Franca, një kombëtare "luksoze", si gjithmonë...!
Trajneri francez Rajmond Domenek është i nevrikosur dhe e ka quajtur praninë e Francës në vazon e katërt të shortit, si një ofendim të hapur për inteligjencën. Presidenti i UEFA-s, Mishel Plantini, iu përgjigj bashkëatdhetarit: "
Ergi LUBANI
Diel, 01 Qershor 2008 08:32:00
Franca, një kombëtare "luksoze", si gjithmonë...! Trajneri francez Rajmond Domenek është i nevrikosur dhe e ka quajtur praninë e Francës në vazon e katërt të shortit, si një ofendim të hapur për inteligjencën. Presidenti i UEFA-s, Mishel Plantini, iu përgjigj bashkëatdhetarit: "Nëse Franca është në vazon e katërt, është pasojë e rezultateve në eliminatoret e Botërorit dhe Europianit. Marrim në konsideratë vetëm sfidat me skuadrat europiane. Nuk kemi si të bazohemi te fitoret ndaj Togos dhe Brazilit." Në këto kushte ishte i pashmangshëm shorti i vështirë për "blutë" që janë në "grupin e hekurt" me Italinë, Holandën dhe Rumaninë. Por, Zonja dhe Zotërinj, Franca është si gjithmonë një skuadër "luksoze" në kërkim të suksesit. Nuk është më Zinedin Zidan, por Frenk Riberi është rritur dhe Tierri Henri do të luajë veprimtarinë e jetës, në rolin e liderit, pas sezonit zhgënjyes me Barcelonën në "Kamp Nou".
KUALIFIKIMI: Ka marrë katër pikë ndaj Italisë, por asnjë pikë ndaj Skocisë dhe, gjithsesi, është kualifikuar si vendi i dytë në Grupin B. Italia i bëri një dhuratë duke fituar në Skoci dhe kjo u dha mundësinë atyre të luanin vetëm për barazimin në sfidën e fundit të grupit, ndaj Ukrainës në Kiev. Teorikisht, nuk ka qenë një kualifikim i lehtë për Francës, por as shumë i vështirë.
NE EUROPIAN: Franca ka fituar dy herë titullin europian në vitet 1984 dhe 2000. Në kampionatin e kualuar u eliminua nga Greqia, e cila më pas fitoi veprimtarinë. YLLI - Pavarësisht nga sezoni i vështirë me Barcelonës, "ylli" është Tierri Henri. Ai është shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze. 30-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në tetë eliminatoret që ka luajtur.
FORMACIONI BAZE: Kupe, Sanja, Galas, Turam, Abidal, Vieira, Makelele, Riberi, Maluda, Henri, Benzema.
PIKA E FORTE: Mesfusha është më e mira e mundshme, ashtu si sulmi. Vieira dhe Makelele janë garanci në veprimtari të mëdha, ndërsa Riberi dhe Maluda kanë fantazi dhe shpejtësi në krah. Henri dhe Benzema janë titullarët e sulmit, por Nikolas Anelka dhe David Trezege mbeten dy altertantiva të vlefshme.
PIKA E DOBET: Franca ka shumë pak pika të dobta. Ndoshta janë vetëm mosha e Turamit dhe cilësia portierit. Domenek duhet të kuptojë se Sebastian Frei është më i aftë se Gregori Kupe. Bakari Sanja ka zëvendësuar Uilli Sanjolin, por qendërmbrojtësi 36-vjeçar, Liliam Turam, ka mbetur i paprekshëm.
|