Premte, 22 Gusht 2008 00:27:01
    

Lexoni versionin Print

Portugalia është çerekfinalistja e parë

Portugalia ka fituar 3-1 ndaj Çekisë, duke fituar të drejtën për të luajtur në çerekfinalet e Euro 2008-s. Deko, Kristiano Ronaldo dhe Rikardo Kuarezma shënuan golat në fitoren e dytë në Grupin A, ndërsa Sionko kishte firmosur barazimin e përkohshëm.

Ergi Lubani
Enjte, 12 Qershor 2008 08:50:00

 

Të besuarit e Skolarit tregohen më konkret se Çekia dhe fitojnë ndeshjen e dytë në Euro 2008

Portugalia ka fituar 3-1 ndaj Çekisë, duke fituar të drejtën për të luajtur në çerekfinalet e Euro 2008-s. Deko, Kristiano Ronaldo dhe Rikardo Kuarezma shënuan golat në fitoren e dytë në Grupin A, ndërsa Sionko kishte firmosur barazimin e përkohshëm.

I pari që i shkaktoi dëme mbrojtjes çeke ishte Deko, mesfushori që ende nuk e di, nëse do të luaj me Interin apo me Çelsin, pas "divorcit" me Barcelonën. Gjatë një rrëmuje në zonën e Çekisë, portieri Petër Çeh nuk arrin ta largojë rrezikun dhe topi përfundon te këmbët e Dekos, i cili shënon me portën e boshatisur. Ndeshja anoi që në fillim nga ana e nënkampionëve të Europës, por skuadra e Bruknerit u kthye si e barabartë në lojë dhe me fakte. Trajneri ndryshoi markimet e futbollistëve portugezë dhe e ndreqi situatën, duke i dhënë mundësinë ekipit të tij të dominojë, të paktën për 20 minuta.

Portugalia nuk arrin të pasojë me saktësinë e fillimit dhe pasardhësit e Nedvedit marrin kurajë. Çekia fillon të përdorë pasimet vertikale, duke i dhënë mundësi Barosit dhe Sionkos të shfaqen të rrezikshëm. Anësori i Kopenhagenit është edhe autori i golit të barazimit të minutën e 18-të, me kokë, gjatë një goditjeje nga këndi. Pas barazimit 1-1, Skolari merr masa duke shkëmbyer pozicionet e Ronaldos dhe Simaos, por "ylli" i Mançesterit nuk gjen shumë hapësirë dhe e shqetëson Çehun vetëm me goditje nga distanca. Teksa rritet agonizmi dhe numri i shkelmave në fushën e lojës, bie siguria e Rikardos dhe e mbrojtjes portugeze. Portieri gabon disa herë në dalje dhe kur Matejovski shkëmben me Sionkon, u duk se do të shkruheshin fatet e ndeshjes. Por Plasil nuk ia gjen kohën topit dhe humbet një rast që e kthen ndeshjen radikalisht. Rreziku e tremb Portugalinë, e cila 30 minuta para fundit gjen golin e dytë. Deko shërben për Kristiano Ronaldon, i cili godet nga 15 metra dhe shënon golin e dytë për Portugalinë.

Çekët e kanë rastin për të barazuar, por jo vetëm një herë. Baros godet jashtë, pas krosimit të shkëlqyer të Plasilit. Pastaj, Sinoko godet me kokë nga brenda zonës së vogël, por topi përplaset në dorezën e portierit Rikardo. Dy pritje të tjera të portierit portugez e mbajnë në avantazh skuadrën e Skolarit derisa erdhi kundërsulmi, që e mbylli përfundimisht ndeshjen në 3-1. Kristiano Ronaldo "fluturon" i vetëm përballë Çehut dhe pason për te Kuarezma, i cili shënoi me portën e boshatisur, duke i hapur rrugën kalimit të Portugalisë në çerekfinale. "Luzitanët" janë pretendetët e parë që bindën dhe do të vazhdojnë më tej në Euro 2008.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML