Shtune, 30 Gusht 2008 06:18:53

Lexoni versionin Print

Lëv: Holanda? Nuk ishte kushedi se çfarë!

Gjermanisë i bëri përshtypje fitorja 3 0 e Holandës kundër Italisë, por trajneri Joakim Lëv tha ditën e djeshme se është ende herët për t'i përcaktuar armiqtë e vjetër, si kandidatë për titull në Euro 2008. "Holanda zhvilloi pa dyshim një ndeshje shumë të mirë, por ajo nuk mund të përdoret si etalon matës për të gjykuar të tjerët, - tregoi shefi i stolit të "Manshaftit".

Shekulli
Merkure, 11 Qershor 2008 08:16:00

 

Trajneri i Gjermanisë komenton fitoren e "tulipanëve" ndaj Italisë: Ne dhe Portugalia kemi luajtur më mirë

Gjermanisë i bëri përshtypje fitorja 3 0 e Holandës kundër Italisë, por trajneri Joakim Lëv tha ditën e djeshme se është ende herët për t'i përcaktuar armiqtë e vjetër, si kandidatë për titull në Euro 2008. "Holanda zhvilloi pa dyshim një ndeshje shumë të mirë, por ajo nuk mund të përdoret si etalon matës për të gjykuar të tjerët, - tregoi shefi i stolit të "Manshaftit". - Portokallinjtë treguan një futboll shumë të mirë teknik. Ndeshja e tyre ishte e bukur dhe tepër tërheqëse për t'u parë, por nuk është se ata arritën ta nënshtronin tërësisht Italinë. Këta patën disa raste dhe, sikur të kishin barazuar, rrjedha e atij takimi mund të kishte shkuar krejt ndryshe."

Lëv, duke folur në konferencën për shtyp, zgjodhi Gjermaninë e tij dhe Portugalinë, si dy skuadrat që kanë lënë më tepër mbresa pas ndeshjeve të para. "Portugalia luajti shumë mirë, duke fituar 2 0 ndaj Turqisë, ndërsa edhe ne e nisëm po kaq mirë ndaj Polonisë, - tregoi Jogi Lëv. - Ama, në këtë fazë nuk mund të parashikosh asgjë. Ne e dimë që kemi luajtur veçse një herë dhe se duhet ta rrisim nivelin e paraqitjeve tona." Takimi i ardhshëm i gjermanëve do të luhet nesër në Klagenfurt kundër Kroacisë, ndërsa një fitore e mundshme do t'u siguronte atyre një vend në çerekfinale. "Kroacia do të jetë një sfidë krejt e ndryshme, - tregoi kapiteni Mikael Balak. - Edhe ata duan të shpallen kampionë të Europës, ndërsa ne e dimë që duhet ta përmirësojmë lojën tonë në krahasim me paraqitjen ndaj polakëve." Ndërkohë, trajneri Lëv bëri të ditur po dje se skuadra e tij nuk ka asnjë problem me dëmtimet, në prag të ndeshjes së dytë të Grupit B.

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, pranoi në konferencën e djeshme për shtyp se nuk ia kishte fare idenë interpretimit të rregullit për pozicionin jashtë loje, që u aplikua gjatë shënimit të golit të parë nga holandezët në fitoren 3 0 kundër Italisë. UEFA i doli për zot arbitrit të atij takimi, duke thënë se goli i Rud van Nistelroit ishte fare i rregullt, meqë Kristian Panuçi e mbante holandezin në pozicion të rregullt, pavarësisht se mbrojtësi italian ndodhej jashtë fushe në ato çaste. "Unë nuk dija asgjë për këtë, - rrëfeu Lëv, kur e pyetën për golin. - Lojtarët biseduan për këtë çështje, po ashtu edhe ne. Të gjithë pyesnim veten se çfarë mund të bënim në një situatë të tillë. Ne e dimë që një lojtar nuk mund të dalë me qëllim nga fusha për të shmangur pozicionin jashtë loje, por më duket diçka ndryshe kur atë e rrëzojnë jashtë fushe ose kur ai qëndron pa qëllim jashtë. Mbeta shumë i habitur nga interpretimi i këtij rregulli." Edhe vetë Van Nistelroi me disa lojtarë të tjerë holandezë mbetën të habitur nga interpretimi i këtij rregulli. Trajneri i Gjermanisë shtoi se, në përgjithësi stafi i tij dhe lojtarët ishin të mirinformuar për rregullat në Euro 2008. "Ama, kjo ishte diçka krejtësisht e re për ne. Të dy lojtarët u përplasën dhe Kristian Panuçi mbeti jashtë loje. Nuk mund të përgatitesh për një situatë të tillë."


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML