Hene, 08 Shtator 2008 09:07:11

Lexoni versionin Print

Çeki-Portugali, "biletë" për në çerekfinale

Portugalia ose Çekia, njëra nga dy favoritet e Grupit A, mund të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të Europianit. Portugalia, që impresionoi me fitoren 2 0 me Turqinë, dhe Çekia, që arriti një fitore jo shumë bindëse ndaj vendit organizator të Euro 2008-s, Zvicrës, do të takohen sot në Stadiumin e Gjenevës. "Ideja jonë është të fitojmë, duke siguruar kualifikimin për më tej," është shprehur Deko.

Adi Metaliu
Merkure, 11 Qershor 2008 08:13:00

 

Pasi kanë fituar në ndeshjen e parë, secila nga skuadrat mund të kualifikohet, nëse bën "bis"

Portugalia ose Çekia, njëra nga dy favoritet e Grupit A, mund të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të Europianit. Portugalia, që impresionoi me fitoren 2 0 me Turqinë, dhe Çekia, që arriti një fitore jo shumë bindëse ndaj vendit organizator të Euro 2008-s, Zvicrës, do të takohen sot në Stadiumin e Gjenevës. "Ideja jonë është të fitojmë, duke siguruar kualifikimin për më tej," është shprehur Deko. Mesfusha çeke duhet të përballet me kreativitetin e dyshes Deko Mutinjo. "Është diçka shumë e bukur të luash përkrah tij. Çdo ditë që kalon ai është më i pjekur. E kam shumë të lehtë të kombinoj me të," shprehet më tej mesfushori i Barcelonës për partnerin e mesfushës, i cili të mërkurën luan ndeshjen e 14 të me fanellën e kombëtares. Gjatë Euro '96-s, Republika Çeke arriti ta eliminojë në çerekfinale me rezultatin 1 0 Portugalinë, që konsiderohej favorite për ta fituar turneun.

Këto dy skuadra mund të ishin takuar në finale të Europianit të katër viteve më parë, por çekët u eliminuan në gjysmëfinale, sikurse portugezët në finale, nga kampionët në fuqi të Greqisë. Në botërorin e Gjermanisë, Portugalia shkoi deri në gjysmëfinale, ndërsa çekët nuk arritën ta kalonin grupin, edhe pse e fituan ndeshjen e parë, duke i zhgënjyer parashikuesit, që e shikonin Çekinë të paktën një hap më tej. Petër Çeh duhet të provojë se është i pakalueshëm, sikurse mbrojtja ka për detyrë të jetë barrierë e pakalueshme për lojtarët e shpejtë dhe teknikë të Portugalisë. Portugezët nuk kanë probleme dëmtimi. Të 23 lojarët e grumbulluar, plus portieri Nuno Espirito, që ka zëvendësuar rezervën Kuim të Rikardos, janë të gatshëm për trajnerin brazilian Skolari, i cili nuk dëshiron të bëjë ndryshime në formacion. Brukner, i cili nuk ka probleme në skuadrën e tij, është shprehur se është e nevojshme të ketë më shumë kreativitet në mesfushë, pas mungesës së Tomas Roziçkit: "Nuk kemi arritur ta luajmë topin siç duhet, në drejtim të Kolerit. Për këtë shkak, kemi qenë jashtë loje. Duhet të ndryshojmë në vijën sulmuese. Ai mund ta aktivizojë Marek Matejovskin në rolin e playmaker it, në vend të Jarolimit. Brunker mund të tentojë gjithashtu të aktivizojë përkrah Jan Kolerit, i cili pritet të shpërthejë me dy metrat e tij ndaj Pepes dhe Karvajos, zëvendësuesin që i dha fitoren në takimin e parë, Vaklav Zverkosh, ose Milan Baroshin, golashënuesin më të mirë të Euro 2004-s.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML