Rusia me Arshavinin, Suedia me Ibrahimoviçin
Rusia mund ta shpalosë për herë të parë më këtë europian armën e saj më të fortë, fantazistin Andrei Arshavin, i cili rikthehet nga skualifikimi dhe do të luajë sot në ndeshjen vendimtare për Grupin D. Rusia ka nevojë për një fitore ndaj Suedisë në stadiumin e Insbrukut, për të arritur kualifikimin për në çerekfinale, ku e pret Holanda. Ndërkohë, nordikëve i hyn në punë edhe barazimi.
Ergi LUBANI
Merkure, 18 Qershor 2008 08:41:00
Fantazisti rus është kthyer pas skualifikimit, ndërsa sulmuesi i Interit është riaftësuar në kohë. Luhet për vendin e dytë në grup
Rusia mund ta shpalosë për herë të parë më këtë europian armën e saj më të fortë, fantazistin Andrei Arshavin, i cili rikthehet nga skualifikimi dhe do të luajë sot në ndeshjen vendimtare për Grupin D. Rusia ka nevojë për një fitore ndaj Suedisë në stadiumin e Insbrukut, për të arritur kualifikimin për në çerekfinale, ku e pret Holanda. Ndërkohë, nordikëve i hyn në punë edhe barazimi. Arshavin, që është zgjedhur dy vjet radhazi futbollisti më i mirë i Rusisë, ndoqi nga tribuna dy ndeshjet e para ku Rusia u mund 4-1 nga Spanja dhe fitoi 1-0 ndaj Greqisë. Ai pritet të marrë në dorë "çelësat" e skuadrës së Gus Hidinkut. "Arshavini është futbollist që mund të bëjë gjithçka, duke u nisur nga asgjëja. Eshtë shumë i dobishëm për skuadrën tonë, - tha Hidink për shtypin rus. - Ai mund të shënojë nga çdo pozicion." Pavarësisht nga elozhet, Hidink nuk ia garanton formacionin 27-vjeçarit, sepse 11-shja e tij është "top secret". "Nuk e kam vendosur formacionin, - tha holandezi. - Arshavini ka luajtur për herë të fundit më 4 qershor ndaj Lituanisë. Nuk e di nëse i ka 90 minutat në këmbët e tij. Të shohim..." Gjithsesi, Arshavini me siguri do të luajë pas sulmuesit Roman Pavliçenko, në vend të Dinjar Biljaletdinovit, që u duk i lodhur ndaj Greqisë.
Nga ana tjetër, trajneri i Suedisë, Lars Lagerbak, do të ketë vetëm një ndryshim në formacion. Niklas Aleksandërson do të rikthehet si titullar në vend të Frederik Stor. Xhon Elmander mund të luajë sërish si mesfushor i djathtë, pavarësisht nga kavilja disi e enjtur. Lagerbaku synon të shfrytëzojë Elmanderin sa më shumë, pasi ka gati edhe alternativën Sebastin Larson. "Kemi disa mundësi zgjedhjesh, - tha ai. - Mesfushorët e mi janë në gjendje të mbulojnë disa role." Gjithsesi, vëmendja e nodrikëve ka qenë e përqendruar te gjendja shëndetësore e Zllatan Ibrahimoviçit. Sulmuesi i Interit ka shënuar dy nga tri golat e Suedisë në këtë veprimtari dhe, sipas pjesës më të madhe të specialistëve, përbën 50% të potencialit të kësaj skuadre. "Ibra" ka probleme me gjurin, por për aq sa ka qenë në fushën e lojës ka mahnitur me aftësitë e tij. "Ndjeva dhimbje që në minutën e pestë. Më vjen mirë që shënova, por nuk mund ta përballoja pjesën e dytë," tha 26-vjeçari, pas ndeshjes së humbur 2-1 me Spanjën. Mjekët i kanë dhënë garanci Lagerbakun për praninë e tij sonte në Insburk. Suedia, që në ndeshjen e parë fitoi 2-0 ndaj Greqisë, mund të kualifikohet edhe në rast barazimi. Ata kanë një golaverazh më të mirë se Rusia. Ekipi që do të kalojë në çerekfinale do të ndeshet me Holandën, fituesja e Grupit C.
Grupi D
Sot
Spanjë – Greqi
Rusi - Suedi
-
Golik Kokojka: - 06-23-08 Flamuri shqiptar valon mes tribunes qendrore te sadiumit te Europianit
Muaji qershor me kampjonatin Europian te futbollit, na beri te jetojme teresisht me mendjen ne Kryeqytete piktoreske te Austrise dhe Zvicresku po zhvilohet kapjonati qe do ta quaja dri tani me i miri i pare ne keto 20 vitet e fundit, aqsa dhe ti harrojme hallet dhe problemet e shumta qe po kalo veni yne e per me teper, ne qe jetojme ne emigracion larg atdheut tone dhe Europes. Ne permes trasmentimeve te shumta televizive i ndjekim ato dhe ngazellehemi per gjithcka qe ne fund te fundit shpreh sa arritjet dhe kulturen europiane jo thjesht ne sport, po ne tere jeten shoqerore. Se pari duhet falenderuar organizatoret dhe vendet pritese per ate trasmentim deri ne detaje jo thjesht te ndeshjeve por dhe te gjithcka pozitive perjetuar ne keto dite kampjonati.
Mua si shqiptar ne emigracion perpos atyre ndeshjeve teper me pergjegjesi dhe perfaqesuese me dinjitet, pavaresisht ne fitonin apo humbnin me la pershtypjete pa pershkrueshme ajo pjesmarja e gjere e tifozave shqiptare ne ndeshje dhe sidomos skena e pare me shpalosjen e flamurit kombetar Kuq e zi me shqiponjen dy krenare ne qender te tribunes nga ata djem atdhetare tanet te cilet dua ti pershendes me gjithe zemer per atdhetarizmin e treguar. Jo vetem kjo, po krah tij me von vendosin falmurin e Kosoves Martire me flamurin e caktuar per te si shtet i pavarur nga Komuniteti Europian. Ju faleminderit dhe ju lumte. Rofte shqiperia Rofte Kosova te dy njesh se shpejti ne gjirin e Europes se Bashkuar, per ti prere gjuhen atij serbit , nje jete nxire me pushtimin imponuar nje populli si i yni qe sheh vetem trojet dhe punet e veta, pa i hyre ne pjese fqinjeve, perkundrazi.
Le te jene keto aktivitet, faktore te forcimit te miqesise dhe solidaritetit te popujve e sidomos te Europes ku jane hedhur themelet e Demokracise ne shkekuj...
Urime skuadres Ruse per paraqitjen e saj dinjitoze gje qe tregon se Rusia se pari eshte EUROPE...Jam me te kater finalistet, kush ta meritoje ta marre kupen e ketij kampjonati qwe do te mbetet ne vite ne kujtesen e njerezve si dikur ato me PELEN, PLATINE, JASHININ e MADH portier, PUSHKASHIN E HIDEKUTIN Hungarez e deri tek GJERMANI MYLER i pa shoq deri Argjrntinasin Maradona, pa harruar te mbedhejte tonet Loro Borici ndjese paste e deri Panajot Pano qe paste pleqerine e mbare...
|