Premte, 29 Gusht 2008 23:41:12

Lexoni versionin Print

"Euro 2008", edhe fushatë kundër racizmit

Familja e futbollit dhe organizatorët e fushatave kundër racizmit kanë bashkuar forcat në fillim të "Euro 2008", për të përcjellë një mesazh të fortë: racizmi, diskriminimi dhe mungesa e tolerancës nuk kanë vend në "Euro 2008" dhe as në të ardhmen. Një konferencë e rëndësishme, e organizuar në Bazel, mblodhi përfaqësuesit e UEFA s dhe FARE s

Shekulli
Hene, 09 Qershor 2008 08:45:00

 

Një konferencë e rëndësishme, e organizuar në Bazel, mblodhi përfaqësuesit e UEFA s dhe FARE s

 

Familja e futbollit dhe organizatorët e fushatave kundër racizmit kanë bashkuar forcat në fillim të "Euro 2008", për të përcjellë një mesazh të fortë: racizmi, diskriminimi dhe mungesa e tolerancës nuk kanë vend në "Euro 2008" dhe as në të ardhmen. Një konferencë e rëndësishme, e organizuar në Bazel, mblodhi përfaqësuesit e UEFA s dhe FARE s (organizata "Futbolli kundër Racizmit në Europë"), ku ishin të përfshirë ish futbollistë, administratorë dhe organizata joqeveritare, për të sinjalizuar fillimin e një programi trijavor kundër diskriminimit në "Euro 2008". Programi i Bashkuar Kundër Racizmit, i drejtuar nga FARE dhe mbështetur nga UEFA, si edhe nga sindikata e lojtarëve profesionistë (FIFPro), do të përfshijë transmetimin e një reklame në çdo ndeshje ' Gjuhë të Ndryshme, Një Synim: Jo Racizmit! ' aktivitete jashtë fushës së blertë me tifozët, si edhe disa organizime madhështore në fushën e blertë gjatë gjysmëfinaleve në Bazel dhe Vjenë, më 25 dhe 26 qershor.

"Ndoshta, ky nuk është sinjali më i fortë për futbollin apo shoqërinë si një e tërë, sepse ne u mblodhëm vetëm disa orë përpara fillimit të 'Euro 2008',- tha zëvendëspresidenti i UEFA s, Senes Erzik.- Unë mendoj se të gjithë ne jemi dakord që, në një botë ideale duhet të jemi në gjendje të ushtrojmë trysni me anë të këtyre fushatave. Duke parë rrethanat, më duket pozitive dhe përfaqësuesit e futbollistëve dhe anëtarë të tjerë të rëndësishëm të shoqërisë u mblodhën për të luftuar racizmin që në fillim të Europianit. Racizmi dhe diskriminimi janë çështje komplekse me shumë forma dhe synime të ndryshme. Diskriminimi shprehet kundër njerëzve për arsye të ndryshme - ngjyra e lëkurës, kombësia, origjina etnike, orientimi seksual, seksi, besimi e shumë të tjera. Nuk është thjesht një çështje bardh apo zi". Zv/shefi i UEFA s vijoi: "Qeveria europiane e futbollit ka bashkëpunuar me FARE n prej shumë vitesh. Bashkë me futbollistët dhe shumë të tjerë nga bota e politikës dhe mediave, ne kemi ndihmuar që të forcojmë vetëdijen dhe ndërgjegjjen e shoqërisë mbi racizmin dhe diskriminimin në shoqëri dhe futboll. Racizmi pranohet botërisht si një problem serioz".


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML