhvilluar një lojë me mendësi totalisht sulmuese, tipike e stilit holandes. Kjo i solli fitoren 3-1 në minutat shtesë. Pas problemeve të saj të para, për shkak të humbjes në ndeshjen hapëse të Grupit D ndaj Spanjës me rezultatin 4-1, Rusia e kuptoi shpejt sekretin se si mund të rigjenerohej dhe mori përsipër rrezikun e zhvillimit të një loje tërësisht sulmuese. Ata kishin një vijë mbrojtëse shumë të lartë ndaj Greqisë në fitoren 1-0, ndërsa në fitoren 2-0 ndaj Suedisë, kombinuan lojën mbrojtëse me kundërsulmet e shpejta.

Një taktikë e tillë u vu re edhe ndaj holandezëve. Një revansh i mundshëm ndaj skuadrës që iposhtëroi ata në fazën me grupe, do të realizohej vetëm nëse Spanja do t'i mundte kampionët e Botës në çerekfinalen e Vienës. Por për Rusinë ky nuk është një problem: "Nuk ia kemi frikën askujt," - tha mesfushori Diniiar Bilialetdinov për gazetarët. Rusët fituan besim në vetvete falë rezultateve të mira që arritën dhe për meritë të cilësive të ralla të Hidinkut, i cili është në gjendje t'i bëjë lojtarët e tij të shpalosin cilësitë e tyre më të mira. Ai ia doli mbanë që të ngrejë në majat më të larta një tjetër kombëtare, e cila, në momentin kur ai e mori, nuk kishte shumë pretendime. Sigurisht, për këtë e ka ndihmuar shumë talenti i jashtëzakonshëm individual i fantazistit Andrei Arshavin dhe një Roman Pavliuçenko "i rilindur". Megjithatë, shumë prej lojtarëve më të mirë të Hidinkut nuk është se luajnë në klubet më të forta Europiane, sidoqoftë ata kanë arritur të lënë në hije disa prej lojtarëve më cilësorë të "Kontinentit të Vjetër", gjatë përballjeve direkte. "Trajneri ynë është është i madh, - tha Bilialetdinov.

- Ai e di se si duhet të luajmë dhe ai di gjithçka për anën tonë teknike dhe fizike.Ai di si të na i shfrytëzojë cilësitë sa më mirë, sepse është një trajner i jashtëzakonshëm." Hidinku në të kluarën ka udhëhequr Holandën deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1998, Korenë e Jugut në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2002 dhe Australinë deri në 1/16 e Kupës së Botës 2006, ku ata u mundën në një mënyrë vërtet të pafat ndaj Italisë, që u shpall më pas kampione e Botës. Mesfushori Konstantin Zirianov deklaroi se lindorët e kanë marrë mjaft mirë veten në ndeshjet e fundit. "Kemi mundur dy skuadra vërtet shumë të forta, për mendimin tim kjo tregon se kemi shumë shanse, - tha ai. - Unë dëshiroj të luaj ndaj Spanjës në gjysmëfinale. Ne bëmë shumë gabime në ndeshjen ndaj tyre në grup, por tanikemi korrigjuar mjaft të meta",-vijoi ai.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML